Filma

2017’ta n’Film

Para se me nis, janë 21 faqe n’Word për krejt filmat e vitit 2017 (jo filmat që kam pa n’vitin 2017, se ka edhe t’viteve tjera). Përdoreni CTRL+F për të gjet nëse filmi 2017 është n’listë. Ka shumë filma tjerë që s’kam pa, që meritojnë me qenë lart n’listë, ama edhe unë e kam ditën 24 orë :(. Gjithashtu jvne me vonesë gati 6 javë nga sa e kam parapa n’fillim, për shkak t’angazhimeve tjera!  Është lista e parë e këtillë që kam përgatitur, ndonëse ka tjera, por jo kaq të detajizuara, dhe jo për publikun.

Për  pamje ma t’mirë mundeni me shkarku PDF dokumentin n’Google Drive – https://drive.google.com/file/d/1KJpaDSnVsLNNKmrrd6OLtt2lb9ewPmwi/

 

Ylli më kishte pyetur në një tweet për listën e filmave më të mirë bazuar në vite. Ndonëse kam disa lista në IMDB, nuk besoj që janë të mjaftueshme për të dhënë një vlerësim të drejtë për filmat që kam parë.

Lista nuk do të përshtatet me përzgjedhjet tuaja. Edhe përzgjedhjet tuaja, preferencat, listat tuaja s’duhet të përshtaten me asnjë listë, sidomos nëse janë të gjata. Çdo film ka ndikim të veçantë tek secili prej nesh. Bërlloku i dikujt është thesari i dikujt tjetër. Ngjashëm edhe tek filmat. Asnjëherë mos zgjidhni më të mirët duke u bazuar në mendimet e të tjerëve. Lexoni, shqyrtoni, por kurrë mos i merrni si absolute, përfundimtare. As këtë listë.

Në listë janë përfshirë filmat që në vitin 2017 kanë debutuar në kinematë amerikane, kjo pasi që shumica e tyre nuk janë shfaqur kurrë tek ne, dhe që tregu amerikan është më i madhi në botën e kinematografisë, duke ofruar një gamë më të gjerë titujsh.

Para se të nisni të lexoni këtë listë të gjatë duhet të jap disa shpjegime. Tek zhanri, përmendet vetëm njëri zhanër nga disa që mund të ketë një film, ai të cilin personalisht e kam konsideruar se dominon në temën e filmit. Tek titulli i filmit, në PDF, ose ueb mund të shtypni linkun që ju dërgon tek IMDB. Filmat që kanë recensime (jo të gjithë janë të recensuar), kanë linkun në fund të komentit që dërgon tek recensimi në faqen personale.

 

136      All Eyez on Me

Zhanri: Biografi Regjia: Benny Boom Ansambli: Demetrius Shipp Jr., Danai Gurira

Mënyra më e mirë për të ofenduar trashëgiminë që ka lënë Tupac Shakur, duhet të jetë ky film. Aktorë të panjohur, të papërshtatshëm për rolet e tyre, skenar pa lidhje, i stërzgjatur, e mos të flasim për zërimin që është vetëm një ofendim shtesë i muzikës së Tupac dhe bashkëkohësve të tij. Humbje kohe!

 

135      Fifty Shades Darker

Zhanri: Romancë Regjia: James Foley Ansambli: Dakota Johnson, Jamie Dornan

Edhe më i errët se i pari. Zhanri romancë duhet të ndryshoj kuptimin në – provojmë të flasim diçka, s’dimë çfarë të flasim, zhvishemi, OMG çfarë muskuj, pak rrahje, errësirë!

Recensimi – http://morinaluan.com/fifty-shades-darker-2016-recensim

 

134      Unforgettable

Zhanri: Triler Regjia: Denise Di Novi Ansambli: Rosario Dawson, Katherine Heigl

Ky film më së miri pasqyron në çfarë gjendje ka ardhur karriera e dy aktorëve kryesore. Filmi provon të marr kuptim, nuk e gjen, del humbje kohe, që për t’i dhënë kuptimin e trilerit derdhin gjak.

 

133      xXx: Return of Xander Cage

Zhanri: Aksion Regjia: DJ Caruso Ansambli: Vin Diesel, Donnie Yen

A e dini që Vin Diesel ka qenë pjesë e filmit ‘Saving Private Ryan’?! Duhet të jetë filmi i tij më i mirë, dhe ai në të cilin ai njihet më së paku. Filmi i dytë i tij më i mirë – ‘Guardians of the Galaxy’, ku pos që nuk bën zë, as nuk shihet! Askush s’ka pasur nevojë për rikthimin e Xander Cage. Seriozisht!

Recensimi – http://morinaluan.com/xxx-return-xander-2017-recensim

 

132      The Dark Tower

Zhanri: Fantazi Regjia: Nikolaj Arcel Ansambli: Idris Elba, Matthew McConaughey

Asnjë kategori e filmit nuk është më e prirë për të dështuar se sa filmat e zhanrit fantazi. Shumica tentojnë të japin diçka të re me atë idenë sa më e komplikuar bota aq më i mirë filmi. Shumica dështojnë marrëzisht, e njëri ndër ta, ai që ka dështuar më së keqi në vitin 2017 është padyshim ky film.

 

131      The Emoji Movie

Zhanri: Animuar Regjia: Tony Leondis Ansambli: TJ Miller, James Corden

Ky film mund të përshkruhet me vetëm një emoji – atë të Patrick Stewart. Edhe nëse TJ Miller ka lënë ‘Silicon Valley’ për kësisoj filmash, pres pensionimin e tij shumë shpejt.

 

130      Geostorm

Zhanri: Triler Regjia: Dean Devlin Ansambli: Gerard Butler, Jim Sturgess

Ka filma të mirë apokaliptik. Ky nuk ka as lidhje të kuptimtë, as trajektore të hajrit, as gjë. Megjithatë, po thonë që ka thyer rekorde tek ne!

 

129      The Great Wall

Zhanri: Aventurë Regjia: Yimou Zhang Ansambli: Matt Damon, Willem Dafoe

Krejt shakatë e Jimmy Kimmel në lidhje me filmat e Matt Damon bëhen të vërteta tek ky film. Bourne lëshon bishtalec dhe lufton në Kinë kundër përbindëshave! Edhe atë për 103 minuta!

Recensimi – http://morinaluan.com/great-wall-2017-recensim

 

128      The Snowman

Zhanri: Krim Regjia: Thomas Alfredson Ansambli: Michael Fassbender, Rebecca Ferguson

Ka shumë trilerë kriminalistik në borë. Vetëm provojeni disa seriale, Fargo (përfshirë edhe filmin sigurisht), e Fortitude! Ky provon të jep një tregim të frikshëm, horror, dhe veçse që keqpërdor talentin e Michael Fassbender e Rebecca Ferguson.

 

127      Beach Rats

Zhanri: Dramë Regjia: Eliza Hittman Ansambli: Harris Dickinson, Madeline Weinstein

Një tentim i mirë për të ofruar një mënyrë tjetër të periudhës së adoleshencës. I mirë, por ka mungesë të dialogut, dhe më shumë i lihet shikuesit të vendos dialogun në vete. Unë kam përtuar të bëj këtë pasi ka qenë bajagi i përzier.

 

126      Resident Evil: The Final Chapter

Zhanri: Horror Regjia: Paul W.S. Anderson Ansambli: Milla Jovovich, Ali Larter

Fundi i vonuar Alice dhe Umbrella Corporation. Është tepruar!

Recensimi – http://morinaluan.com/resident-evil-final-chapter-2017-recensim

 

125      The Boss Baby

Zhanri: Animacion Regjia: Tom McGrath Ansambli: Alec Baldwin, Steve Buscemi

Zakonisht fëmijët edhe trazovaç janë të dashur disi nëpër filma të animuar. Këtu nuk ka asnjë karakter që të fiton simpatinë. Rival i denjë i ‘Emoji Movie’.

Recensimi – http://morinaluan.com/boss-baby-2017-recensim-2

 

124      9/11

Zhanri: Dramë Regjia: Martin Guigui Ansambli: Charlie Sheen, Gina Gershon

Një tregim ndryshe, por realizuar shumë, ama shumë dobët për 11 shtatorin. Aktorë të panjohur përreth Charlie Sheen, mjaftojnë për njërin nga filmat të vlerësuar si më të këqij të vitit.

 

123      Father Figures

Zhanri: Komedi Regjia: Lawrence Sher Ansambli: Owen Wilson, Ed Helms

Owen Wilson dhe Ed Helms nuk duket të jenë çift i përshtatshëm për komedi. Rrugëtimi i tyre në gjetjen e babait të tyre të vërtetë është humbje kohe për neve si shikues. Terry Bradshaw e JK Simmons janë shpërqendrime interesante, por vetëm nëse keni kohë të tepërt!

 

122      Baywatch

Zhanri: Aksion Regjia: Seth Gordon Ansambli: Dwayne Johnson, Zac Efron

Nuk është i keq, ama nuk është as afër serisë e cila nuk ka qenë ndonjë super-seri! Potenciali është aty, por nuk mjaftojnë vetëm trupa të mirë për film të mirë. Temë klishe, shtrirje pa lidhje e ngjarjeve, dialog i dobët! As pornografia nuk realizohet vetëm me aktorë të bukur!

 

121      Life

Zhanri: Horror Regjia: Daniel Espinosa Ansambli: Jake Gyllenhaal, Rebecca Ferguson

Ajo çfarë ka shkatërruar jetën në Mars, tani do ta bëj të njëjtën në Tokë! Veçse, nuk do ta bëj! Kur provon të japësh diçka fantastiko-shkencore, duhet të përpunosh mirë këtë armik, këtë jetë jashtëtokësore. Dështim total, derisa një nga një shikoni astronautët si përpihen nga një skraje në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor!

 

120      Ghost in the Shell

Zhanri: Aksion Regjia: Rupert Sanders Ansambli: Scarlett Johansson, Takeshi Kitano

S’jam i dhënë pas animeve, por edhe ata që janë të dhënë pas tyre nuk e kanë lavdëruar këtë film. Për mua nuk ka pasur kuptim, aq më pak me Scarlett Johansson në rolin e heroinës.

Recensimi – http://morinaluan.com/ghost-shell-2017-recensim

 

119      Vincent N Roxxy

Zhanri: Triler Regjia: Garry Michael Schults Ansambli: Emile Hirsch, Zoe Kravitz

Emile Hirsch ka realizuar një mini-seri për Bonnie&Clyde. Në stilin të ngjashëm vjen me Zoe Kravitz në një triler bajagi të mirë, por që ka mundur të ishte edhe më i mirë. Për këtë arsye bie kaq poshtë! Potenciali ka qenë aty, por nuk është shfrytëzuar në tentim për të bërë diçka origjinale!

 

118      Kidnap

Zhanri: Krim Regjia: Luis Prieto Ansambli: Halle Berry, Sage Correa

Halle Berry ia ka marr dorën këtyre filmave aksion-krimi. Një nënë në kërkim të djalit të saj të kidnapuar, nuk ndalet askund, nuk i ndihmon askush, përkundër që bie në sytë e të gjithëve në këtë ‘aventurë’!

 

117      Wonderstruck

Zhanri: Dramë Regjia: Todd Haynes Ansambli: Oakles Fegley, Julianne Moore

Filmi shumë herët ia nis të kërcej nëpër kohështrirjet e ndryshme ku edhe më ka humbur interesimin për të. Dhe nuk jam i vetmi me këtë problem! Todd Haynes ka dështuar të japë një vepër të mirë artistike, përkundër faktorëve që ka pasur në dispozicion – Carter Burwell, Julianne Moore, e Michelle Williams.

 

116      Same Kind of Different As Me

Zhanri: Dramë Regjia: Michael Carney Ansambli: Greg Kinnear, Renee Zellweger

S’di as vet pse është kaq lart në listë ky film. Mund ta përmendi prapë potencialin e çuar dëm, por këtu ngjarja është pak ‘më me mend’, por nuk mjafton për t’u bërë një film i mirë. Nuk është film i mirë.

 

115      The Hero

Zhanri: Dramë Regjia: Brett Haley Ansambli: Sam Elliott, Laura Prepon

Ky kombinim i një aktori në prag të vdekjes dhe një vajze dyfish më të re se ai, çuditërisht ka dal të jetë jo i keq. Së paku më i mirë se nja njëzet filma tjerë, por jo më i mirë se 114 filma tjerë që pritet të vijnë. Harmonia e Sam Elliott me Laura Prepon e vetmja gjë pozitive në këtë film.

Recensimi – http://morinaluan.com/hero-2017-recensim

 

114      Snatched

Zhanri: Komedi Regjia: Jonathan Levine Ansambli: Amy Schumer, Goldie Hawn

Më pëlqen Amy Schumer edhe shumica e punëve që i bën. Nuk ka art, nuk ka ‘rregull’, veç shkel e shko, ma shumë improvizim. Kombinimi me Goldie Hawn si nënë e bijë që kidnapohen ka qenë njëlloj komedie banale, ‘amyschumereske’.

 

113      Unlocked

Zhanri: Aksion Regjia: Michael Apted Ansambli: Noomi Rapace, Orlando Bloom

Pa tentuar ‘mu fry’, shikimi i një numri jo të vogël filmash mister, kërkon ngjarje që vonon sa më shumë në fshehtësinë e karaktereve. Këtu lehtë është të gjenden kush çka është, e zotësitë e filmave aksion të Noomi Rapace e Orlando Bloom nuk mjaftojnë për ta bërë këtë film diçka shumë të mirë.

 

112      The Mummy

Zhanri: Aventurë Regjia: Alex Kurtzman Ansambli: Tom Cruise, Sofia Boutella

Kur Brendan Fraser (njëmend a keni ndonjë informatë ku është ai njeri që udhëtonte gati në çdo film në thellësi të Tokës) del të jetë më i mirë se Tom Cruise. Filmi është dështim i dyanshëm, por ata që kanë parë filmat e kësaj franshize s’do të përtojnë ta shikojnë këtë film. As ta urrejnë.

 

111      The Circle

Zhanri: Dramë Regjia: James Ponsoldt Ansambli: Emma Watson, Tom Hanks

Bumi teknologjik ka marr fund. Dhe kur provon të realizosh një film për teknologjinë, duke mbetur në udhëkryq pa ditur ta bësh antagoniste apo heroinë, atëherë mbetesh me një film si ky, të cilin as Tom Hanks e Emma Watson s’munden ta shpëtojnë nga humbja e kohës.

 

110      Valerian and the City of a Thousand Planets

Zhanri: Fantastiko-Shkencor Regjia: Luc Besson Ansambli: Dane DeHaan, Cara Delevigne

Tashti përnjëmend nuk e di pse është kaq lart në listë ky film. Ndoshta për efektet vizuale edhe Cara Delevingne?! Për këtë të dytën sigurisht që jo, pasi kurrë nuk më kanë pëlqyer aktorët e vdekura për kah emocionet. Ngjashëm si filmi. Tepër i gjatë, diqysh ma herët del në pension se përfundon këtë film.

 

109      American Assassin

Zhanri: Triler Regjia: Michael Cuesta Ansambli: Dylan O’Brien Michael Keaton

Fillim i këtij filmi ka qenë me një adrenalinë goxha të madhe. Dhe pas nja çerek-ore gjithçka bie poshtë në humnerë, dhe mbetesh vetëm për të parë se sa mund ta përziejnë këtë ‘hakmarrje ndaj terroristëve’. Tentim i mirë, ama humbet rrugës skenari i përgatitur nga hiç më pak se pesë veta.

 

108      Flatliners

Zhanri: Fantastiko-Shkencor Regjia: Niels Arden Oplev Ansambli: Ellen Page, Diego Luna

Ky film ka qenë intrigues, dhe ndoshta është më poshtë në listë se që duhet të jetë. Këtë e arsyetoj me pjesën e horrorit që shfaqet në pika të ndryshme, por tentimi i pesë studentëve të mjekësisë për të mësuar për jetën pas vdekjes duke ndalur zemrat e tyre për disa periudha, ka qenë intrigues! Plus ansambli nuk ka qenë i keq.

 

107      Viceroy’s House

Zhanri: Biografi Regjia: Gurinder Chadha Ansambli: Hugh Bonneville, Gillian Anderson

Ajo fjalia e urtë angleze për dikë që vesh këpucët më të mëdha se numri i tij vjen në përdorim edhe tek ky film. Një periudhë e rëndësishme në historinë e Perandorisë Britanike dhe Indisë nuk arrin të portretizohet me peshën që mbartë në vete kjo ngjarje.

 

106      The Foreigner

Zhanri: Aksion Regjia: Martin Campbell Ansambli: Katie Leung, Jackie Chan

Nuk është film i dobët. Përkundrazi, edhe pse ka një temë pak klishe, Jackie Chan më ndryshe se që jemi mësuar ta shohim, kundër ish-007shit del të jetë film interesant. Por, nuk e kalon ‘klisheizmin’ veç me Jackie Chan.

 

105      Brad’s Status

Zhanri: Dramë Regjia: Mike White Ansambli: Ben Stiller, Jenna Fischer

Një film që ngjan në një nën-zhanër ta quaj të njerëzve me moshë të mesme që provojnë të gjejnë veten. Edhe ky si filmi paraprak, ka një temë klishe dhe dështon të kap finalen, të jap një mesazh, qëllimin që ka.

 

104      The Only Living Boy in New York

Zhanri: Dramë Regjia: Marc Webb Ansambli: Callum Turner, Kate Beckinsale

Prapë Pierce Brosnan, tash në një pozitë krejt më ndryshe. Një aferë që provon të vijë si ide më e freskët në krahasim me ato të zakonshmet, por dobët e përgatitur. Shumë dobët.

 

103      Rough Night

Zhanri: Komedi Regjia: Lucia Aniello Ansambli: Scarlett Johansson, Kate McKinnon

Një arsye për të parë këtë film – Kate McKinnon. Ndoshta aktorja më e pjekur këtë sezon, ndonëse ka kohë që tek SNL është e mahnitshme. Dhe këtu vjen me një theks australian. Pjesët tjerë lirisht mund t’i kaloni me ‘fastforward’.

 

102      The Last Word

Zhanri: Dramë Regjia: Mark Pellington Ansambli:  Shirley MacLaine, Amanda Seyfried

Dy aktore që janë harxhuar herët – Shirley MacLaine e Amanda Seyfried, në një film me temë goxha mbresëlënëse; e para dëshiron të gjej një gazetare në këtë të dytën për t’i bërë përkujtimin që ajo dëshiron në gazetë. Kjo krejt eskalon në një aventurë të këndshme.

 

 

 

GOLDEN GLOBES AWARDS

Globet e Arta janë shaka dhe gjithçka tjetër që ka përmendur Ricky Gervais për ta. Çfarë mund të presim nga njerëz që mendojnë se ‘The Tourist’ ishte ndër filmat më të mirë të vitit?! E vetmja gjë që ka shpëtuar këtë ceremoni gjithmonë kanë qenë moderator. Kësaj radhe Seth Meyers, ashtu siç thotë edhe vet, ishte i pari për t’u shfaqur pas një seri skandalesh në Hollywood. Dhe ka bërë një punë të shkëlqyeshme, ashtu siç bën katër net në javë në ‘Late Night with Seth Meyers’.

 

 

 

101      Transformers: The Last Knight

Zhanri: Fantastiko-Shkencor Regjia: Michael Bay Ansambli: Mark Wahlberg, Anthony Hopkins

Boll ma. Ju kanë humbur edhe idetë më. Veç çka po prishen të parët nga filmat e franshizës. Plus 154 minuta kohëzgjatje!

 

100      King Arthur: Legend of the Sword

Zhanri: Aventurë Regjia: Guy Ritchie Ansambli: Charlie Hunnam, Jude Law

Ofendim për legjendën e Mbretit Arthur, ofendim për filmin me Clive Owen, ofendim për karrierën e mëparshme të Guy Ritchiet.

Recensimi – http://morinaluan.com/king-arthur-legend-sword-2017-recensim

 

99        Power Rangers

Zhanri: Fantastiko-Shkencor Regjia: Dean Israelite Ansambli: Dacre Montgomery, Naomi Scott

Sikur pesëshja origjinale Xhejson, Billi, Trini, Kimberli, Zak, pastaj bulkiskulki, alfa, e zordon, edhe krejt këta që flisnin të njëjtin zë nga dubluesi polak tek Polsati, nuk janë. Dhe një trashëgimi e këtillë, mjaft e harxhuar, është zor të marr jehonën e para dy dekadave, sidomos tani me një konkurrencë të madhe të filmave simotër. Një tentim zhgënjyes, dhe kjo vërehet nga që po flas më shumë për të kaluarën se për vet këtë film.

 

98        Fast & Furious 8

Zhanri: Aksion Regjia: F. Gary Gray Ansambli: Vin Diesel, Jason Statham

Paj… si krejt FF-jat. Ndoshta më seriozi në krejt këtë mesele del të jetë The Rock. Së paku vetullat i ka më serioze se të tjerëve. I mbivlerësuar, si zakonisht.

Recensimi – http://morinaluan.com/fate-furious-2017-recensim

 

97        Home Again

Zhanri: Komedi Regjia: Hallie Meyers-Shyer Ansambli: Reese Witherspoon, Michael Sheen

Reese Witherspoon di më mirë. Shumë më mirë, se sa një film me Michael Sheen, me të cilin është ndarë, dhe është në krizë emocionale të moshës së mesme. Më mirë se të përmendurit më lart.

 

96        The Nut Job 2: Nutty by Nature

Zhanri: Animacion Regjia: Cal Brunker Ansambli: Will Arnett, Maya Rudolph

Komedi e animuar mesatar, në suaza të së parës. Edhe e para ka qenë po aq e dobët. Por, jo më e keqe se ‘The Boss Baby’

 

95        Ingrid Goes West

Zhanri: Komedi Regjia: Matt Spicer Ansambli: Aubrey Plaza, Elizabeth Olsen

Aubrey Plaza përshtatet me karakterin e një ‘stalkere’ që provon të gjej rrugën në shoqërinë snobiste duke llogaritur veten si diçka që nuk është. Një film edukues në lidhje me social-media dhe botën e sotme të mbingarkuar me teknologji.

 

94        A Bad Moms Christmas

Zhanri: Komedi Regjia: Jon Lucas, Scott Moore Ansambli: Mila Kunis, Kristen Bell

Do të kemi edhe vazhdimin e tretë i cili do të jetë më i dobët se ky film. I pari nuk ka qenë bash, bash për t’u mos u parë.

 

93        Atomic Blonde

Zhanri: Aksion Regjia: David Leitch Ansambli: Charlize Theron, James McAvoy

Theron e McAvoy bëjnë një kombinim të mirë në këtë film aksion. Është film periodik, në Lufëtn e Ftohtë, por përvoja e të dyve e bën këtë film të kënaqshëm. Por…

 

92        Alien: Covenant

Zhanri: Horror Regjia: Ridley Scott Ansambli: Michael Fassbender, Katherine Waterston

Janë duke u tepruar alienët. Janë ata të njëjtit, ndodh e njëjta gjë, dhe vetëm teknologjia për të shtuar nuk mjafton. Jo këtu.

 

91        Table 19

Zhanri: Komedi Regjia: Jeffrey Blitz Ansambli: Anna Kendrick, Lisa Kudrow

Ka një kastë të mirë, por me karaktere jo aq të dashura – të gjitha vendosen në atë tavolinën e fundit në dasmë ku vendosen ata që s’kanë vend askund.

 

90        Downsizing

Zhanri: Dramë Regjia: Alexander Payne Ansambli: Matt Damon, Christoph Waltz

Torturë. Torturë nga Alexander Payne!!!! Është ide inovative, dramë interesante, por dobët e realizuar. Nuk kap fundin!

 

89        Ferdinand

Zhanri: Animacion Regjia: Carlos Saldanha Ansambli: John Cena, Kate McKinnon

Filmi i vizatuar ka qenë më i mirë. Shumë më i mirë. Këtu fundi bëhet disi palidhje, thjesht në krejt ata filma të animuar që kam parë, ky nuk mbetet në mesin e më të mirëve.

Recensimi – http://morinaluan.com/?p=2496&preview=true

 

88        The Little Hours

Zhanri: Komedi Regjia: Jeff Baena Ansambli: Alison Brie, Dave Franco

Një komedi më ndryshe, si asnjë që keni parë deri tani, por nuk është marr seriozisht as nga vet pjesëmarrësit në të. Më shumë ka luhatje koke se sa të qeshura.

 

87        Landline

Zhanri: Dramë Regjia: Gillian Robespierre Ansambli: Jenny Slate, Jay Duplass

Jenny Slate bën filma të mirë. Të shkurtër, të lehtë, të thjeshtë. Edhe ky është në atë trajektore, por jo aq i mirë sa të kaluarit. I zhgënjyer nga ajo kësaj radhe.

 

86        Roman J. Israel, Esq.

Zhanri: Dramë Regjia: Dan Gilroy Ansambli: Denzel Washington, Colin Farrell

Kur as Denzel Washington nuk mund të shpëtoj një film. Është film tejet i dobët, i gjatë, skenari humbet.

Recensimi – http://morinaluan.com/roman-j-israel-esq-2017-recensim

 

85        My Cousin Rachel

Zhanri: Dramë Regjia: Roger Michell Ansambli: Rachel Weisz, Sam Claflin

Michell është vonuar dhe ka humbur prekjen me filmin gjatë krejt këtij pushimi. Filmi është sikur rryma e pasluftës – e dobët për të kryer punë, e errët për të ndriçuar. Ky qartazi është i errët edhe në temë.

 

84        My Little Pony: The Movie

Zhanri: Animacion Regjia: Jayson Thiessen Ansambli: Emily Blunt, Kristin Chenoweth

Nuk besoj që as fëmijët do e shikojnë këtë për shkak të ‘klisheizmit’ të kalushëve. Por, është film argëtues, sidomos për të kaluar me fëmijët para-parashkollorë.

 

83        Kingsman: The Golden Circle

Zhanri: Aksion Regjia: Matthew Vaughn Ansambli: Taron Egerton, Colin Firth

Degradohet nga filmi i parë. Nuk sjell ndonjë risi në krahasim me filmat tjerë të këtij zhanri të prodhuar në Britani të Madhe.

 

82        Tulip Fever

Zhanri: Histori Regjia: Justin Chadwick Ansambli: Alicia Vikander, Dane DeHaan

Zhgënjim total. Alicia Vikander është ndër aktoret e reja të preferuara, Christopher Waltz gjithnjë ka qenë aty. Skenari dështon, humb rrugën e idenë me kalimin e kohës. Zhgënjim!!!!

 

81        Beatriz at Dinner

Zhanri: Dramë Regjia: Miguel Arteta Ansambli: Salma Hayek, John Lithgow

Një praktikuese e mjekësisë popullore mbetet e ngujuar në darkë në një familje të ngritur shoqërisht, miqtë e të cilës janë goxha ‘hejtera’. Dialogët janë të kënaqshëm. Goxha të kënaqshëm e të mirë.

 

80        Girls Trip

Zhanri: Komedi Regjia: Malcolm D. Lee Ansambli: Regina Hall, Queen Latifah

Dështim. Një tentim për të promovuar anti-racizmin, në një mënyrë komike, por nuk është komedi. Qëllimi shihet ashiqare në horizont. Humb hijeshinë që ka mundur të kishte.

 

79        First They Killed My Father

Zhanri: Biografi Regjia: Angelina Jolie Ansambli: Sareum Srey Moch, Phoeung Kompheak

Film i Angelina Joliet, e cila pas kamerës nuk ka efekt për fansat e saj. Film më i gjatë që duhet, pa skenar, dhe vetëm me fotografinë për ta shpëtuar. Dështim i radhës i Angelinës, por mësoni pak histori.

Recensimi – http://morinaluan.com/first-they-killed-my-father-2017-recensim

 

78        Rebel in the Rye

Zhanri: Biografi Regjia: Danny Strong Ansambli: Nicholas Hoult, Kevin Spacey

Dikush e konsideron veprën e Salinger-it të mbivlerësuar. Unë qëndroj në mes, por filmi është goxha mirë i realizuar për librin që shtjellon, më shumë jetën e autorit para se të zhdukej nga syri publik.

 

77        Cars 3

Zhanri: Animacion Regjia: Brian Fee Ansambli: Owen Wilson, Cristela Alonzo

Nëse asgjë, së paku kam dëgjuar Cristelën e cila padrejtësisht ka pasur vetëm një sezon të komedisë së saj. Cars 3 nuk është dashur të ndodh, ndonëse është një fund i mirë Llajtning MekKuin.

 

76        Captain Underpants: The First Epic Movie

Zhanri: Animacion Regjia: David Soren Ansambli: Kevin Hart, Thomas Middleditch

Nuk kam qenë i gatshëm të pranoj heronj të ri filmash të animuar. Aq më pak këta dy të cilët provojnë të jenë shumëçka, por në fund kanë dal humbje kohe për mua, ndonëse është film goxha i lavdëruar.

 

75        Smurfs: The Lost Village

Zhanri: Animacion Regjia: Kelly Ausbury Ansambli: Demi Lovato, Rainn Wilson

Befasisht më i mirë se të kaluarit, por as afër filmave të vizatuar klasik të ‘shtrumfave’. Është argëtues, interesant, jo shumë i mirë.

 

74        Before I Fall

Zhanri: Mister Regjia: Ry Russo-Young Ansambli: Zoey Detusch, Hlaston Sage

Një ‘groundhog day’ i realizuar keq, me një temë që premton më shumë, por që zhgënjen. Gjatë filmit edhe skenari nis të humb kuptimin, duke rezultuar në një film goxha të dobët.

Recensimi – http://morinaluan.com/fall-2017-recensim

 

73        Call Me by Your Name

Zhanri: Dramë Regjia: Luca Guadagnino Ansambli: Armie Hammer, Timothee Chalamet

Tregim i thjeshtë, por sureal, pedofilie! Fotografia dhe dialogu babë e bir në çerekun e fundit të filmit janë të vetmet gjëra për të cilat ia vlen të shikohet. Por, mos harxhoni kohë, veç dëgjojeni këtë bisedë që e përmenda në fund edhe kurseni vetes dy orë!

Recensimi – http://morinaluan.com/call-name-2017-recensim

 

72        The LEGO Ninjago Movie

Zhanri: Animacion Regjia: Charlie Bean, Paul Fisher, Bob Logan Ansambli: Jackie Chan, Dave Franco

Nuk kam përcjell Ninjago, nuk kam qenë aq i afërt me temën e filmit, dhe nuk ka qenë sikur LEGO filmat tjerë deri tani. Megjithatë më ka lënë mjaft përshtypje vetëm për këtë pozitë

 

71        The Good Catholic

Zhanri: Dramë Regjia: Paul Shoulberg Ansambli: Zachary Spicer, Wrenn Schmidt

Një prift i ri në një qytet të vogël takohet me një vajzë me mendime krejt të ndryshme nga ai. Një udhëkryq që tenton të sfidoj filozofi të ndryshme, në një ambient aspak të lehtë për t’u përballur këto filozofi.

 

70        The Ottoman Lieutenant

Zhanri: Luftë Regjia: Joseph Ruben Ansambli: Michiel Huisman, Hera Hilmar

Film i këndshëm në atmosferën e Anadollit. Një infermiere amerikane dhe një oficer turk provojnë të kundërshtojnë rrethanat e Luftës së Parë Botërore.

 

69        The Star

Zhanri: Animacion Regjia: Timothy Reckart Ansambli: Steven Yeun, Keegan-Michael Kay

Një tregim më ndryshe për historinë e lindjes së Krishtit. Goxha komik, mirë i realizuar.

 

68        The Zookeeper’s Wife

Zhanri: Dramë Regjia: Niki Caro Ansambli: Jessica Chastain, Daniel Bruhl

Jessica Chastain vjen si një pronare e Kopshtit Zoologjik në Varshavë gjatë kohës së pushtimit nazist, tek të cilët veçohet edhe një mik i tyre nga Daniel Bruhl. I biri i karakterit të Jessicas, i rritur është Val Maloku, me jo aq hapësirë të madhe në film.

 

67        Wilson

Zhanri: Komedi Regjia: Craig Johnson Ansambli: Woody Harrelson, Sandy Oian-Thomas

Woody Harrelson sjell një karakter goxha të çuditshëm, ashtu siç di vetëm ai të gjallëroj. Komedi më ndryshe, që humb rrugën në dy të tretat e fundit të filmit.

Recensimi – http://morinaluan.com/wilson-2017-recensim

 

66        The Wall

Zhanri: Luftë Regjia: Doug Liman Ansambli: Aaron Taylor-Johnson, Laith Nakli

Dy ushtarë amerikan dhe një snajper armik. Ndërmjet tyre një mur i improvizuar. Film i mbushur me tensione, mirë i realizuar në një ambient të thjeshtë.

 

65        Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales

Zhanri: Aventurë Regjia: Joachim Ronning, Espen Sandberg Ansambli: Johnny Depp, Geoffrey Rush

Mbi atë që do të duhej të ishte vazhdimi i pestë. Gjithmonë është kënaqësi të shoh kapitenët Xhek Sparrou e Barbosën. Këtyre u shtohet Javier Bardem, e kthehen Orlando Bloom e Keira Knightley. Pres edhe vazhdime tjera.

 

64        The House

Zhanri: Komedi Regjia: Andrew Jay Cohen Ansambli: Will Ferrell, Amy Poehler

Will Ferrell. Amy Poehler. Mos pritni objektivizëm. Komedi shumë e mirë.

 

63        The Killing of a Sacred Deer

Zhanri: Dramë Regjia: Yorgos Lanthimos Ansambli: Colin Farrell, Barry Keoghan

Yorgos Lanthimos është më i çuditshmi nga ata regjisorë që përcjell. Për dallim nga filmi ‘The Lobster’ ky del të jetë goxha më i mirë. Me karaktere që kanë dialog robotik, një ngjyrë të çuditshme, një skenar të çuditshëm, nuk del tjetër pos një film i çuditshëm!

 

62        Wonder Wheel

Zhanri: Dramë Regjia: Woody Allen Ansambli: Justin Timberlake, Kate Winslet

Film tipik i Woody Allen. Larg më të mirëve të tij, por në trajektore me ata që po i realizon viteve të fundit. Nuk humbisni gjë nëse nuk e shihni

 

 

 

ACADEMY AWARDS

Oskarët më shumë janë një shfaqje politike se sa një ceremoni për shpërblimin e më të mirëve të vitit në kinematografi. Shihni trendin e regjisorëve fitues, temën e filmave fitues të viteve të fundit. Të gjitha karshi konservatorëve amerikan, e tash e tutje kundër Trumpit. Realizimi nuk ka rëndësi sa tema dhe faktorë të tjerë dytësor për të thumbuar politikën dhe shumicën që votojnë atë politikë. Një shfaqje me kamuflazh politike, një argëtim që siç do ta quante Presidenti Trump ‘failed’.

 

 

 

61        Pitch Perfect 3

Zhanri: Muzikë Regjia: Trish Sie Ansambli: Anna Kendrick, Rebel Wilson

Shumë më i dobët se i dyti. Shumë, shumë më i dobët se i pari. Si seri është plakur, por John Lithgow si shtesë, Rebel Wilson si kryesorja në një aksion më ndryshe, kanë mjaftuar për argëtim.

 

60        Stronger

Zhanri: Biografi Regjia: David Gordon Green Ansambli: Jake Gyllenhaal, Tatiana Maslany

Tregim i mirë, i bazuar në ngjarje të vërtetë, por i lënduar nga një lloj goxha i konsumuar i zhanreve. Aktrim i mirë i Tatiana Maslanyt, harmoni e mirë me Jake Gyllenhaal.

Recensimi – http://morinaluan.com/stronger-2017-recensim

 

59        Murder on the Orient Express

Zhanri: Mister Regjia: Kenneth Branagh Ansambli: Kenneth Branagh, Penelope Cruz

Shumë më i dobët se libri. Më i dobët edhe se filmi i vitit 1974. Kenneth Branagh bën punë të mirë. Më të mirë se skenaristi Michael Green

Recensimi – http://morinaluan.com/murder-on-the-orient-express-2017-recensim

 

58        The Mountain Between Us

Zhanri: Aventurë Regjia: Hany Abu-Assad Ansambli: Idris Elba, Kate Winslet

Goxha, goxha film i bukur. Harmonia skenike e Idrisit me Kate është e shkëlqyeshme. Fotografia magjepsëse. Tema interesante. Pse është kaq poshtë në listë?! Ka disa detaje të cilat nuk më kanë pëlqyer.

 

57        The Book of Henry

Zhanri: Dramë Regjia: Colin Trevorrow Ansambli: Naomi Watss, Jaeden Lieberher

Një ide interesante, por goxha e rëndë. E errët. Nuk është i lehtë për t’u tajitur. Një fëmijë gjeni i lë një libër shënimesh nënës së tij për ta shpëtuar një vajzë nga kthetrat e njerkut abuzues. E ai vet, vdes!

 

56        The Lovers

Zhanri: Romancë Regjia: Azazel Jacobs Ansambli: Tracy Letts, Debra Winger

Tek recensimi mund të shihni goxha një kritikë negative për filmin. Dhe nuk më ka pëlqyer aspak pjesa e madhe e ngjarjeve që ndodhin. Provon të shitet goxha i mençur, disi ‘i avancuar’, por dështon. Këtu është për shkak krejt asaj që nuk duhet të bëhet në jetën reale nga këto karaktere!

Recensimi – http://morinaluan.com/lovers-2017-recensim

 

55        American Made

Zhanri: Biografi Regjia: Doug Liman Ansambli: Tom Cruise, Domhnall Gleeson

Nuk e di, nuk e di ende si nuk ka thyer rekorde ky film në Taggeplex. Ka krejt çka duhet – një anti-hero, shokun e Pablo Eskobarit, shumë para! Seriozisht, është film mirë i realizuar, bazuar në ngjarje të vërtetë.

 

54        The Glass Castle

Zhanri: Biografi Regjia: Destin Daniel Cretton Ansambli: Brie Larson, Woody Harrelson

Pas të gjithëve të suksesshmëve qëndron një histori jo e përkryer. Pak prej tyre vendosin ta ndajnë atë me publikun, dhe njëra ndër to është Jeannette Walls, biografia e të cilës gjallërohet në mënyrë të shkëlqyeshme nga kasta e këtij filmi.

Recensimi – http://morinaluan.com/glass-castle-2017-recensim

 

53        Split

Zhanri: Triler Regjia: M. Night Shyamalan Ansambli: James McAvoy, Anya Taylor-Joy

Çfarë aktrimi fenomenal i James McAvoy. E përmendi disa herë këtu që filmat që shfaqen para shtatorit mbeten në plan të dytë gjatë sezonit të shpërblimeve. Kjo ndodh edhe me James McAvoy. Pa harruar edhe Shyamalan që disi ka gjetur prekjen magjike të së kaluarës.

Recensimi – http://morinaluan.com/split-2017-recensim

 

52        Daddy’s Home 2

Zhanri: Komedi Regjia: Sean Anders Ansambli: Will Ferrell, Mark Wahlberg

Will Ferrell > Objektivizmi im.

Recensimi – http://morinaluan.com/daddys-home-2-2017-recensim

 

51        A Ghost Story

Zhanri: Fantazi Regjia: David Lowery Ansambli: Casey Affleck, Rooney Mara

Një film me ide tejet të zgjuar. Është shumë i heshtur, i realizuar në mënyrë të përsosur, pa shumë muhabet, veç me një monolog goxha të thellë filozofik. Njëri ndër filmat më ‘ndryshe’ të vitit. Tejet më ka pëlqyer.

 

50        Gifted

Zhanri: Dramë Regjia: Marc Webb Ansambli: Chris Evans, Mackenna Grace

Më ngjante në serinë ‘Believe’ – një vajzë me dhunti fantastiko-shkencore; porse këtu ishin dhunti ‘normale’ të një vajze e cila jetonte me dajën, por me gjyshen vazhdimisht duke provuar ta ri-merrte nën mbikëqyrje. Kastë e mirë, por jo kushedi sa film i mirë.

 

49        Kong: Skull Island

Zhanri: Aventurë Regjia: Jordan Vogt-Roberts Ansambli: Tom Hiddleston, Brie Larson

Më i shkurtër se King Kongat; një tregim pak më ndryshe se origjinalët; mirë i realizuar, paksa i tepruar. Ka qenë ndër ata pozitivët e çerekut të parë të vitit nëse s’gaboj.

Recensimi – http://morinaluan.com/kong-skull-island-2017-recensim

 

48        Song to Song

Zhanri: Romancë Regjia: Terrence Malick Ansambli: Ryan Gosling, Rooney Mara

Një tentim i gjorë i imi për të gjetur mrekullinë e Terrence Malick. Nuk është që i mungon prekja e tij e zakonshme, porse kreativiteti ka stagnuar paksa. Personalisht më ka pëlqyer, por s’besoj që do t’u pëlqente as vet fansave të Malickut, e lëre më të tjerëve.

Recensimi – http://morinaluan.com/song-song-2017-recensim

 

47        Maudie

Zhanri: Biografi Regjia: Aisling Walsh Ansambli: Sally Hawkins, Ethan Hawke

Ah, filmi që më ka bërë të dashurohen në aftësitë e aktrimit të Sally Hawkins. Një skenar prekës, inspirues, në një ambient të këndshëm.

Recensimi – http://morinaluan.com/maudie-2017-recensim

 

46        The Meyerowitz Stories

Zhanri: Dramë Regjia: Noah Baumbach Ansambli: Adam Sandler, Dustin Hoffman

Aktrim befasues i mirë nga Adam Sandler e Ben Stiller të cilët nuk merren parasysh nga ‘seriozët’ e filmit. Një kastë interesante, dialog i veçantë me Dustin Hoffman si prindin e të dyve, në një familje dhe ambient jo-funksional. Ka shumëçka për të përtypur në këtë film, por asgjë nuk do të ju bëj zarar.

 

45        The Beguiled

Zhanri: Dramë Regjia: Sofia Coppola Ansambli: Nicole Kidman, Kirsten Dunst

Kundërthënie me vetveten kam pasur në lidhje me këtë film. Është adaptim i një filmi që nuk e kam parë më herët, bazuar në një tregim të Luftës Civile Amerikane kur një shtëpi matriarkale vendosin të shërojnë një ushtar armik. Një film goxha i tensionuar.

Recensimi – http://morinaluan.com/beguiled-2017-recensim

 

44        Loving Vincent

Zhanri: Animacion Regjia: Dorota Kobiela, Hugh Welchman Ansambli: Douglas Booth, Jerome Flynn

Mënyra e përkryer për të kujtuar veprën e Van Gogut. Teknika e realizimit meriton çdo lëvdatë. Edhe tregimi është në nivel të kënaqshëm.

Recensimi – http://morinaluan.com/loving-vincent-2017-recensim

 

43        Spider-Man Homecoming

Zhanri: Fanta-Shkencë Regjia: Jon Watts Ansambli: Tom Holland, Michael Keaton

Jam lodhur me Spider-Man e heronjtë e tjerë. Kam dyshime në ‘spajdermenin’ e ri. Por, po më pëlqen mënyra si po promovon Marvel heronjtë e ri. Nuk ka qenë i keq, megjithatë mendoj që Andrew Garfield e ka prishur Spider-Man-in.

 

42        Jumanji: Welcome to the Jungle

Zhanri: Aventurë Regjia: Jake Kasdan Ansambli: Dwayne Johnson, Karen Gillan

Goxha mirë i realizuar. Nuk zhgënjen fansat e filmit të parë. I mungon dikush si Robin Williams, dhe si rrjedhojë del të jetë më shumë aventurë se komedi.

Recensimi – http://morinaluan.com/jumanji-welcome-to-the-jungle-2017-recensim

 

41        It

Zhanri: Horror Regjia: Andy Muschietti Ansambli: Bill Skarsgard, Jaeden Lieberher

S’jam fans i filmave horror – “s’mi ban lukthi”; por, nëse Stephen King bën diçka, atëherë ajo ka shije. Edhe ky film del të jetë mirë i realizuar, me një fotografi goxha të përshtatshme për temën.

 

 

BAFTA AWARDS

Kam pritur që BAFTA do të shpërblenin McDonagh edhe me regjinë më të mirë, krahas skenarit origjinal. Skenari i adaptuar i ka shkuar Ivoryt, derisa për katër kategoritë e aktrimit ka pasur konsensus me shoqëritë tjera artistike – Oldman, McDormand, Rockwell, Janney. Regjia për Del Toron, fotografia për Roger Deakins në Blade Runner 2049. Ajo që më intereson më së shumti tek BAFTA është për aktorin më të mirë të ri e kësaj radhe me mëritë kishte shkuar tek Daniel Kaluuya.

 

 

 

40        The Shape of Water

Zhanri: Fantazi Regjia: Guillermo Del Toro Ansambli: Sally Hawkins, Octavia Spencer

Artistikisht i shkëlqyeshëm! Teknikisht i shkëlqyeshëm! Por, nga Hëna mund të vërehet që është një përzierje me qëllim Oskarin – minoritetet shpëtojnë Amerikën nga Rusia, dashuria nuk njeh kufi qenësor; Trump sucks!

Recensimi – http://morinaluan.com/shape-water-2017-recensim

 

39        Going in Style

Zhanri: Komedi Regjia: Zach Braff Ansambli: Michael Caine, Alan Arkin, Morgan Freeman

Tre pensionistë – Morgan Freeman, Alan Arkin, Michael Caine; pasi u mbyllet vendi i punës vendosin të vjedhin një bankë. ‘El Casa del Papel: Old Guys Version’ veçse është shfaqur më herët, nëse nuk gaboj.

Recensimi – http://morinaluan.com/going-style-2017-recensim

 

38        The Post

Zhanri: Biografi Regjia: Steven Spielberg Ansambli: Tom Hanks, Sarah Paulson

Hëna është më afër se Marsi. Ky film vërehet nga Jupiteri që është i gatuar për Oskar. Dështon, e sidomos me të tepruarën, falsen Meryl Streep! Pjesa tjetër e kastës është goxha e mirë, e edhe sjell një inspirim për gazetarinë, jo pseudo-gazetarinë pordhtalore kosovare.

Recensimi – http://morinaluan.com/post-2017-recensim

 

37        The LEGO Batman Movie

Zhanri: Animacion Regjia: Chris McKay Ansambli: Will Arnett, Michael Cera

Si duhet të bëhet një LEGO film. I shkëlqyeshëm. Tema, skenari që kthehet në komedi të çuditshme ndoshta, zërat. Film që më ka pëlqyer goxha shumë.

Recensimi – http://morinaluan.com/lego-batman-movie-2017-recensim

 

36        Thor: Ragnarok

Zhanri: Aventurë Regjia: Taika Waititi Ansambli: Chris Hemsworth, Tom Hiddleston

Kam planifikuar të bëj recensim të gjatë. Më ka shkuar nerva ecja e Thor me Hulkun. Njëjtë edhe Cate Blanchett në rolin negativ. Ndërkohë Tessa Thompson bashkë me Daniel Kaluuya do i vendosja në yjet ‘shpërthyese’ të vitit 2017 në kinematografi.

 

35        Despicable Me 3

Zhanri: Animacion Regjia: Kyle Balda, Pierre Coffin Ansambli: Steve Carrell, Kristen Wiig

Gru ka një vëlla. Minionat. Veç ‘hejterat’ nuk e pëlqejnë një film të këtillë :p

 

34        Guardians of the Galaxy: Vol. 2

Zhanri: Fanta-Shkencë Regjia: James Gunn Ansambli: Chris Pratt, Zoe Saldana

Nuk arrin cilësinë e të parit. Megjithatë, është një mësim për DC që edhe karaktere bajagi dytësore munden të bëjnë një super-film heronjsh.

 

33        The Breadwinner

Zhanri: Animacion Regjia: Nora Twomey Ansambli: Saara Chaudry, Soma Chhaya

Keq që është shfaqur në një vit bashkë me ‘Coco’. Film jashtëzakonisht i qëlluar, mirë i realizuar.

Recensimi – http://morinaluan.com/breadwinner-2017-recensim

 

32        Mudbound

Zhanri: Dramë Regjia: Dee Rees Ansambli: Carey Mulligan, Garrett Hedlund

Një luftë racore në SHBA-të e pas Luftës së Dytë Botërore. Fotografi e bukur, paksa ngec tek skenari, por monologët e shumicës, përfshirë edhe ata pak të Mary J. Blige e bëjnë film shumë të mirë.

Recensimi – http://morinaluan.com/mudbound-2017-recensim

 

31        A Dog’s Purpose

Zhanri: Aventurë Regjia: Lasse Hallstrom Ansambli: Josh Gad, Dennis Quaid

Film që ka notën dhjetëshe, diçka që nuk e kanë njëzet filma të radhitur më lart se ky. Gjithashtu një film shumë më poshtë mund të ketë recensim e notë më të madhe se ky këtu e më poshtë. Dallimi është tek qasja ndryshe ndaj vet një filmi, dhe qasja ndaj krejt filmave. Një mund të jetë në vete i përkryer, por në listë, në krahasim me të tjerët mbetet poshtë, ndonëse ata nuk janë ‘të përkryer’. E ky është i përkryer për dikë që i do qenët.

Recensimi – http://morinaluan.com/dogs-purpose-2017-recensim

 

30        Phantom Thread

Zhanri: Dramë Regjia: Paul Thomas Anderson Ansambli: Vicky Krieps, Daniel Day-Lewis

Nuk është Daniel Day Lewis sa është Vicky Krieps e mahnitshme këtu. Disi jemi mësuar me DDL, prandaj më shumë përshtypje më ka lënë Krieps. Goxha mirë është i ndërtuar si tregim, skenari e regjia janë të shkëlqyeshme, e fotografia hiç nuk mbetet mbrapa

Recensimi – http://morinaluan.com/phantom-thread-2017-recensim

 

29        Victoria & Abdul

Zhanri: Biografi Regjia: Stephen Frears Ansambli: Judi Dench, Ali Fazal

Mbretëresha Judi Dench. Një film i bazuar në histori të vërtetë, miqësinë e mbretëreshës angleze me një shërbëtor indian i cili thyen të gjitha rregullat ‘indiferente’ ndaj mbretëreshës. Mund të duket sikur po sjell një ‘edhe mbretëreshat janë të vetmuara’, por marrëdhëniet e tyre profesionale janë goxha argëtuese dhe sigurisht edhe komike.

 

28        Wonder

Zhanri: Familjar Regjia: Stephen Chbosky Ansambli: Jacob Tremblay, Owen Wilson

Chbosky po bën rrallë filma, por po i realizon mirë. Përvoja e Tremblay i bën edhe Owen Wilsonin e Julia Robertsin të duken mirë. Një film mbi pritshmërinë time, por nën vlerësimin e shumicës.

 

27        Beauty and the Beast

Zhanri: Mjuzikëll Regjia: Bill Condon Ansambli: Emma Watson, Dan Stevens

Ky qe film i mirë. Më në fund një film i dashur i Emma Watson, e cila shkruhej se ka heq dorë nga ‘La La Land’ për këtë film. Dhe ka bërë mirë, pasi nuk mendoj që aty do të ishte aq e ‘lirë’ sa Emma Stone. Një adaptim tejet i mirë i tregimit klasik, arrin madhështinë e filmit të vizatuar të fillimit të viteve ‘90ta.

 

26        Justice League

Zhanri: Fantazi Regjia: Zack Snyder Ansambli: Ben Affleck, Gal Gadot

Shpërdorim talenti. Mund të jetë shumë, shumë më i mirë.

Recensimi – http://morinaluan.com/justice-league-2017-recensim

 

25        The Disaster Artist

Zhanri: Biografi Regjia: James Franco Ansambli: James Franco, Dave Franco

James Franco kurrë nuk ka qenë më i përkryer. Keq që e mori veten në qafë me skandalin pas Globeve të Arta. Nuk është diçka e papritur nga ai. Tepër, tepër aktrim i mirë.

Recensimi – http://morinaluan.com/disaster-artist-2017-recensim

 

24        The Florida Project

Zhanri: Dramë Regjia: Sean Baker Ansambli: Brooklynn Prince, Willem Dafoe

Edhe një aktrim i shkëlqyeshëm. Njëri ndër filmat më të ëmbël, dhe njëkohësisht më të urryer të vitit ndoshta. Ka një kontrast ndërmjet ndjenjave të së ëmës dhe të bijës. Së paku tek unë ka qenë kjo.

Recensimi – http://morinaluan.com/florida-project-2017-recensim

 

23        Darkest Hour

Zhanri: Biografi Regjia: Joe Wright Ansambli: Gary Oldman, Kristin Scott Thomas

Nuk më pëlqen Churchili! Si Marcelo, lavdërohet për diçka që nuk ka pasur efekt, nuk ka pasur detyrë ta bëj, derisa për atë që duhej ta bënte kanë pësuar shumë veta, shumë dëme. Por, Gary Oldman i mrekullueshëm ishte.

Recensimi – http://morinaluan.com/darkest-hour-2017-recensim

 

22        Okja

Zhanri: Aventurë Regjia: Joon-ho Bong Ansambli: Tilda Swinton, Seo-hyun Ahn

Tregim tejet i këndshëm. Ide ‘ndryshe’, ngjyra të bukura. Një prodhim i veçuar i Netflix, ose siç ja bën ‘Good Luck Joseph’-i, ai filmi të cilin ua sugjeron Netflix vazhdimisht, por që kurrë nuk ju shkon mendja ta shihni!

Recensimi – http://morinaluan.com/okja-2017-recensim

 

21        Lucky

Zhanri: Dramë Regjia: John Carroll Lynch Ansambli: Harley Dean Stanton, David Lynch

Filmat me pleq gërnjar sikur më hapin zemrën. ‘Grumpy Old Men’ mbetet i preferuari, por ky… Ky është diçka krejt më ndryshe. Më i ‘trentë’!

Recensimi – http://morinaluan.com/lucky-2017-recensim

 

20        Battle of the Sexes

Zhanri: Biografi Regjia: Jonathan Dayton, Valerie Faris Ansambli: Emma Stone, Steve Carrell

Nëse nuk gaboj filmi i vetëm sportiv në këtë listë. Nëse asgjë më i miri! Emma Stone e Steve Carrell kanë një harmoni skenike të shkëlqyeshme këtu. Mendoj që ka merituar më hsumë muhabet. Mbetet nën hije padrejtësisht.

Recensimi – http://morinaluan.com/battle-sexes-2017-recensim

 

19        Detroit

Zhanri: Krim Regjia: Kathryn Bigelow Ansambli: John Boyega, Anthony Mackie

Filmat e verës. Kathryn Bigelow mbetet në hije. Një film që trajton racizmin në mënyrë të përkryer. Tejet i nënvlerësuar! Arsyeja? Vera!

Recensimi – http://morinaluan.com/detroit-2017-recensim

 

18        War for the Planet of the Apes

Zhanri: Aventurë Regjia: Matt Reeves Ansambli: Andy Serkis, Woody Harrelson

Woody Harrelson e ndreq këtë film për qejf. Më i miri në trilogjinë e ‘majmunëve’. Mendoj që arrin majën dhe gjithçka më pas do të jetë dështim nga kjo seri, ndonëse ka hapësirë.

Recensimi – http://morinaluan.com/war-planet-apes-2017-recensim

 

17        Mother!

Zhanri: Horror Regjia: Darren Aronofsky Ansambli: Jennifer Lawrence, Javier Bardem

Në shikimin e parë, duke vazhduar me atë idenë që sa më pak di aq më shumë e shijoj filmin, më është dukur goxha humbje kohe, film i pakuptimtë. Me të lexuar idenë e Arronofskyt për botën, karakteret, atëherë kam vërejtur perfeksionin e këtij filmi. Tensionin, pakuptimin, humbjen e kohës, të gjitha janë kthyer papritmas në njërën nga idetë më të mençura në film këtë vit. E mos të përmendi aktrimin.

Recensimi – http://morinaluan.com/mother-2017-recensim

 

16        Wonder Woman

Zhanri: Fantazi Regjia: Patty Jenkins Ansambli: Gal Gadot, Chris Pine

Suksesi më i madh i DC-së. Skenari është i mirë, por çalon për dallim me regjinë e aktrimin. Është më i miri nga filmat me heronj, megjithatë do të doja të shihja diçka më të mirë në vazhdimin e dytë. Nuk mund të kaloj aq mirë vetëm me ‘feminizmin’. Gjithashtu të përmend edhe kastingun e përkryer që nga Gal Gadot, deri tek aktorja që portretizon Dianën e vogël

Recensimi – http://morinaluan.com/wonder-woman-2017-recensim

 

15        Get Out

Zhanri: Horror Regjia: Jordan Peele Ansambli: Daniel Kaluuya, Allison Williams

Ka shumë që nuk mund të lidhen me këtë film. Por, pos që sjell temën e racizmit, e sjell në një realizim artistik mjeshtëror. Është film për të habitur kur sheh ‘përbërësit’ që ka pasur në realizimin e tij.

Recensimi – http://morinaluan.com/get-2017-recensim

 

14        Molly’s Game

Zhanri: Biografi Regjia: Aaron Sorkin Ansambli: Jessica Chastain, Idris Elba

Që është film i Aaron Sorkin vërehet qysh në momentet e para të filmit. Jessica Chastain përshtatet me skenarin e tij, si zakonisht të përgatitur shkëlqyeshëm, për të sjell një film goxha të mirë.

Recensimi – http://morinaluan.com/mollys-game-2017-recensim

 

 

 

SAG AWARDS

Nga të gjitha ‘esnafllëqet’ që shpërblejnë më të mirët e vitit në film, SAG është më reali. Edhe këtë vit kanë zgjedhur më të mirët në secilën kategori. Gary Oldman, Frances McDormand, Sam Rockwell, Allison Janney, Three Billboards Outside Ebbing, Missouri, dhe Wonder Woman kanë fituar shpërblimet në kategorinë e filmit. Për më tepër edhe tek kategoria e televizionit ka pasur, në mendimin tim, fituesit e përsosur në secilën kategori. Prandaj edhe e kam lënë në fund, si më e besueshmja nga të gjitha ato që zgjedhin më të mirët.

 

 

 

13        T2 Trainspotting

Zhanri: Dramë Regjia: Danny Boyle Ansambli: Ewan McGregro, Ewen Bremner

Vazhdimi ka vonuar një kohë të gjatë. Dhe krejt ajo që është ruajtur nga origjinaliteti, ka ardhur në mënyrë më të mirë të mundshme, marrë parasysh ndryshimin e madh në kohë. Për pjesën më të madhe të vitit ka qenë ndër filmat më të mirë.

Recensimi – http://morinaluan.com/t2-trainspotting-2017-recensim

 

12        I, Tonya

Zhanri: Biografi Regjia: Craig Gillespie Ansambli: Margot Robbie, Allison Janney

Magjepsëse ka qenë paraqitja e Margot Robbie, e cila megjithatë mbetet në hije të Allison Janney. Për Robie mendoj që ky është vetëm filmi shpërthyes në filmat e saj serioz ku mund të shfaq talentin që ka. Kam pasur pak mospajtime me editimin, por një film me patinazh artistik nuk mund të realizohet shumë më mirë se ky. Më i mirë se ‘Battle of the Sexes’ sa i përket filmave të sportit, megjithatë.

Recensimi – http://morinaluan.com/tonya-2017-recensim

 

11        Star Wars: The Last Jedi

Zhanri: Fantazi Regjia: Rian Johnson Ansambli: Daisy Ridley, John Boyega

Dritarja hapëse në një botë krejt të re të Star Wars. Tranzicioni nuk është realizuar më së miri, por nuk është zhgënjim. Jo për mua, që nuk kam pritur diçka shumë më tepër se që është ofruar. Jo Star Wars më i mirë, por një hap tutje nga Episode VII

Recensimi – http://morinaluan.com/star-wars-the-last-jedi-2017-recensim

 

10        The Greatest Showman

Zhanri: Mjuzikëll Regjia: Michael Gracey Ansambli: Hugh Jackman, Michelle Williams

Nëse Hugh Jackman ka lënë Wolverinen për mjuzikëll, atëherë mëzi pres të shoh karrierën e tij në vazhdim. Besoj që është më shumë se veç një aktor për filma super-heronjsh. Ka dëshmuar veten në ‘Les Miserables’, ka vërtetuar në ‘The Greatest Showman’. Më shumë mjuziklla!

Recensimi – http://morinaluan.com/the-greatest-showman-2017-recensim

 

9          Blade Runner 2049

Zhanri: Fantazi Regjia: Denis Villeneuve Ansambli: Ryan Gosling, Harrison Fort

Ose e dashuron këtë film që të ngreh në thellësi, që është shumë më i mirë se origjinali falë teknologjisë në dispozicion. Ose e urren sepse përton të futesh në një botë të këtillë.

Recensimi – http://morinaluan.com/blade-runner-2049-2017-recensim

 

8          Logan

Zhanri: Fanta-Shkencë Regjia: James Mangold Ansambli: Hugh Jackman, Dafne Keen

E vërtetë që Hugh Jackman-it po i shkojnë mjuzikllat, por tek Logan ka qenë i ndihmuar nga Patrick Stewart dhe një aktore që pas bashkëmoshatares nga ‘The Florida Project’ ishte ndër dy fëmijët më mbresëlënës në film në vitin 2017.

Recensimi – http://morinaluan.com/logan-2017-recensim

 

7          Baby Driver

Zhanri: Krim Regjia: Edgar Wright Ansambli: Ansel Elgort, Kevin Spacey

Pak është problem të përshkruaj këta filma në Top10. Janë recensimet e plota në linqet për këta, dhe kam frikë që po të nis të përmend detaje, do teprohet. Të shkruaj pak s’do të jap mjaft informata. ‘Baby Driver’ është ndër filmat më të përkryer të vitit.

Recensimi – http://morinaluan.com/baby-driver-2017-recensim

 

6          The Big Sick

Zhanri: Romancë Regjia: Michael Showalter Ansambli: Kumail Nanjiani, Zoe Kazan

Skenari i lezetshëm, që provon të sjell një turmë njerëzish të thjeshtë që provojnë të bëjnë sa më të butë një gjendje jo aq të lehtë psikikisht. Fundi më ka lënë pak të zhgënjyer, ama është një film që mund të hedhim trajektore për shkak të kulturave simotra me pakistanezët!

Recensimi – http://morinaluan.com/big-sick-2017-recensim

 

5          Lady Bird

Zhanri: Dramë Regjia: Greta Gerwig Ansambli: Saoirse Ronan, Laurie Metcalf

Thjeshtësia e filmit, një adoleshencë goxha origjinale në një ambient jo aq miqësor për një të ri, nën hije të botës së LA, e bën ‘Lady Bird’ një vepër të shkëlqyeshme të Greta Gerwig, e cila edhe më herët ka pasur një prekje të ëmbël në përgatitjen e filmave.

Recensimi – http://morinaluan.com/lady-bird-2017-recensim

 

4          Coco

Zhanri: Animacion Regjia: Lee Unkrich, Adrian Molina Ansambli: Anthony Gonzalez, Gael Garcia Bernal

Filmi i animuar i dytë më i mirë në dekadën e fundit. Menjëherë pas Inside Out. I përkryer.

Recensimi – http://morinaluan.com/coco-2017-recensim

 

3          Dunkirk

Zhanri: Histori Regjia: Christopher Nolan Ansambli: Fionn Whitehead, Barry Keoghan

Tri tregime, një mjeshtër superior i artit të filmit. Vepra më e bukur e Christopher Nolan.

Recensimi – http://morinaluan.com/dunkirk-2017-recensim

 

2          Three Billboards Outside Ebbing, Missouri

Zhanri: Dramë Regjia: Martin McDonagh Ansambli: Frances McDormand, Woody Harrelson, Sam Rockwell

I pabesueshëm! Ata që kanë njohur Martin McDonagh më parë s’do të jenë befasuar nga kjo krye-vepër artistike. Të le për të dashur më shumë, por nuk do të ofroj më shumë se kaq pasi do të humbiste madhështinë. Krejt përgjigjet janë brenda filmit, dhe shumë lehtë për t’u gjetur!

Recensimi – http://morinaluan.com/three-billboards-outside-ebbing-missouri-2017-recensim

 

1          Wind River

Zhanri: Krim Regjia: Taylor Sheridan Ansambli: Jeremy Renner, Elizabeth Olsen

Filmat që shfaqen në tre çerekët e parë të vitit nuk kanë shanse të merren në konsideratë për filmat më të mirë të vitit. Kjo ndoshta sepse kritikët janë në pushim dhe aktivizohen vetëm kur nisin të bien gjethet, shirat, e bora. Bora e bën këtë film, një tregim prekës, skenar të përkryer, regji madhështore, dhe një aktrim nga karaktere goxha të çara! Filmi më i mirë i vitit!

Recensimi – http://morinaluan.com/wind-river-2017-recensim

 

 

 

Lehtë nuk ka qenë renditja. Nuk besoj që ka qenë lehtë edhe leximi i kësaj. Kisha dashur të shohim më shumë lista të këtilla, më shumë filma të mirë të parë, dhe më pak kohë të humbur. Shpresoj që kjo s’ka qenë humbje kohe, ndonëse mund të ketë mospajtime të mëdha.

 

Luan Morina