Filma

Arsenic and Old Lace (1944)

Arsenic and Old Lace (1944)

Frank Capra është njëri nga film-bërësit e mi të preferuar. Nuk di që më ka zhgënjyer ndonjë film që ka pasur emrin e tij të ngjitur në të.

Tek Arsenic and Old Lace kemi Mortimerin – një kritik i shfaqjeve teatrale, një dashnor që më në fund vendos të martohet. Për shkak se ky fakt është i pabesueshëm për lexuesit e asaj kohe, Mortimer martohet në fshehtësi dhe para se të ikën në muajin e mjaltit, ndalon të viziton dy tezet e tija. Këtu nis një seri ngjarjesh me një errësirë komike që provon të prek skajet e horrorit. Dy tezet e tij kanë mbytur njeriun e trembëdhjetë. Ato jetojnë me dajën e çmendur i cili mendon se është Teddy Roosevelt, derisa vazhdojnë të shërbejnë si xhelat për të moshuarit e mjerë duke i helmuar sipas tyre lehtë për ti çliruar nga kjo jetë.

Me të mësuar këtë Mortimer nis serinë e planeve që shpesh bien në kundërshtim me njëra tjetrën duke provuar të fsheh këtë të vërtetë nga tashmë nusja e tij, derisa provon në fshehtësi të tezeve ti lajmëroj ato në polici. E gjithë ngjarja zhvillohet në një dhomë, duke kapur kënde të ndryshme. Ka pjesë komike deri në një masë por që nuk ofrojnë të qeshura për shkak edhe të temës që ka.

Filmi është realizuar si teknikisht si artistikisht në mënyrë shumë të mirë. Nganjëherë ngjarjet bëhen të komplikuara, falë planeve të ndryshme që bën karakteri kryesor. Ndërkohë aktrimi është në nivel me Cary Grant në qendër të ngjarjeve si Mortimer. Priscilla Lane nuk ka shumë hapësirë në film, jo aq sa tezet Brewster dhe Dr. Einstein e daja Einstein. Në ngjarje përfshihen edhe karaktere tjera me ndikim minor, por që kontribuojnë pozitivisht për atë hapësirë sa kanë.

Në përgjithësi, tregimi për arsenikun dhe lidhësen e vjetër – dy armët kryesore në këtë film mbetet një film i mirë. Realizuar mirë në të gjitha aspektet dhe jo i veçantë. Fansat e Cary Grant, dhe Franc Capras do të freskoheshin me këtë film duke devijuar nga zhanret e zakonshme për këta emra. Nota personale: 4/5