Sport

arti i hejterave te Premier League

qy, shkrimi osht i rond, i teprum, i ekzagjerum, e nuk provon asni kashore mi shti krejt me ni thes… amo edhe osht i nevojshem, ose s’paku mu po m’doket qashtu…

hejterat e premier league

pata shkru ni kohe per hejterat e Mourinhos… pse secili hejter i Mourinhos e urren ato…

per hejterat po shkruj apet, veq per do hejtera tjere qe i vendosim n’dy kategori, kryesisht nipambesat e gjermanve edhe nxansat e mesuesve klasor (lexo deri n’klase t’peste)…

a e din qysh e dalloni ni njeri t’dijshem prej tjerve? perdor fjale te huja n’maksimum tu provu me ju bo mu ndi t’padijshem edhe njekohesisht mu tut me sfidu opinionin e tij/saj per temen qe e ka shkru… osht ni qasje primitive e para-komunizmit, amo perdoret me t’madhe te na se e ha tregu…

tregu e ha edhe pretendimin qe La Liga osht liga ma e forte n’bote sepse rrjedhimisht Reali edhe Barcelona dominojne ne Ligen e Kampioneve edhe Sevilla ka mposht ekipe te ‘mdhaja’ si Dnipro, Liverpooli e Espanyoli n’rrugen per 5 titujt e Europa League…

masanej osht koeficienti i UEFA-s (drejt ndryshimit) edhe el-clasico…

amo ofendim osht kur fansat e Realit e Barcelones nisin t’flasin per art, strategji, taktike, e lesh qysh La Liga osht liga ma e mira n’klejt boten…

osht art kur ReaLona (gjate mi shkru t’dyjat ngjit) ta dominon Getafen tu majt 92% t’topit edhe i bon 27 gjujtje karshi 3 karshi tri te ekipit te anonimit Hoze Armando Marias…

art osht kur dy lojtare lujn me bo gollaverazh ma t’madh se ekipi i renditur i 11ti n’lige n’luften e tyre per Topin e Arte – ni cmim qe jepet prej gazetareve te cilet kane shperbly edhe Pavel Nedvedin e Fabio Cannavaron para Thiery Henrrys, e Michael Owenin para RAul Gonzalezit

la liga osht ma e mira se per me kqyr ni ndeshje ndermjet Las Palmasit e Bilbaos pa u shperqendru e pat marr gjumi, osht ma zor se ni muj burg…

amo, aaaaaartttt osht… art be, qasi arti… osht inteligjente, madheshtore, mrekulli… krejt krejt, premier league nuk osht ma e mire se la liga se ekipa jeme osht pi liges ma t’forte n’bote edhe qashtu une jom me ma t’miret e ju tjert jeni hejteraaaa… tha ni fmi i klases 4tet i cili nuk e di sakte as numrat rendor t’futbollisteve te ReaLones e leje ma me njoft gjysmen e 11shes te Espanyolit… ku me dit kur dy here n’vjet e kqyr, edhe ato dy here topin krejt 11 lojtaret e prekin maksimum 100 here…

osht art sepse diktaturaaaa… kane qef me dominu ekipin tjeter, edhe e kqyr ma rehat, nuk lodhesh, e din qe mos me t’mire me zor pa e mujt nuk e len… lehte… emocionet qe fansat e premier league i perjetojne per 38 jave, realonistet i perjetojne per 2 jave ne krejt sezonin… edhe pak emocione pi tutes qe Atletico mundet me ju thy komt… Simeone osht lope, se nuk u nenshtrohet… nuk i ul pantollonet kur t’lun me realonen… po, ju kthen, i lufton…

simeone nuk osht artist sepse osht zor me mujt!

art osht golashenuesi ma i mire i liges mi shenu 50 golla… art be… keq qe nuk e kane mrri Mario Zhardelin, lojtarin ma t’mire t’gjitha koherave… artist i vertete

hejteraaa jon edhe nipambesat e diaspores… ne Bajernliga, ata lavdrohen qysh kane ni rivalitet me Lajpcigun i cili s’po osht fer ne treg, edhe 1860 munchen qe osht dy divizione ner ta… ne Bundeslige jane 17 ekipe qe luftojne per poziten 2 deri 18… Dortmundi, Wolfsburgu mas ni finale e cerekfinale te Liges se Kampioneve munden me rreziku me ra pi liges, amo Bajerni osht n’kryeeeee… sepse mbledh ujemin si n’financa si n’lojtare te krejt liges… bajagi qendrim nazist osht…

hejtera te liges ma t’mire n’bote ka… sa t’dush… hejtera qe prom knaqen me Arsenal-Leicester, habiten me Watford-Liverpool, e Chelsea-Burnley, edhe me tri loje tjera n’program ja nisin me lavdru laligen e realones, lige t’ciles maksimum i shohin ni ndeshje e gjysme ne javet – ndeshjet e ekipit tyne, edhe pjesen e pare te ndeshjes te kundershtarit tyre me shpresen se po hupin, derisa n’pjesen e dyte veq osht e mbyllen cashtja e fituesit…

art… art t’cilin e shijojne tu qendru edhe kah dy ore n’galerine e arteve, tu i studiu pikturat, skulpturat, e veprat tjera artistike, sepse kuptojne ne art… ne artin e Mozzikut e Kides, e kush jon ata tjeret n’forme tek fmija…

art be…

art t’cilin e promovojne tu ju ofru numra gati hiq relevant me ndeshjen… tu ju kallxu sa pasime t’sakta i ka pas Toni Kroos e Andres Iniesta kunder Girones, mesfusha e te ciles vec i ka kqyr kta dy djemte kah kane pasu pa provu me intervenu n’ta… art osht edhe me kqyr…

art t’cilin ju s’keni me kuptu kurre sepse ju pelqen me kqyr tu nga nalt e poshte ne premier league, nalt e poshte si gjaja pa taktike, pa strategji, pa aaaaaarttttt…

arti…

p.s.
personalisht une e kqyri Bundesligen e La Ligen gati sa Premier Leaguen… m’knaqin shume sende n’to, amo tullusum ta bojn kta fansat e Pikasos… munden me ju bo, amo mos lejoni… dashnija e vleresimi per Premier League nuk e perjashton domosdo ni lige tjeter… perkundrazi, vec sa duhet me ju motivu me kqyr, e mu bind vet se cka osht ka ndodh pernime…

kqyrni top…