Televizioni

Black Sails – Sezoni 3 Recensim (me spoilera)

Popullsia e Nasaus në një pjesë të shekullit XVIII ka pasur trefish më shumë piratë se sa banorë të thjesht. Që nga ajo kohë, mesa duket Karaibet si për ironi kanë qenë parajsë për hajdutët, diçka që po aplikohet nga ‘piratët’ modern (lexo: hajnat modern).

Për Nasau janë nisur pjesa më e madhe e karaktereve të ‘Black Sails’ në sezonin e tretë, më saktë për të sunduar Nasaun. Në fund shumica mbërrijnë aty për të sfiduar njëri tjetrin për mbretin e ri, i cili mesa duket është përzgjedhja më e mirë për të gjithë. Së paku kështu mendon Rinori.

Xhon Silver mbetet mbreti më i pajtueshëm për të gjithë. Për këtë s’ka dyshim. Besoj që edhe Flint do ta përkrah. Miqësia e këtyre dyve nuk është e fshehtë. Mundësia që të ketë një dyluftim ndërmjet Flint dhe Silver duket pothuajse e pamundur. E pabesueshme. Por, gjërat janë përzier goxha shumë dhe epshi për mbret e ari gjithnjë ndryshon njerëzit e zakonshëm, e lëre me piratët. Sido që të ndodh, kush do që të jetë mbreti i ri ka një mision të qartë – të var Eleanorën, karakteren e preferuar të Luanit.

Nëse Eleanorë lë serialin, atë do e lë edhe unë. Ajo ka bërë njërin nga veprimet më të mira në serial deri më tani duke eliminuar karakterin e Çarls Vein. Personalisht aktrimi i Zach McGowan më ka shkuar nerva, mënyra qysh ka folur kryesisht. Karakteri nuk ka qenë diçka i mangët sa ka qenë aktrimi. Por, mirë që u largua, edhe pse më dukej goxha e pabesueshme të ik në atë mënyrë. Kam pritur që Billy do të bëj diçka, por ngjarje si këto në stilin e GoT tani janë bërë imperativ për serialet që dëshirojnë të jenë në trend. Karakteri i Eleanorës ka qenë një pirate politike tepër e zonja në qëllimet e saja. Pakte me të gjithë djajtë vetëm që të arrij qëllimin e saj, përfshirë edhe atë ngjarje të tmerrshme tek Vejn, ngjarje që bashkëshkruesi im e konsideron më të mirën e sezonit, me ç’gjë pajtohem.

E vërtetë që varja e Çarls Vein ka qenë jo vetëm momenti i këtij sezoni, por ndoshta edhe i krejt serialit deri më tani. Por, ka ndodhur çfarë ka ndodhur, dhe koha të shohim para. Nëse jo Xhon Silver, atëherë pres që së paku Rakham ose Mjekërziu të hakmerren për Çarlsin. Përfundimi s’ka mundur të jetë më i bukur, më ngazëllues. Mëzi pres sezonin e ardhshëm, dhe kuptohet varjen e Eleanorës. Ngjashëm edhe Luani, por kurorëzimin e saj si mbretëreshës (edhe pse ky do e dëshironte për vete).

Një gjë është e sigurt, Nasau do të shkoj flakë sezonin e ardhshëm.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *