Filma

The Boss Baby (2017) – Recensim

Madagascar-at janë filma të mirë. Që të tretë. Së paku mua më pëlqejnë, edhe ideja fillestare ka qenë e mirë, por me kalimin e kohës si gjithçka edhe atyre ju ka humbur shija. Por, edhe ‘Megamind’ është i mirë. Deri diku. Nëse ka Will Ferrell s’ka si mos të jetë i mirë. Krejt këto janë arsye të bollshme që regjisori Tom McGrath të bëj film të mirë edhe me ‘The Boss Baby’. Megjithatë nuk del të jetë ashtu.

Ideja në plan të parë duket të jetë interesante, origjinale. Megjithatë nuk është e përpunuar mirë dhe ndoshta nuk arrin të shtroj trajektoren qartazi nga fillimi në fund. Ka shumë mangësi në shtjellim të skenarit dhe humbet në kalimin e kohës. Jo që nuk qartëson qëllimin e karaktereve dhe përfundimisht misionin e tyre. Por, për një fëmijë mund të jetë pak i komplikuar. Ngjashëm si edhe për mua në këtë rast.

Tema ka të bëj me një bebe që vishet si një shef dhe është në mision për të ndaluar shefin e një organizate që ofron kafshë shtëpiake të cilat konsiderohen si alternativa më të mira ndaj fëmijëve që rriten. Së pari ai duhet të bind vëllain e madh xheloz, dhe pastaj të mbledhin ca fëmijë tjerë që në një masë të madhe mund të ju ngjasoj me mbledhjen që bëhen tek ‘The Secret Life of Pets’. Veçse ky është më i keq si film.

Zërat nuk luajnë ndonjë rol të madh kur skenari e regjia nuk është në nivel. Janë Alec Baldwin, Steve Buscemi, Jimmy Kimmel, Lisa Kudrow, e edhe Tobey Maguire nga këta pak më të njohur. Thashë që kontributi i tyre për mendimin tim ka mbetur jorelevant në fund.

‘The Boss Baby’ mbetet një film i dobët, që dështon në shumë mënyra. Mund të jetë i mërzitshëm për tu shikuar edhe me më të vegjlit tuaj, lëre më vetëm. Nota personale: 2/5