Digitroni

Digitroni – RTK F

Në njërën prej episodeve më të mira nga mbi 400 sosh, ajo që adapton tregimin e The Shining në njërën prej ‘TreeHouse of Horror’, Homer Simpson thotë njërën nga fjalitë më të mëdha – Television – Teacher, Mother, Secret Lover!

Televizioni, për mua ka qenë një kuti shumë e dashur. Tashti është një katërkëndësh shumë i dashur, fatkeqësisht pa tentene e orë mbi.

Përkundër s’di sa qindra kolumneve ditore për nja pesë vite, pastaj shkrimeve të ndryshme të botuara nëpër gazeta e portale të ndryshme, angazhimi tek Maniakat, edhe në fusha tjera, por mbi të gjitha regresi në cilësinë e programeve televizive vendore, më pati ftohur nga shkrime për TV.

Tashti, regresi veç ka vazhduar, duke puthitur baltën, dhe ka nisur të merret si diçka normale. E di që do të shkojnë në vesh të shurdhër këto kolumna, të cilat shpresoj t’i bëj së paku një herë në javë – të martave ose të enjteve, por së paku do të provoj të jem zë i atyre që janë të detyruar të pajtohen me ‘kryevepra’ të televizioneve tona.

E padyshim, televizioni më i madh tek ne, është makina propaganduese e trushpëlarëse më e madhja jo vetëm në Ballkan.

Në diçka që i ngjan televizioneve publike në vendet diktatore – RTS i Millosheviqit ka qenë deri diku ndoshta më i butë – RTK-ja merr një formë nënshtruese ndaj pushtetit, duke bërë edhe ato që vet ata nuk bëjnë. Continue Reading