Harry Potter, Journal

Magjia e premtimit të thyer

Larg, në Paqësor, në njërin ndër ishujt më të mëdhenj të dominuar njëherë nga gjermanët, nga pushtimi i të cilëve ka gati gjysmë shekulli që janë shpëtuar, vazhdon lufta ndaj një pushtimi tjetër. Ndaj pushtimit nga i cili ka pak më shumë se tre shekuj më parë ishin çliruar pushtuesit e parë të Indisë Continue Reading

Harry Potter

Nine_and_three_quarters

Nisi te ecte ne ate drejtim… gjindja po perlasej mbas tij tek shkonin drejt binareve nente e dhjete… Harri shpejtoi hapin… mbylli syte, gati te perplasej…

binari 9 e 3/4 ne King’s Cross osht porta kryesore qe na qon n’boten e Harry Potterit…
per krejt neve fanatikave aty nis magjia e lire larg babanacve, edhe osht bota ku ndodhin ma t’mirat e 4224 faqeve te librave n’anglisht…
ky binar e ndan boten e zakonshme prej asaj t’magjishmes… keto dy bote nderlidhen n’mes vete koxha shume, ama anej e tutje osht veq magji…
pak a shume kjo pasqyron boten tone… shumica n’neve ka pak magji, imagjinate mbi racionalen… ni vend n’mendjen tone ku ndodhin sene qe s’kan kuptim… kjo osht pjese e jetes tone babanace…
shumica ndoshta e lypin ni binar t’tille, me kalu me ni dimenzion tjeter, me ni univers paralel, ku i kishim marr veq t’mirat e ktuhit… ose nashta as ato…
mirepo, a guxoni me imagjinu ni univers te tille.. sa guxoni me imagjinu? a guxoni me fut njerz qe mujn me jav prish? sigurisht asni politikan nuk e kishit marr… (ndoshta shpendin, amo s’kish pranu mu kon dikun ku s’jon Patsat)…
imagjinimi i dickaje te tille n’detaje i ka sjell JK Rowling gjithcka… ka guxu me imagjinu edhe e ka bo ni bote n’vete, bote t’cilen e duan miliona njerz qe i kan ble librat e saj…
supozojm qe keta e kan gjet ni bote qe e kan lyp… po ju tjert? a e keni gjet boten e imagjinueshme… a nashta jeni t’knaqt me jeten e zakonshme ku punoni 5-6 dite n’javet ka 8 ore per me pagu rrymen, edhe me i kalu dy jave t’veres n’deti?
mos u tutni me imagjinu… ondrroni… lshone veten n’ato ondrra… veq mos t’jene materiale, apo qe mbeshteten n’noj njeri tjeter… bohuni dirigjent… s’paku per ata pak minuta… shkruni… edhe mos e leni kerkond me ju kallxu a osht shkrim i mire a i keq…

por nuk u perplas… ai vazhdoi te vraponte… hapi syte…
nje lokomotive me avull kishte ndaluar pergjate nje binari perplot me njerez…

Harry Potter

Harry Potter osht botë n’veti…

Kjo botë ndryshon te varrezat në vazhdimin e katërt të filmit ‘Kupa e Zjarrit’. N’fakt krejt ky vazhdim, filmi osht ma ndryshe, ma i errët, përkundër Hogsmidit, vallëzimit, e Padmes e Parvatit.

Skena te varrezat ndryshon krejt botën e Harry Potter. Gjithçka ndodh shumë shpejt që na fjalët e Sedrikut i cili osht krejt i hutum prej ngjarjeve çka po ndodhin. Shfaqja e Bishtnxehtit me Fluronvdekjen si foshnje n’krahë, edhe urdhëri i tij për me vra Sedrikun i paraprin ni lëvizje të nxitume t’veprimeve edhe ritualit të rimëkëmbjes të Fluronvdekjes. Bishtnxehti ka rolin ma t’madh n’film, edhe deri më tashti n’tregim n’atë pjesë. Skena e rishfaqjes të Fluronvdekjes me kamerën që ka Harryn në sfond, edhe që merr një lëvizje 360 shkallësh deri tek rishfaqja e Bishtnxehtit osht e para prej madhështoreve në këtë pjesë të filmit.

Osht hera e parë që shohim Fluronvdekjen si qenie fizike, konkrete edhe në njëfarë mënyrë habia jonë pasqyrohet në shikimin që ka Bishtnxehti kur e sheh Fluronvdekjen. Prej këtu nis monologu i Fluronvdekjes që thjesht edhe shënon nisjen e epokës dualiste, epokës së tij dhe të ligës në krejt serinë. Kapja e krahut, thirrja e Hamortëve dhe shfaqja e tyre vërtetë osht skenë epike, e përpunuar në mënyrë madhështore. Fluronvdekja vazhdon me dominu skenën, tu nis rrëfimin për zhgënjimin që ka në hamortët dhe gjithashtu tu dëshmu zotësinë që ka mbi ta. “Welcome my friends. Thirteen years it’s been, and yet here you stand before me as it was yesterday. I must confess myself – disappointed.” Thashti kjo pjesa e fundit osht njona prej thënieve që kom adaptu në jetën e përditshme për me shpreh zhgënjimin në njerëz. Osht prej thënieve ma t’fuqishme, mënyra qysh e shpreh Fluronvdekja derisa u heq maskat Hamortëve për të përfundu me Luciusin.

Në skenë rishfaqet Bishtnxehti i cili megjithatë ende nuk ka marr miratimin dhe faljen e plotë të Fluronvdekjes. Krahu i tij, i dhuruar ka një rëndësi e besnikëri në vete që e shohim te pjesa e parafundit. Derisa Bishtnxehti ngrit krahun me plotë lakmi dhe krenari, osht hera e parë që shohim buzëqeshjen e Fluronvdekjes.

Këtu nis dialogu me Harryn. N’fakt më shumë monolog plot urrejtje dhe shpagim për krejt vujtjet që ka pas Fluronvdekja. Na jep ni shpjegim edhe atyre që nuk i kan lexu librat se qysh ka marr zanafillën kejt kjo mesele, diçka që mësojmë mas miri te libri i gjashtë. “I can touch you now” – vazhdojnë pjesët e mahnitshme të monologu. Dominimi i dialogut, leksionet e para të dyluftimit, deri tek dominimi i Harryt janë pjesa përgatitore për kryengjarjen e filmit.

Edhe pse John Williams ka mungu, Patrick Doyle bon ni punë të mrekullueshme me kolonën zanore. Që nga dyluftimi i Harryt me Fluronvdekjen nis dominimi i muzikës në sfond që veç çka ju jep emocion ngjarjeve. Shfaqja e Xhejmsit dhe Lilit, osht njo prej skenave ma rrënqethëse n’këtë pjesë, tu vazhdu me lutjen e Sedrikut për mi kthy trupin. Pjesa e Sedrikut vazhdon edhe kur kthehet trupi i tij. Fjalitë e prindit të Sedrikut osht ma i dhimbshi në këtë film, e mos ndoshta prej ma t’dhimbshëmëve në krejt botën e Harryt.

“I want to see the light leave your eyes” – edhe ni fjali tjetër e Fluronvdekjes që të mbetet në kujtime para se me vazhdu me ndeshjen e dritave të tyre edhe shfaqjen e llafet e prindërve të Harryt e Sedrikut. Kthimi edhe ndryshimi i qejfit pas kthimit nga varrezat, momenti kur rishfaqet kolona zanore, tema e Sedrikut osht emocionalisht shkatërruese.

Largimi i Harryt me Mudin, fytyra e Changut, Hermiones, Krumit, para se të largohet kamera në kështjellën me ata dy sikur mbyll kapitullin e dhimbshëm dhe rinis tregimin me të ligën dhe Fluronvdekjen. Osht pjesa e parë e ritregimit të Harry Potterit dhe stories të tij. Monologu i Mudit osht i hatashëm. Përqeshja e Harryt nga Mudi osht momenti ma komik për një kohë të gjatë në këtë film. Pastaj, për të përmbyll pjesën e tij, Barti Krauç i riu na lë me një fjali tjetër “I’ll show you mine if you show me yours”, për të përfundu këtë tregim për to.

Si zakonisht, filmi nuk mundet me përfundu pa ni fjalim të Urtimorit. E kësaj radhe osht fjalimi ma i pacenzurë, ma i sinqertë i Urtimorit i cili edhe vet e pranon që kohët kanë ndryshu edhe nuk mundet me fsheh të vërtetën, për hatër të Sedrikut. Fjalimet e tij gjithmonë janë të fuqishme, derisa zani i tij jehonë në sallën e ushqimit të Hoguortsit.

Urtimori refuzon të mbaj qetë situatën për Ministrinë. Tregon të vërtetën edhe kujton që të mbahet në mend Sedriku, edhe ta kujtojnë ashtu siç ka qenë, i urtë, i qetë, dhe guximtar, diçka që nuk do ti shpëtoj as bullgarët e as francezët magjistarë nga e ardhmja që po i pret.

Tregimi për perdet qysh i ka djeg, derisa osht në dhomën e Harryt, sikur lehtëson pak qejfin. Diçka që venitet me pytjen e Harryt për prindërit që i ka pa. Osht moment demolues kur thotë “No spell can bring back the dead, Harry”. Osht edhe ni mënyrë për me shty Harryn me lëviz para edhe që magjia ka kufijtë e saj. Vdekja osht ma e fuqishme se gjithçka.

Si zakonisht, treshja mblidhet në fund, edhe me buzëqeshje të paqellimtë Hermiona deklaron që “Everything is going to change now, isn’t it?”. Edhe njëmend gjithçka ka me ndryshu. Treshja nuk janë mo fëmijë, Harry Potter nuk osht ni tregim i lumtur për magjinë. Osht ni luftë e të mirës kundër të keqes. Osht ni luftë që posa ka nis. Osht ni luftë që ka me na lon krejtve mbresa.

Largimi i anijes Karkarofit edhe fluturimi i karrocës së Madamë Maksimë tek ura e Hoguortsit osht pamje që ngulitet çdo fund filmi në kujtesën e neve potterheadsave.