lomsh

elonaaaa

e vetmja pjese ku ni shqiptar i lindun n’perendim mundet me qene ma i mire se na jane kushtet ekonomike n’t’cilat ka jetu…
edhe ato jo qe e ka qu lejleku atje, po per ni arsye a tjeter, prioritetet e familjes tyne kane dallu prej familjeve tona ketu… Continue Reading

lomsh

Evlati…

Edhe sonte mu nxu fryma. Apet.

Boll u munova kishe pak me hangër.

Pak përshesh. Me supë. Edhe ujë.

Me këto dur që m’dridhen diqysh me përpi.

Me majt këtë kashore shpirt që s’do me m’dal kurrsesi.

 

E mbaj n’mend atë ditë kur e patëm pru n’shpi.

E di që pushkë patëm qit.

Hasret djalë. I pari n’mahallë.

Kurrë qefin s’ja patëm prish.

Gjithmonë i pari i ka pas krejt që kanë dal.

Fjalën s’ja kem kthy. Veç me dal ni hallall fmi.

 

Marr çajnikut ujin me vlu.

Ni çaj të lehtë, para hapave me pi.

Osht bo vonë, s’kam as familje e as kojshi.

Qef kisha pas me lexu diçka, po nuk po m’punojnë kta sy.

E televizori s’osht qysh ka qenë ktunihere.

Veç lajme, ksi seriale, e njerëz tu qaravesh përherë.

Radion e kisha lshu, po edhe asaj cilësia moti i ka humb.

 

Natë e zymtë. Shyqyr që s’paku kjo llambë po m’bon dritë.

Shyqyr që kjo penzi po m’del me pagu këtë rrymë e me ngi këtë fyt.

Ah këtë fyt që mu ka ngushtu e që s’le kurgjo t’thatë teposhtë me shku.

Shyqyr që qato barnat t’vogla kanë qellu.

S’di për besa qysh kisha mbijetu.

 

Edhe njëmend jom mërzit me jetu.

Krejt i kom andej, ndoshta edhe janë tu m’prit mu.

Sikur ni telefon ta kisha pas,

me thirre unë vet atë nanë e atë babë.

Po s’po vyn sen ky telefon thi,

kur kërkush s’m’thirr zanin me ma ndi.

As ai evlat që e du si kta dy sy.

As sot, që ku osht veç Zoti e di.

Ai Zot që m’ka harru, e po m’len hala me vujt, me jetu.

Ka me javë e me muaj që fytyrën s’ja kom pa, e zanin s’ja kom ndi.

Ah, ai evlat…

 

Ndërkohë, diku larg, një zhurmë feste nuk ka të ndalur. Në mesin e këngës e valles, plot hare e qejfli, është ai evlat që për babanë e tij s’do as me ndi.

lomsh

Zemra e Klementinës

Katër muaj vonohen të kuqet, deri në pesë muaj të bardhat. Kjo vlen për qelizat e rruazave të kuqe edhe të bardha të gjakut, e disa qeliza marrin vite për tu rigjeneruar. Këto nuk i shohim me sy, nuk i vërejmë. Ato që i vërejmë janë ato lëndimet e gishtit, dorës, krahut, kur i biem derës hapur me gishtin ma të vogël të këmbës. Hala më e pështirë është nëse ju ndodh të ju ngulitet ndonjë ‘spirrë’ druri, sidomos nëse ngroheni me ta dimrit. Tek këto vërehet sa mirë rigjenerohet trupi edhe diçka e lënduar të kthehet ashtu siç ka qenë më parë. Continue Reading

lomsh

The Princess Bride (1987) – Recensim

Gjyshërit janë zakonisht ata që na tregojnë përralla kur jemi të vegjël. Mirëpo dikush nuk ka pasur gjysh apo gjyshe si fëmijë dhe detyra e tregimit të përrallave u ka rënë prindërve. Sidomos kur kemi qenë të sëmurë, një tregim, një këngë e lehtë, apo veç edhe një ledhatim i butë i kokës kanë qenë ilaçi më i mirë. Por, dikush nuk ka pasur as prindër! Kush u ka treguar atyre përralla? Kush u ka pëshpëritur ninullë të me një zë të lehtë? Kush u ka ledhatuar kokën?

Si sot fëmijët, Continue Reading

lomsh

Qika jeme (1991) – Recensim

“M’fal qika jeme që gjithmonë ke qenë e rrethume me vdekjen. Më fal që s’kom mujt me t’msu ma shumë për vdekjen, me t’cilën prej që e mban n’mend ke qenë e rrethume. Më fal që s’kom ditë ma shumë për vdekjen, por që për paraqitjen tonë të fundit publike në këtë jetë duhet mu duk sa më mirë që mundemi. M’fal…” Continue Reading

lomsh

  1. Leicester – Manchester United (e shtunë, ora 6e30)

Vitin e kaluar, ndeshja ndërmjet këtyre dy ekipeve ka qenë njëra ndër më të mirat e sezonit duke ofruar plot 8 gola. Për shkak se në njërën anë kemi një trajner si Van Gaal dhe strategjinë e tij defanzive këtë sezon, zor se mund të shohim aq shumë gola nesër. Por, mund të shohim se çfarë mund të bëj Leicester ndaj ekipeve të mëdha.

Kundër Arsenalit kanë dështuar keq, si me rezultat edhe me lojë, derisa brenda një muaji do të ndeshen edhe me Chelsean, Evertonin, Liverpoolin, e Cityn që pritet të jetë periudha ku Leicester do të ‘kthehet’ në vete. Më pëlqen loja e tyre shumë më tepër se e United për momentin. Po të më thoshte dikush që trajneri që ka humbur nga Ishujt Faro do të bënte futboll më të mirë se Aloysisus Paulus Maria van Gaal që ka fituar tetë kampionate kombëtare dhe Ligën e Kampionëve, nuk do ta konsideroja normal. Sot po e them vet!

  1. Tottenham – Chelsea (e diel, ora 1)

Chelsea nuk ka arsyetime për të dëshpëruar më. Po të mos konsiderojmë Leicesterin si skuadre kreu, tjerat takime në muajin e ardhshëm janë krejt nga poshtë tabelës, aty edhe ku gjendet Chelsea, me plot mëritë. Mourinho duhet të bëj diçka me skuadër, duhet të shfaq futboll të hapur, sulmues që të marr fryte. Metodat e tija të kundërta me fjalinë paraprake e kanë sjell në këtë pikë ku është.

Tottenham po kalon njërën nga sezonet më të mira të këtij shekulli. Nuk kam pritur një ndryshim kaq të madh nga sezoni i kaluar, por Pocchettino ka arritur të krijoj një skuadër të mirë që po përshtatet mes reparteve duke kontribuar në gola dhe pikë të fituara. Pikërisht forma e Chelseat ndoshta mund tu ndihmoj të renditen në katërshen e parë. Edhe pse mendoj që fitimi i Europa League do të ishte një rrugë më e sigurt drejt Championsit.

  1. Marseille – Monaco (e diel, ora 9)

Liga e Francës ka mbetur vetëm për kësisoj derbi klasik. Monaco dhe Marseille renditen bash aty ku e meritojnë të jenë. Të dyja kanë skuadra mesatare që kanë mundësi të bëjnë më shumë, dhe strateg të mirë që bëjnë më të mirën me këto skuadra. Të dyja shfaqin forma të ndryshme nga java në javë duke qenë të paparashikueshme sa për vete aq edhe për kundërshtarët.

Pa marr parasysh renditjen në tabelë, takimet ndërmjet këtyre dyjave gjithnjë kanë qenë interesante. Edhe i të dielës pret të jetë ngjashëm interesant.

  1. Leverkusen – Schalke (e diel, ora 5e30)

Hertha ka zënë pozitën e katërt që çon në Champions. Kjo pozitë do të duhej ti takonte Leverkusenit ose Schalkes. Do ti takonte edhe ndonjë pozitë më lartë sikur të kishin trajner më të mirë, sidomos Leverkusen. Farmaceutët kanë skuadër tepër të mirë. Shumë më të mirë se sa që e shfaqin rezultatet ndaj Kolnit e Hamburgut.

Schalke ka skuadre të talentuar. Është një skuadër në ndërtim dhe e denjë për sukses, por nuk ia arrin të dal ballësh kundër skuadrave rivale siç ndodhi me Monchengladbach, Dortmund, e Bayern. Pas Leverkusenit, kanë një seri kundër skuadrave inferiore, dhe 12 pikë do të konfirmonin zotësinë e tyre. Por, zor që do të mund ti marrin.

  1. Sevilla – Valencia (e diel, ora 8e30)

Edhe një përballje për pozitën e fundit që çon në Champions. Sevilla është shumë e dobët sivjet. Ndoshta Emery do të prodhoj diçka me shkopin e tij magjik pas vitit të ri, atëherë kur sipas të gjitha gjasave do të mbesin të angazhuar vetëm në Spanjë, ama për momentin nuk është siç duhet.

Valencia disi arsyetohet për rezultatet për shkak të ndryshimeve të shumta në formacion këtë verë. Por, megjithatë dyshoj se trajneri aktual mund të bëj diçka të madhe me këtë skuadër. Nëse asgjë, do të duhej të dalin fitues ndaj Sevillas.