lomsh

Angli

Liverpul – Fulhem. Mund të jetë finalja e Europa Ligës. Pse jo! Të dy skuadrat po shijojnë formë fantastike në Evropë. Por, në Premier Ligë, gjërat qëndrojnë ndryshe. Liverpul po mundohet me të gjitha forcat që të futet në katër skuadrat e para që e çojnë në Ligën e Kampionëve. Fulhem shpresat për Evropë, i ka mbështetur vetëm tek Europa Ligë. Të dy skuadrat vijnë të lodhura nga ndeshjet e Europa Ligë, dhe ndoshta një barazim do të ishte rezultat më i mundshëm për këtë ndeshje. Në të njëjtën kohë ky rezultat do ta largonte Liverpulin definitivisht nga lufta për pozitën e katërt, pra Liverpul duhet të fitoj patjetër këtë ndeshje.

Mançester Siti pret skuadrën e Birmingem, ndaj të cilit nuk besoj se do të kaloj pa probleme. Birmingem është skuadra që u ka prishu hesapet të gjithëve, dhe një barazim 1:1, i treti radhazi për Birmingem nuk do të ishte befasi.

Junajted është skuadra e vetme nga kreu që luan këtë fundjavë. Ata tashmë do të përqëndrohen vetëm në Premier Ligë, pas menjanimit nga Liga e Kampionëve. Mançester udhëton në Bllekburn të dielën, dhe nuk do ta ketë të lehtë ndaj vendasve të cilët nuk i kanë punët keq në ndeshjet e fundit, 2 fitore-2 barazime.

Ndeshje interesante do të jetë takimi ndërmjet Hall Sitit dhe Bërnllit. Hall do të mundohet që të largohet nga zona e rrezikshme, dhe një fitore në këtë ndeshje, do të rregullonte punët për ta, duke ditur se kanë një lojë më pak se Uest Hem. Në anën tjetër, nëse Bërnlli humb, përshëndetet nga Premier Liga. Uest Hem do të ndeshet me Sanderlendin. Edhe për Uest Hem kjo është një ndeshje jetike, dhe mënyra më e mirë për të ndërprerë formën më të dobët që janë duke përjetuar në Premier Ligë, 6 humbje dhe një barazim.

Këtë fundjavë në Angli, zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të kupës të Anglisë. Të dy ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin Uemblli. Të shtunën takohen Aston Villa dhe Çelzi. Është kjo një mundësi e artë për Aston Villa të hakmerret për “turpin” që ia shkaktoi Çelzi në Stemford Brixh. Mos të harrojmë se Villa humbi në finale të Kupës së Ligës, më herët këtë vit nga Mançester Junajted, dhe nuk janë të huaj me finale të kupave këtë stinor. Gjithashtu kanë skuadër më të kompletuar dhe më pak të lënduar se Çelzi. Megjithatë Çelzi, është “hallakatur” kohëve të fundit. Në tri ndeshjet e fundit ka shënuar 14 gola, 7 prej të cilëve ka shënuar pikërisht ndaj Villas. Kjo është Kupa e Anglisë, dhe nuk mund të kemi parashikime.

Në ndeshjen tjetër, Totenhem mendohet ta ketë lehtë ndaj Portsmuthit. Portsmuth nuk ka çka të humb më. Ata tashmë kanë rënë në kategorinë e dytë, dhe gjithë çfarë dëshirojnë është të luajnë futboll. Totenhem do të luftoj deri në fund të sezonit. Ata janë duke luftuar për atë të famshmen, pozitën e katërt që shpie në Ligë të Kampionve, por edhe një finale nuk do të ishte josukses. Ajo çka i veçon këto dy skuadra janë mungesat e shumta të lojtarëve të lënduar. Tek Totenhem mungojnë Xhenas, Lenon, Kudiçini, Douson, Hadëllston, King, Udgejt, dhe Çorluka. Gati komplet një skuadër! të shohim gjendjen e Portsmuth tani. Mungojnë Xhejms, Belhaxh, Jebda, Boateng, Ueber, Beh Haim, Buba Diop, Hreidarson, Smith dhe Uillson. Kjo është një skuadër e tërë. Do të jetë interesante të shohim njëmbdhjetëshet që do të paraqiten të dielën në fushë.

Francë

Bordo humbi në finale të kupës së ligës. U mposhtën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Më herët janë menjanuar edhe në kupën e Francës. Kanë pasur një epërsi të gjerë në ligën e Francës, por tani renditen në pozitën e pestë,janë tri pikë larg kreut dhe me një ndeshje më pak. Pra gjithçka ka shkuar mbrapsht për skuadrën e Blank këtë vit. Tani ata do të udhëtojnë në Paris, ku do të ndeshen me skuadrën e PSZH. Është një ndeshje që Bordo duhet ta fitoj dhe nuk besoj se do të kenë punë të vështirë, edhe pse janë duke vuajtur kohëve të fundit me vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Ndeshje mjaft interesante do të jetë ajo ndërmjet Lion dhe Lil. Lion ka arritur suksesin më të madh në Ligën e Kampionëve. Ata mposhtën Bordon duke dëshmuar se janë më të mirë se ata. Por, për të verifikuar këtë ata do të provojnë me të gjithë forcat që të fitojnë edhe ligën e Francës. momentalisht gjenden në pozitë të dytë, dy pikë larg dhe një ndeshje më shumë se Marsej. Lil akoma nuk ka hequr dorë nga titulli, apo një pozitë në Ligë të Kampionve, por në udhëtim ata kanë pësuar dy humbje në ndeshjet e fundit, dhe kjo nuk pritet të ndryshoj as ndaj Lionit.

Marsej të dielën ndeshet me Nisën, dhe forma e tyre shumë e mirë në ndeshjet e fundit, nuk pritet të ndërpritet nga Nisa. Personalisht, shoh Marsejen si kampionen e re të Francës këtë vit, duke u bazuar në formën që po tregon si dhe në kunderështarët që i kanë mbetur të ndeshet në javët e ardhshme.

Monpelje ka rënë dukshëm në javët e fundit. Nëse arrijnë të mbesin në pozitë që i dërgon në Evropë vitin e ardhshëm do të jetë një sukses i jashtëzakonshëm për ta. Këtë javë kanë një mundësi shumë të mirë, pasi ndeshen me skuadrën e Le Manit në udhëtim. Fitorja në këtë ndeshje do të vazhdonte ëndrrën e tyre, humbja do të rrezikonte shumë çka. Për këtë, besoj se Monpelje, do të fitoj patjetër të shtunën.

Okserr është një skuadër tjetër që ka mahnitur të gjithë këtë vit. Ata akoma vazhdojnë të luftojnë për titull. Këtë javë ata do të luajnë si mysafirë të skuadrës së Nansit, e cila ka dy fitore në ndeshjet e fundit, dhe ka qenë në ngritje formësh gjatë muajit mars. Fitorja ndaj Bordos, si mysafir javën e kaluar është një arsye shtesë për të besuar në fitoren e Nansit në këtë ndeshje.

Gjermani

Për Bajernin ditët e vështira marrin fund të shtunën. Është ndeshja e fundit në një periudhë ku ata bënë gjithë çfarë duhej për të arritur aty ku janë sot, pretendues për tri frone. Javën e kalar mposhtën Shalken në udhëtim. Këtë javë radhën e ka skuadra e Leverkusen. Leverkusen ishte e pandalshme në stinorin vjeshtor. Pranvera i ka bërë keq. Në pesë ndeshjet e fundit kanë shënuar vetëm një fitore, dhe tani rrezikojnë edhe pozitën e tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve, e një kohë dukej si punë e kryer. As barazimi nuk i bën punë Leverkuzenit. Ata duhet të fitojnë nëse dëshirojnë të mbeten në pozitën e tretë dhe në luftë për titull, edhe pse shanset për titull janë shumë të vogla.

Shalke, lëshoi mundësinë e artë nga dora javën e kaluar kur u mposht në stadiumin e saj, nga Bajerni. Tani ata duhet të shpresojnë tek skuadrat e tjera që të mposhtin Bajernin. Këtë javë Shalke udhëton në Hanover, ku ndeshet me skuadrën e Hanover, e cila po mundohet të siguroj mbijetesën në kategorinë e parë të futbollit gjerman.

Borusia e Dortmundit javën e kaluar mposhti skuadrën e Verderit, dhe iu afrua pozitës së tretë në vetëm një pikë. Kualikifikimi në Ligën e Kampionëve, do të ishte suksesi më i madh i dekadës së fundit, për kampionët evropian të vitit 1997. Kanë një skuadër të komponuar dhe një trajner shumë intelegjent, Jyrgen Klop, ish-trajner i Maincit. Pikërisht me Maincin, ata do të takohen këtë javë. Mainc është në formë të tmerrshme. Tri humbje radhazi, dhe ata tashmë gjenden në pjesën e dytë të renditjes. Megjithatë, Mainc është skuadër që ka siguruar mbetjen në ligë, është larg pozitave që çojnë në kupat evropiane, pra nuk ka ndonjë motiv të lartë për këtë ndeshje, përpos nëse dëshirojnë që të mposhtin ish-trajnerin e tyre, Klop.

Lufta për pozitat pesë dhe gjashtë tani do të bëhet edhe më e nxehtë pas menjanimit të Uolfsburgut nga Europa Ligë. Të katër skuadrat takohen me skuadra që lufojnë për mbijetesë. Vetëm Verder, është vendas. Ata takohen me Frajburg, që po tregojnë një formë solide javëve të fundit, nuk janë mposhtur që tri javë. Shtutgart është mysafire e Herthas, që ka filluar të shfaq shenja jete në tri javët e fundit duke fituar 7 nga 9 pikët e mundshme. Shtutgart është në formë edhe më të mrië, duke shënuar tri fitore në tri javët e fundit. Hamburg nuk i ka punët kurqysh në Bundesligë. Kanë fituar vetëm dy pikë në katër ndeshjet e fundit. Megjithatë janë kualifikuar në gjysmëfinale në Europa Ligë, kjo mund të ndikoj në lodhjen e tyre për ndeshjen e ardhshme.

Volfsburg është menjanuar nga Europa Ligë, dhe kjo do t shtoj motivin për sukses në Bundesligë. Katër fitore në pesë ndeshjet e fundit në Bundesligë, tregojnë këtë motiv për sukses të kampionëve aktual. Ata këtë javë ndeshen me Nyrnberg, që ka një formë të ndryshueshme kohëve të fundit dhe është duke luftuar për mbetje në ligë.

Duhet të përmendim edhe formën mirë të Frankfurtit. Ata kanë shënuar tri fitore radhazi duke mposhtur edhe dy skuadrat nga kreu Bajernin dhe Leverkuzenin, dhe tani gjenden në pozitë të mirë për tu ngjitur në zonën që dërgon në Europa Ligë. Këtë javë ata udhëtojnë në Mënshengladbah, ku do të ndeshen me skuadrën e Borusisë, dhe nëse eventualisht arrijnë të fitojnë, atëherë në ndeshjet e mbetura do ta kenë edhe më lehtë.

Itali

Në Itali skeptikët mendojnë se lufta për titull është duke u zhvilluar në mes të tri skuadrave. Ata e kanë gabim. Është Interi i pandalshëm, dhe Roma. Interi ka një orar më të ngjeshur në krahasim me Romën, pasi që luan edhe në Ligën e Kampionëve. Por, ka fat që para ndeshjeve me Barcelonën, në Serie A do të takohet me skuadrat e vetme që mund ta ndalin. Këtë javë ata ndeshen me Fiorentinën në Firencë, dhe javën e ardhshme presin Juventusin në Xhyzepe Meaca. Motivimi i zikaltërve nuk ka qenë kurrë më i madh pasi kualifikohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas 7 viteve, kur u mposhtën nga Milani, kampion atë vit. Ndeshja ndaj Fiorentinës, do të jetë edhe më e rëndësishme për vendasit, pasi është mundësia e fundit për t’ iu afruar pozitës së katërt. Roma do ta ketë më lehtë. Pritet ta ketë më lehtë pasi pret Atalantan, e cila është këndellur javëve të fundit. Kanë shënuar tri fitore në katër ndeshjet e funditm dhe kanë ngjallur shpresat për mbetje në Serie A. Roma ka shënuar katër fitore radhazi, duke mposhtur edhe Interin, dhe kanë atë epërsinë psiqike ndaj Interit, që i bënë te mendojnë si “kampionë”, pasi fitorja ndaj tyre, në një mënyrë ka dëshmuar se janë më të fortë se Interi.

Milan pret Katania, me tërë sulmin e lënduar. Do të doja ta shihja dyshen Zigoni-Berreta në sulm, pasi sigurisht do të bëjnë më shumë punë se xha Inzagi. Sulmi javën e kaluar ishte në nivel. Ajo që dëshproi ishte mbrojtja e udhëhequr nga xhaxhi Favalli, të cilit mjekrra po i ka hije, duke si një plak i vërtetë. Milani lëshoi rastin nga dora në tri ndeshjet që i zhvilloi para se të përballet me Kaljarin, dhe orari që kanë pas Katanias, më bënë të sigurt se pozita e tretë është aty ku do të përfundojnë kampionatin. Edhe kjo është e sigurt pas formës jo të mirë të skuadrave që luftojnë për pozitën e katërt. Palermo këtë javë pret Kievon. Kievo është në një formë katastrofike dhe shumë lehtë mund ta gjejë veten në zonën e rrezikshme. Nuk besoj se Palermo mund të befasohet nga Kievo. Sampdoria luan ndeshjen derbi të qytetit të Gjenovas. Ata presin skuadrën e Gjenovas, e cila akoma vazhdon të shpresoj për një vend në Evropë. Si gjithnjë do të jetë një ndeshje e tensionuar në mes të këtyre dy skuadrave. Napoli nuk është duke kaluar formë të dobët kohëve të fundit. Sigurisht shpresojnë për pozitën e katërt, që do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm për ata. Kanë shumë mundësi të arrijnë këtë pozitë pasi nuk takohen me skuadra që renditen në pjesën e epërme të tabelës, në ndeshjet e mbetura, deri në xhiron e fundit kur takohen me Sampdorian. Parma nuk ka pësuar humbje tashmë 7 lojë, dhe nuk besoj se do të pësoj as këtë javë. Juventus është duke e tepruar. Tashmë janë bërë monoton me formën e tyre katastrofale. Pozita e shtatë, nuk ka qenë as pas vitit të tyre të parë kur janë rikthyer në Serie A. Duhet të mposhtin Kaljarin që është në rënie të lirë xhirove të fundit. Në tetë ndeshjet e fundit, kanë pësuar pesë humbje dhe tri barazime. Dhe nëse Juventus nuk e mposht Kaljarin, atëherë presidenti Blank duhet të ndërmarrë masa ndaj stafit e lojtarëve.

Spanjë

Real pa Kakan, Barca pa Ibrën. Kjo është e vetmja anë negative nga ndeshja e vitit. Nuk kam çfarë të them për këto dy skuadra, që e kanë bërë “bajat” kampionatin spanjoll. Gjenden 21 pikë larg pozitës, së tretë, kanë shënuar më shumë së gola se sa çerekun i skuadrave të Primera Divizionit, kanë goldallim +55. Thjesht janë çmendur. Gjithë çfarë i dallon është një gol më shumë i shënuar nga “galaktikët”. Nëse nuk e shikoni këtë ndeshjen, atëherë jeni armik i futbollit. Të shtunën në mbrëmje, harroni gjithçka, uluni para televizorit, dhe kënaquni. Pa dashur të bëj reklam për SuperSport por kënaqësia me komentmin e Dritan Shakohoxhës do të jetë edhe më e madhe.

Valencia tashmë mund të them se ka siguruar pozitën e tretë dhe kualikfikim për në Ligën e Kampionve. Tashmë janë menjanuar edhe nga Europa Ligë, dhe gjithëçka do të koncentrohen do të jetë kjo pozitë e tretë, që tashmë është pothuajse e siguruar. Ata ndeshen me ndjekësin e parë, Majorkan, e cila ka pësuar vetëm dy herë si vendas, ndaj Sevilas dhe Barcelonës. Majorka është duke luftuar për pozitën e katërt, dhe nuk do ta ketë fare lehtë, duke marrë parasysh se ka edhe së paku tri skuadra tjera që luftojnë për këtë pozitë, dhe 8 lojë për të u zhvilluar.

Sevila, do të ndeshet me skuadrën e Malagas, ku nuk do ta ketë fare lehtë, edhe pse tashmë ka shënuar një fitore pas shkarkimit të trajnerit. Malaga renditet e 16 dhe nuk është shumë e qetë, pasi gjendet 6 pikë para pozitës së 18 që çon në Segunda Divizion.

Një tjetër pretendent për pozitën e katërt, Atletiku i Bilbaos pret skuadrën e Almerias. Atletiku ka shënuar vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, dhe duhet të fitoj ndaj Almerias në mënyrë që të ngel në pozitën ku është, pasi që rrezikohet nga skuadrat që renditen pas tij. Është Vilareal që renditet pas Atletikut, me dy pikë më pak dhe këtë javë pret skuadrën e Sportingut e cila nuk ka pësuar moti kohë. Vilareal duhet të fitoj pas një formë mjaft të mirë, që ka shënuar dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit. La Korunja do të ndeshet me skuadrën e Rasingut, në tentim të ndal serinë e zezë me katër humbje radhazi, dhe të rikthehet luftës për kupat evropiane. Atletiko dhe Getafe ja në dy skuadra që nga “auti” mund të futen në luftë për kupat evropiane. Ndoshta Atletiko mund të jetë më pak e motivuar, për shkak se tashmë ka mundësi të fitoj kupën e Spanjës, dhe Europa Ligë. Prandaj, ndeshja ndaj Espanjol, mund të mos jetë aq e rëndësishme për skuadrën e lodhur të Atletikos, e cila barazoi të enjten me Valencian në Europa Ligë. Getafe, mund të përfitojë këtë javë në dallim me skuadrat para saj, pasi i udhëton skuadrës së fundit në renditje, Herezit, ku nuk pritet të ketë ndonjë problem për të rrëmbyer tri pikë.

Botuar në Shqipmedia

lomsh

Pas fitores së dyfishtë të Ferrarit në Bahrein, shumëkush ka menduar se mund të kthehemi në kohërat e arta të Ferrarit, kur Mihael Shumaher dominonte me Edi Irvajn, pastaj me Rubens Bariçellon, e së fundmi me Felipe Masan. Ishte Shumi që fitonte gjithnjë, ndërsa të tjerët mund të renditeshin para tij vetëm nëse Shumi do të ishte jashtë gare. E mërzitshme, a po? E po përveç fansave të Ferrarit askush nuk do ta dëshironte këtë. Vitet e fundit ia kanë kthyer shkëlqimin Formula 1. Ky shkëlqim për shumë veta, përfshirë mua, dukej se do të humbte pas garës së parë. Por, ja që nuk do të ndodh. Shpresojmë.

Fitorja e Baton në Melburn më befasoi për të mirë. Shumë veta mendonin se suksesi i tij vitin e kaluar ishte një befasi e rastësishme, si dhe një mrekulli e Roz Braunit në konstruktimin e makinave të Braun GP. Pas garës së Melburn, besoj se kjo teori nuk qëndron më. Baton dhe Bariçello po kanë suksese me skuadra tjera, njëjtë e ndoshta edhe më shumë se Roz Braun me Mercedes GP. Shumi mëzi që arriti të siguroj pikë, ndërsa Rosberg me shumë fat u rendit i pesti në fund.

Shumaherit do ti duhet ndoshta pak kohë deri sa të adaptohet. Mos të harrojmë, ka pushuar tri vite, e edhe mosha mund të ketë pakëz ndikim në këtë mossukses të Shumit. Rosberg është duke shkuar mirë në këto dy gara, dy her në pozitën e pestë.

Ferrari në garën e parë shkëlqeu. Në të dytën bën dy ndalime në box. Mund të ia lënë fajin strategjisë së skuadrës që nuk u ngjitën më larg, por edhe fatin, që nuk përfunduan më poshtë. Tek Ferrari mund të vërejmë një luftë të ftohtë brenda skuadrës. Edhe pse Masa është vozitësi i parë, ai akoma qëndron nën hijen e Shumit, dhe Raikonenit, dhe duket sikur dëshiron të dëshmojë se është më i mirë se Alonso. Alonso në anën tjetër po vozit më mirë se Masa në këto dy gara. Ishte mesi i garës kur Alonso tentoi disa herë të kalojë Masan, por ky nuk e lejoi. Po të mos hiqte dorë Alonso ka mundur të ndodh një tragjedi për Ferrarin, pasi të dy makinat kanë mundur të dalin jashtë garës. Interesante ishte përgjigja e Alonsos në radion e skuadrës. Kur i tregonin se Hamilton po afrohej vazhdimisht, dhe tregonin kohën që po zvogëlohej, Alonso u përgjigj siç ai di: “I don’t wanna know (Nuk dua ta di, nuk më intereson)”. Kjo dëshmon se Alonso dhe Hamilton akoma janë të ftohtë ndaj njëri-tjetrit.

Robert Kubika, befasoi të gjithë duke arritur të përfundojë në pozitën e dytë. Askush nuk pret që Reno këtë vit të arrij ndonjë sukses, e as podiume. Edhe pse jam një fans i Renos, nuk mendoj se suksesi i Kubikas do të përsëritet këtë vit, dhe të shohim atë, apo Petrovin, që nuk arriti të pëfrundojë as këtë garë, të ngjiten në podium.

Tek Red Bull diçka nuk po funksionon. Vetel javën e kaluar pati fat në fatkeqësi. Megjithëse makina e tij dështoi ai arriti të ngjitet në podium. Mirëpo, këtë jav edhe ai pak fat i kishte ikur. Makina e tij dështoi kur ai ishte duke udhëhequr garën, dhe kjo është një gjë mjaft e pikëllueshme për Vetelin. Ueber, bëri gabim duke tentuar të pëfitoj nga lufta Alonso-Hamilton, dhe nuk i bëri keq asnjërit sa i bëri vetes. Red Bull duhet të ndryshoj diçka, nëse dëshirojnë të arrijnë fitore, e cila po ju ikën nga dora që dy herë.

Luis Hamilton ishte mjaft i nevrikosur në skuadrën e MekLaren. Dhe kishte plotësisht të drejt. Ai u fut dy herë në box, përderisa Baton vetëm një herë. Edhe pse pati një fundjavë problematike me policinë australiane, dhe pozitën e 11 në kualifikime ai arriti të bëj, ndoshta garën më të mirë në karrierën e tij. Edhe pse nuk jam shumë fans i madh i tij, Hamilton më magjepsi të dielën. Ishte i pandalshëm, dhe po të mos ishte Ueber, sigurisht Baton do të përfundonte ndoshta edhe në podium. Megjithatë në fund ishte i pafat.

Sa i përket Batonit, ai tregoi formën e tij prej kampioni. U vendos papritmas në pozitë të parë, falë një strategjie të mençur të ndërrimit të gomas. Deri në fund ai asnjëherë nuk ishte i rrezikuar as nga Kubica e as nga vozitësit tjerë. Baton, dëshmoi se është një kampion i vërtetë.

Gara e ardhshme zhvillohen në Malejzi të dielën me datë 4 prill.

Luan Morina