Milan

Sinqerisht! 2:0 është rezultati më i keq që ka mundur të jetë mbrëmë! Pse?! Tani Allegri, Galliani, e edhe Sedorf do të dalin me deklarata se nuk kishim fat, luajtëm mirë, gabuam, e gjëra tjera të ngjashme, dhe aspak të arsyeshme. Po të humbasnim me rezultat më të thellë, psh. 4:0, do të ishte turp dhe do të mbulonim faqen e parë të gjitha gazetave italiane, dhe evropiane. Po të humbnim 1:0, ose 2:1, do të ishte rezultat i mirë, por jo i knaqshëm.

Shumë gjëra shkuan keq të mërkurën mbrëma. Tashti do ti përmendi një nga një.

Vërtetë mëkat që Amelia ka debutuar me një mbrojtje aq të dobët para tij. Ai ka qenë i jashtëzakonshëm kur nuk është tradhtuar nga skuadra e vet. Muri i gjallë në gjuajtjen e lirë nuk ishte lojal, ndërsa Bonera nuk është hera e parë që na ka tmerruar. Kujtojeni Old Trafordin, dhe 4:0, e skuadrës së Sër Aleksit. Marko Amelia ka dëshmuar se nuk është hiq më poshtë se Abiati, për më tepër është shumë më i mirë dhe më vigjilent, nuk e zë “gjumi” si Abiatin ndaj Katanias. Ky portjer meriton të jetë në portën tonë, startues në shumë ndeshje. Edhe pse Abiati është treguar shumë i mirë ndaj Kievos, dhe jo që është i dobët, është shumë i mirë, por Amelia është më i mirë.

Kalojmë te pjesa e parë tmerruese e mbrëmjes.

Zambrotën e kam përkrahur nga fillimi i sezonit. Kam patur besim tek ai. Por, nuk është i përshtatshëm për pozitën e tij. Kemi pasur Kafun para dy sezonesh si Zambrota. Kafu luante 45 minuta sepse nuk mundte më shumë, Zambrota po luan më shumë, por nuk kemi një mbrojtje dhe mesfushë defanzive për të mbuluar Zambrotan kur ai të shkoj në sulm. Kur ishte Kafu kemi patur Ambrosinin dhe Gatuzon, në kohën më të mirë të karrierës së tyre.

Në anën tjetër Antonini ka mbushur 28 vjet, dhe akoma presim të rritet. Në Milan nuk është qudi nëse mendojn[ k[shtu pasi ai goxha i ri në krahasim me futbollistët tjerë. Akoma nuk i ka kaluar dy treshat (33 vjet). Ka vetëm 28 vjet. Nuk është një mbrojtës i mirë i majtë, nuk është një mbrojtës i majtë që duhet të luaj në Milan. më shumë ka qenë dhe ëshët ofanziv se sa defanziv. Pozita e tij natyrale ka qenë mesfusha, por Milani e ka kthyer në mbrojtje duke ia prishur edhe atij karrierën edhe duke lënë të hapur një pozitë mjaft të rëndësishme në skuadrën tonë.

Nesta ka qenë dhe është lider i mbrojtjes së Milanit. Ishte njëri ndër ata pak lojtarët që bën punë të mirë mbrëmë. Por, jo vetëm Suarez, por edhe Oëzil, Ronaldo, e Di Maria, kanë filluar ta kalojnë me lehtësi. Duhet të jemi real, Sandro ka filluar të plaket. Është viti i fundit në kontratën e tij, dhe nëse nuk blejmë një mbrojtës më të ri dhe cilësorë, atëherë duhet ta vazhdojmë edhe një vit, por me një Lacio në Ligën e Kampionve, nuk përjashtoj mundësinë që Nesta të kthehet aty ku e ka zemrën, ku është një hero më i madh se në Milan, në Lacio. Për mua Nesta është njëri ndër qendërmbrojtësit më të mirë që ka pasur Milani ndonjëherë, përkrah legjendarit Franko Barezi, e edhe më i mirë se Billi Kostakturta. Nesta funksionon mirë kur të jetë me Tiago Silvan. Edhe aty ka probleme kohë pas kohe, por na nevojitet një mbrojtës i djathtë më i gjallë.

Që nga Konstant Van Den Stok (stadiumi i Anderlehtit), në Old Traford, e deri në Santiago Bernabeu, Bonera ka njollosur emrin e tij në Ligën e Kampionve. Ky lojtar nuk është për Milanin. Nuk është dashur kurrë të vinte në Milan. Vendose në anën e djathtë, vendose në anën e majtë, vendose në qendër, e edhe qendërsulmues fute, nuk bën punë. Jo në Milan. Kemi mbrojtës sa të duash. Nuk kemi besimin e Allegrit në ata. Sokratis ka zhvilluar një ndeshje, Jepes e Onjevu asnjë. Të gjithë janë më të mirë se Bonera. Sokratis dështoi se kundër Bogdanit është dashur të futet Onjevu gjigant. Sokratis shumë mirë do të funksiononte mbrëmë si mbrojtës i djathtë, do të ndalte Ronaldon shumë më mirë se Zambrota. Por, është Allegri!

E kam përmendur më herët, si shumë gjëra tjera. Sedorf dhe Pirlo nuk funksionojnë në mesfushë. Kur e shtojmë edhe Gatuson, mosha e mesfushës arrin shifrën magjike 100 vite vjetërsi. Ha! Sedorf nuk është ai i vjetri është plakur, dhe nuk mund të kesh dy mesfushor kreativ, dhe dy mbrojtësa anësorë ofanziv. Me kë do të mbrohesh me dy qendërmbrojtës dhe një mesfushor të plakur defanziv si Gatuso. Kur ke në fushë këtë formacion nuk guxon të kundërsulmosh, sulmon me ngurrim, sepse në kundërsulmin e parë, mushkëritë do të lënë mesfushorët dhe Zambrotën në fushën e kundërshtarit.

Reali ka luajtur me Oëzilin (21vjet), Kediran (23), Di Marian (22), Marçelon (22) që ndihmonte nga mbrojtja dhe Higuainin (22) i cili nuk bëri shumë, por merrte Nestan, të vetmen pengesë për vendasit. Kur Nesta përqëndrohej te Higuanin, Reali kishte hapësirë sa të dojë. Nuk arritën të krijojnë shumë raste dhe të realizojnë ato pak që i krijuan. Xabi Alonso (28vjet) ishte më i vjetri në mesfushën e Realit. Të tjerët duhet të thërrasin mesfushorët tanë me mixhë përpara. Dhe ata fëmijët e Realit shpartalluan mesfushën tonë, Oëzil dhe Di Maria nuk kishin të ndalur. Nuk bënte asgjë Ronaldo sa bënin krahtë e mesfushës. Boateng futet vetëm në fund, ndërsa Flamini që do të kishte funksionuar shumë më mirë se të tre mesfushorët së bashku qëndron rezervë. Masimilano Allegri është duke bërë budallallëqe që do të na kushtojnë shumë. Vetëm po tregon se nuk është një trajner që duhet të udhëheqë një skuadër si Milani. Jo kështu. Shumë më ka pëlqyer në miqësore kur angazhonte të gjithë të rinjtë. Por, kjo paska qenë sa për miqësore. Tashti i kthehehemi kohëve të vjetra.

Vetëm Ronaldinjo është munduar të bëj diçka. Ka bërë një pasim të shkëlqyeshëm tek Sedorf i cili është humbur plotësisht kohëve të fundit. Shpesoj të largohet në janar. Ibrahimoviç ka shfaqur personalitetin e tij të vërtetë. Ai nuk është lojtar që vrapon. Është koprrac, dhe nuk bëhet fort merak se çfarë do të ndodh. Pato, nuk ka pasur hapësirë që e gjente ndaj Kievos. Përnjëherë bëja krahasime në mes atij dhe Mesit. Besoj se mund ta arrij dhe ta tejkaloj Mesin, por ky i fundit vendos vet ndeshjen. Pato jo.

Robinjo mbrëmë ishte shumë shumë i gjallë, i lëvizshëm, dhe më kryesorja i motivuar. Pse të mos startojë nga minuta e parë. Cili nga “kuqezinjtë”, pos Sedorfit, e njeh më mirë atë bar në Santiago Bernabeu, pos Robinjos.

Dhe për qershi mbi tortë Allegri largon Paton, fut Inzagin. Hëhë! Presim nga Inzagi të bëj diçka më shumë se Pato. Dhe atë ndaj Realit! Haha! Tragjikomedi nën regjinë e Masimilano Allegrit.

Hoze Murinjo e mposht Milanin edhe me 7 lojtarë, edhe me një skuadër të dobët si Interi. Shpresoj të mos turpërohemi në San Siro pas dy jave, sepse kjo humbje nuk është gjë, në krahasim me atë që mund të ndodh në Milan!

Luan Morina

Kolumnist i rregullt për ACMilan-Shqip

Milan

Sepse po të ishte ndonjë skuadër tjetër do të na shkatërronte. Ishte një lojë pa kurrfarë koncepti, pa kurrfarë ideje. Çfarë mund të nxjerrim pozitive nga ndeshja me Parmën?

Ishte një gol i hatashëm, ndoshta më i miri i këtij sezoni edhe pse është mjaft herët. Gjuajtjet e Pirlos shpesh janë fatale, dhe kjo ishte një edhe më e mirë se të zakonshmet. Gol për të na çmendur. Pra, kjo ishte e tëra pozitive nga kjo ndeshje. Në rregull, si pozitive mund të konsiderojmë edhe qëndrueshmërinë e sedorfit për 90 minuta lojë! Kjo bëhet edhe më pozitive kur marrim parasysh faktin se ai luajti 85 minuta kundër Ajaksit, dhe atë vetëm para tri dite.

Pasi nuk kam bërë analizën për ndeshjen me Ajaksin, do të përmend këtu përshtypjet e mija edhe nga ajo ndeshje. Dhe falemnderit të gjithëve që lexoni dhe komentoni kolumnen ditari i një milanisti në ACMilan-Shqip dhe Shqipmedia. Çmoj tej mase komentet tuaja.

Kështu, Abiati nuk ka treguar formë stabile këto ndeshjet e para, por megjithatë nuk është diçka që mund të gaboj kur nuk e prit. Ka patur disa gabime që kanë mundur të jenë fatale për ne, dhe nuk mund të harroj jo gatishmërinë e tij tek gjuajtja e Kapuanos. Po të ishte më i vëmendshëm do të pritej ajo gjuajtje, dhe Milan do të ishte i pari në tabelë. Si gjithnjë nuk ja vlen të kthehemi prapa. Tani thuhet se është lënduar, dhe ndoshta mund të kthehet për dy javë, por edhe nëse i jepet rasti Amelias nuk do të ishte diçka negative. Unë konsideroj Amelian si shumë më të gjallë se Abiati.

Në dy ndeshjet e fundit, njëri nga ata që mendoja se mund të ishte shtyllë në formacionin e Milanit dështoi. Zambrota nuk e ka më fluiditetin që kishte më parë. Shumë herë ka humbur topin gjatë udhëheqjes së tij kundër Ajaksit. Gjithashtu po vuan edhe derisa po kthehet në mbrojtje. Antonini po luan mirë kohëve të fundit. ishte një goditje e rëndë nga Bozhinov, por nuk besoj se do ta mbaj gjatë jashtë fushës, edhe pse nuk kam dëgjuar ndonjë informatë për të.

Nesta dështoi ndaj Ajaksit. Nuk ka faj ai, ishte Suarez ai që po shkëlqen jo vetëm kundër Milanit, por në përgjithësi. Kam përmendur për aftësinë e këtij futbollisti në artikullin Robotët e futbollit. Ai është një yll që do të bëj emër në historinë e futbollit gjatë viteve të ardhshme. Duhet të kuptojmë që edhe Nesta është plakur, dhe nuk është ai i vjetri. Akoma është duke dhënë maksimumin, por mos të harrojmë ka patur një periudhë të rëndë me lëndime. Shumicës iu kujtohet kur flitej për largimin e tij nga futbolli për shkak të lëndimeve.

Tiago Silva po shkëlqen dhe dalëngadalë po merr një rol dominues në mbrojtje. Një rol të liderit që do ta ketë pas largimit të Nestas, që nuk mendoj se do të luaj më shumë se edhe një sezonë tjetër. Nuk na nevojitet edhe një Favalli.

Pirlo ka shënuar një gol fantastik kundër Parmës. Edhe vitin e kaluar kishte shënuar një gol kundër Realit, një fanta-gol. Pas atij goli ndaj Parmës dukej sikur u ringjall, vraponte pas topit, qarkullonte topin, dhe bënte gjëra të mira. Por, jo gjëra të shkëlqyera siç presim nga ai. Nejse përpos golit. Ndaj Ajaksit ka bërë një gabim që shumica nuk e konsiderojnë të rëndësishëm, por po të ishte më i shkathtë dhe të pasonte më herët kur ndali një sulm të Ajaksit, dhe të mos mbështjellte lojën, ndoshta do të kishim shënuar.

Gatuzo po shkëlqen. Përsëri është ai i vjetri, ai luftaraku që nuk ndalet tërë lojën. Disa deklarata të tij për Leonardon nuk janë për tu lavdëruar. Nuk flitet ashtu pasi të largohet trajnerin, nëse ke diçka e thua në sy, dhe e diskuton. Ky është edhe një sinjal tjetër për Allegrin nga e ashtuquajtura “estradë” që e kam përmendur më herët në këtë kolumnë. Kjo do të ndikoj në përzgjedhjet e Allegrit për formacionin, sidomos pas kthimit të Ambrosinit. Çfarë do të ndodh me Boatengun e Flaminin?!

Sedorf është plakur, dhe nuk e ka idenë për këtë. Kalon një mbrojtës të Ajaksit, mendja e tij kthehet 10 vite pas, dhe tenton të kaloj edhe tjetrin në hyrje të zonës së Ajaksit, por mbrojtësi e kthen në realitet. Realitetin e hidhur. Edhe diçka për Allegrin. Sedorf dhe Pirlo, nuk funksionojnë së bashku, aq më pak kur luan Ronaldinjo. Kundër Ajaksit funksionuan pasi Sedorf ishte mesfushorë ofanziv, pas Ibrës dhe Robinjos, por jo ndaj Parmës.

Dhe kur ke rezultat pozitiv ndaj Parmës, në minutat e fundit largon Gatuzon, e fut Boatengun, ndërsa Sedorf akoma është në lojë. Në vend që të futet Boateng ose Flamini në vend të Sedorf, dhe së bashku me Gatuzon të mbështesin mbrojtjen, ai largon Gatuzon. Shyqyr që ishte Parma, sepse po të ishte Realin, do të na rrahte.

Robinjo humbi shumë raste ndaj Ajaksit, por një gjë pozitive është se ai po lëviz në fushë. Po gjen hapësirë të lirë, po qarkullon topin, por po ngec në realizim, në udhëheqjen e topit, dhe në përgjithësi në përshtatjen me skuadër. Tani që është kthyer Pato, Robinjon do ta ketë më të vështirë.

Ibra po na shpëton. Ai mund të bëj shumë më tepër, por jo vetëm, duhet ta ndihmojnë. Humbi disa raste ndaj Parmës, por shyqyr që ishte Parma e fituam.

Ronaldinjo akoma ka kreativitetin e tij. U pa ndaj Parmës se di të bëj gjëra të habitshme mu atëherë kur nuk i pret ato. Por, përsëri ishte Parma, që nuk dua ta nënçmojë, por nuk është e të njëjtin nivel me Realin, Barsën, e Interin.

Diçka e veçantë që po ngec është realizimi nga rivëniet nga këndi. Kur është hera e fundit që kemi goditur në portë, ose kemi shënuar nga kornerat herën e fundit. Ndaj Leçes ku në atë tollovinë shënoi Tiago Silva. Vitin e kaluar kemi qenë shumë më të suksesshëm. Iu kujtohet dy golëshi i Nestës ndaj Kievos (nëse nuk gabohem), dhe disa gola të Silvas. E këtë vit e kemi edhe gjiganti Ibrahimoviç, dhe akoma nuk po arrijmë të shënojmë.

Pas dy javë pushimi fillon periudha më e vështirë e sezonit. Për dy javë ndeshemi dy herë me Realin, udhëtojmë në Napoli (ku nuk kemi fituar ka kohë, 1998’ta), presim Juventusin, dhe pastaj Realin. Nëse asgjë, shpresoj për suksesin e vitit të kaluar, 4 pikë ndaj Realit, dhe 4 në Serie A. Mjaftojnë për të na mbajtur të gjallë në të dyja frontet.

Luan Morina

Kolumna Ditari i një milanisti

Milan

Më në fund një fitore. Edhe pse minimale është mjaft domethënëse për një ringjallje rezultatesh të Milanit. Rezultati nuk ishte diçka më ndryshe se të gjitha ndeshjet në terminin e orës 6 pasdite të shtunave. Shumica e ndeshjeve përfundojnë pa gola ose me një gol të shënuar. Sidoqoftë faji për këtë rezultat nuk është tek bestytnia apo tek termini, por te efikasiteti i dobët në minutat e fundit të ndeshjes.

Shenjat e para të një rezultati pozitiv u vërejtën qysh në minutat e para të ndeshjes. Arsye ishte një mesfushë aktive. Gatuzo dhe Boateng vraponin pa ndërprerë, ndërsa Pirlo qarkullonte topin mjaft shpesh. Problemi ishte lidhja me sulmin që në ato çaste ishte më pak aktiv. Ronaldinjos nuk po i dhezin më ato truqet e vjetra, si dhe ka patur nja dy harkime të pamenduara, sidomos kur harkonte për Robinjon shtatshkurtër në mes të dy lojtarëve ndërsa Ibra ishte i lirë në anën e majtë. Ndoshta kanë provuar të fusin në ritëm Robinjon i cili ishte i shkëlqyeshëm kur luajtëm me formacion 4-4-2, pas largimit të Ronaldinjos. U pa qartë se Robinjo është shumë më i mirë si sulmues në hije, menjëherë prapa sulmuesit kryesor, se si sulmues anësorë. Vuajtëm aty ku duhet të jemi më të fortë, në krahë, sidomos në atë të djathtin. E vetmja arsye për angazhimin e Abates në këtë ndeshje është pushimi për Zambrotan para ndeshjes me Ajaksin.

Abiati nuk ishte i keq, edhe pse ka mundur të shënonte një autogol spektakular. Amelia është shumë më i mirë se ai, dhe mezi pres që Abiati të “shkëlqejë” pasi që nuk garanton siguri. Megjithatë ishte më i vëmendshëm në goditjet nga jashtë zone, në krahasim me ndeshjen ndaj Katanias, ku për shkak të pozicionimit të dobët, thjesht shetitej lirshëm pak momente para se të pranonte golin,

Abate nuk është për mbrojtës të djathtë. Ndoshta për mesfushor, por një vend që i garanton sukses, sigurisht është banka rezervë. Në fund të ndeshjes Boateng vraponte pas topit tek korneri i Gjenovas së bashku me Robinjon, ndërsa Abate shikonte i hutuar. Futbollistët duhet të angazhohen 90 minuta, ashtu siç u angazhuan Boateng dhe Robinjo.

Antonini po ka depërtime të mira, por po vuan në mbrojte, nuk po arrin të kthehet në kohë, dhe po krijon hapësirë për kundër sulme të mysafirëve. Po të jetë Gatuzo më i kujdesshëm, apo të angazhohet Pirlo në mbrojte (që nuk po e bën) atëherë mund të mbulohen edhe ato depërtime të Antoninit. Por, sidoqoftë Antonini duhet të jetë ai që duhet të vrapojë më shumë.

Qendërmbrojta ishte në nivel. Larguan disa topa mjaft të rrezikshëm, dhe janë më meritorët për mossuksesin e Luka Tonit. Sidomos Nesta ka larguar disa topa të lartë me mjaft sukses.

Pirlo më në fund ka filluar të bëj gjëra të mençura. Ai asistimi funksionoi vetëm pse ishte Ibrahimoviç, i gjatë dhe këmbëmadh. Sidoqoftë mua më ka pëlqyer loja e tij më shumë në pjesëlojën e parë, kur vërtetë angazhohej. Kërkonte topin, e merrte, pasonte, e lëvizte topin duke bërë qarkullimin e topit, dhe ngjallte skuadrën duke futur të gjithë lojtarët në ritëm, në lojë. E pikërisht kjo është detyra që duhet ta bëjë, dhe i lumtë për këtë. Edhe asistimi ishte diçka shumë pozitive, edhe si shumë pasime tjera që tani shkonin drejt sulmit, dhe nuk prisnin Antoninin apo Abaten (pff Abate). Shpresoj të jetë kjo një zgjuarje për Pirlon, dhe tani e tutje të funksionojë ashtu si me Gjenovan. Pak ma mirë, s’do të ishte më keq.

Gatuzo po tregon dëshirë për lojë, angazhim. Po vrapon dhe po bën atë që duhet, është mirë që nuk po gjuan shumë, dhe po koncentrohet në pasime të shkurtëra. Boateng është ai i forti, ai i shpejti, dhe i qëndrueshmi. Është lojtari më i mirë në skuadër, pasi po bën të gjitha që duhet ti bëj një lojtar mesfushor si ai. E ke në mesfushë, e ke në sulm, e ke në mbrojtje, e edhe në vijën e portës (gjatë rivënieve nga këndi). Ky lojtar është një ndër shtyllat e Milanit.

Ronaldinjo ka qenë pak egoist dje, dhe ndoshta jo në formë, por megjithatë po bën punën si është më së miri. Si do që të jetë ai është Ronaldinjo, mjafton t’ia japësh topin, dhe të shikosh se çfarë po bën. Është e vërtetë që mungoi kreativiteti dje, gjithashtu nuk funksionuan shumë pasime e harkime, por prania e tij në fushë mjafton të prish përqëndrimin e mbrojtjes kundërshtare.

Ibra po shënon. Kjo është puna e tij dhe nuk nevojitet asgjë më shumë. Por, ai po bën më shumë. Sidomos dje është kthyer në mbrojtje, ka qenë aktiv në pasime, ka bashkëpunuar me mesfushën, dhe ka lëvizur nëpër fushë. Ky është Ibra i vërtetë dhe po funksionon për mrekulli deri sot.

Robinjo më në fund pati 90 minutëshin e tij. Dhe ishte fantastik! Ndoshta në pjesëlojën e parë nuk u tregua aq shumë, por në të dytën sidomos pas largimit të Ronaldinjos, ishte më i miri në fushë. Vraponte, bashkëpunonte me mesfushë, krijonte pozicione. E vetmja gjë, që mund të konsiderohet negative, mund të jetë përgatitja e tij fizike. Unë e mbaj mend këtë lojtar shumë më të shpejtë, më eksploziv. Por, edhe kundër Gjenovas ishte mjaft i mirë. Shumë më mirë funksionoi si sulmues në hije, kur luante në tandem vetëm me Ibrën, pas largimit të Ronaldinjos. Mëkat që nuk shënoi.

Sedorf shkëlqen për 20 minuta. Është plakur vërtetë, por kur luan në rolin e tij natyral, mesfushor ofanziv, për ata 20 minuta shkëlqen. Për atë kohë sa luajti ishte i shkëlqyeshëm. Kjo ishte sepse nuk duhej të ishte mesfushor anësor, që e shtynte të vraponte më shumë dhe të angazhohej në defanzivë.

Flamini ka mundur të shënojë dy golat e parë në kampionat. Vitin e kaluar ka shënuar një gol fantastik në kupë ndaj Novaras. Edhe pse nuk shënoi, ai ishte i mrekullueshëm në pozitën e tij. I shpejtë, depërtonte, dhe thjeshtë funksiononte në ofanzivë si është më së miri, pos tek gjuajtjet në portë.

Me një fjalë mesfusha ka qenë fantastike mbrëmë. Dhe krejt kjo falë trajnerit Allegri. Ka bërë punë shumë të mençur, pos me Abaten. Megjithatë nëse ka futur Abaten për të pushuar Zambrotan, kjo e bën plotësisht të mençur. Ka vendosur dy mesfushorë defanziv, mjaft të fuqishëm në krah të Pirlos, ka ndryshuar kahjen e pasimeve të Pirlos, që më shumë bashkëpunonte me sulmuesit. Anësorët bashkëpunonim më shumë me sulmuesit anësorë, ndërsa mbuloheshin nga Gatuzo dhe Boateng. Vendimi më i mirë ka qenë mos aktivizimi i Sedorf në krah të Pirlos. Perfekte ka qenë ndryshimi i formacionit në 4-4-2 (4-3-1-1), me aktivizimin e Sedorfit. Kjo futi Sedorfin si lidhës, duke pushuar Pirlon që u angazhua më shumë në defanzivë, ndërsa Robinjo u kthye si gjysëmsulmues. Largimi i Gatuzos të lodhur, dhe angazhimi i Flaminit të freskët ishte veprim i mrekullueshëm.

Nota më e madhe i shkon Allegrit.

Milan

Shumë është vështirë të gjendet fajtori kur skuadra në përgjithësi nuk funksionon. I pari që do të akuzohej për barazimin ndaj Lacios është Allegri. Çka ka gabuar Allegri?

Duhet të filloj herët, aty nga fundi i korrikut. Problemi i parë është kampionati botëror. Pirlo dhe Gatuzo kanë qenë në Afrikë Jugore me Italinë, dhe kjo i ka larguar dy-tri javët e para të stërvitjeve. Gjithashtu Pirlo ka qenë i lënduar për pak kohë. Kjo i ka pamundësuar Allegrit të provoj të gjithë skemat e mesfushës. Shumë lojtarë nga skuadra e të rinjve janë aktivizuar gjatë ndeshjeve përgatitore. Ndoshta nuk keni harruar akoma Straserin, Merkelin, Novinçiçin dhe djemtë tjerë të primaverës kuqezi. Ata kanë zëvëndësuar “elitën” kuqezi gjatë përgatitoreve dhe kanë qenë mjaft të suksesshëm. Megjithatë, Fllamini ka patur paraqitje shumë të mira, mirëpo kur nevojitej më së shumti ai u lëndua. Si një trajner i ri të bësh ndryshime ekstreme, duke larguar një mesfushë që ka fituar Championsin kur Allegri ka luajtur për skuadra amatore nga Serie D e E (Aglianese, 2003), ndërsa ka qenë trajner i skuadrave të Serie C (Sassuolo, 2007) kur ajo mesfushë është bërë kampione jo vetëm evropiane por edhe botërore, nuk është një vendim i lehtë, dhe duhet tepër guxim. Po të ishte i sigurt se mund të haste në përkrahjen e një pjese të skuadrës apo kryesisë ndoshta do e kishte bërë, por shumë gjëra kanë ardhur në konsideratë. Dështimi i tij në Milan, mund të jetë pika më e lartë në karrierën e tij. E di që mund të thoni pse e ka marrë skuadrën e Milanit kur e ka ditur shumë mirë situatën? E po Milani është edhe e vetmja mënyrë për të arritur diçka, së paku një ndeshje të fituar në Champions. Për të bërë ndryshime radikale duhet kohë. Dhe me kalimin e kohës Milani do të kthehet në binarë. Edhe me Leonardon nuk u këndellëm para xhiros së tetë. Me Allegrin kjo mund të ndodh më herët. Flamini është kthyer për mesfushë dhe së bashku me Boateng mund të ndërtojnë një mur të pakalueshëm në mesfushë. Dalë nga dalë, Allegri do të (duhet patjetër) të largoj nga skema lojtarë si Inzagi, Ambrosini, Sedorf, Gatuzo, e Pirlo. Me gjithë rrespektin për kontributin e tyre, koha e tyre ka kaluar. Tani duhet të largohen krenar nga skuadra për gjithë atë që kanë bërë, dhe kanë bërë shumë më tepër se të gjitha yjet tjera të Serie A. Cikli i tyre ka përfunduar dhe duhet të filloj një i ri. Allegri mund të jetë lideri i një skuadre të re, një “superskuadre” të re, por duhet guxim dhe mbi të gjitha durim. Barazimi me Lacion nuk ësht rezultat dëshpërues. Dëshpëruese janë rezultatet paraprake, me Çezenan dhe Katanian. Sidoqoftë Lacio nuk na ka mposhtur ka 12 vite. Dhe akoma nuk do të na mposht.

Shpresë se gjërat po ndryshojnë më jep aktivizimi i Zambrotas dhe Abates në krahë të mbrojtjes. Qendërmbrojtja nuk po merr përkrahje të mjaftueshme nga mesfusha. Dhe kjo nuk mund të pritet nga lojtar të vjetër si javën e kaluar, Sedorf, Gatuso, e Pirlo që ishte fajtori ndoshta kryesor që lejoi depërtimin në rastin e golit. Flamini pas inkuadrimit ka pritur së paku dy goditje nga Hernanes, sepse vraponte. Boateng nuk ka mundur të bëj më shumë në mbrojtje sepse ka qenë sulmues, paramendojeni Pato në vend të Boatengut të kthehej në mbrojtje. Nuk do të ndodhte as për një dekadë. Vendos Robinjon në pozitën e Boateng dhe kthe ganezin mbrapa me Fllamini. Pozita tjetër në mesfushë le ti takojë Pirlos apo Sedorfit, të cilët mund të ushqejnë sulmin me pasime, edhe pse jam shumë skeptikë, por Boateng dhe Flamini nuk duhet të jenë rezervë. Abate nuk është për mbrojtës anësorë. Po të luajnë dyshja Boateng-Flamini, lirisht mund të inkuadrohen anësorët, Odo dhe Zambrota (që përsëri pati një lojë shumë të mirë), të cilët janë shumë më të mirë se Abate, dhe Bonera. Antonini nuk është duke luajtur keq kohëve të fundit, por më i mirë është Zambrota. Krahasojeni goditjen e Zambrotas me atë të Boneras në ndeshjen e parafundit. Me atë goditjenqë përfundoi në rivënie anësore. Hë?! Thuajeni që Zambrota nuk është shumë më i mirë se Bonera për mbrojtës anësorë. Nuk kemi harkues më të mirë se Odo e Zambrota, dhe harkimet e tyre mjaftojnë për Ibrën gjigant i cili dalëngadalë do të adaptohet në lojën tonë.

Gjërat eventualisht do të fillojnë të lëvizin, në këtë javë apo tjetrën, dikur do të marrim këmbët. Sa më herët aq më mirë. Por, mos shkoni në rëndë në Allegrin. Tri ditë para përfundimit të afatit të transfereve ai mori dy lojtarë të cilët duhet të jenë startues, dhe pastaj kërkoni që ti adaptojë në sistem të lojës?! T’i adaptojë në një skuadër që tashmë 10 vjet nuk ka ndryshuar, (së paku mesfusha)! Nuk e ka të lehtë, por duhet të bëjë diçka. Të marrë guximin. Allegri mund të na shpie drejt suksesit, por nëse merr pak më shumë guxim dhe bën ndryshimet që duhen bërë.

Luan Morina

Kolumist i rregullt për ACMilan-Shqip

Milan

Kur do të mbledh mend Masimiliano Allegri?! Përveç gabimeve taktike ai ka bërë edhe gabimin më të madh që ndikon në disiplinën e tij si menaxher skuadre. Nesër nëse Jepse do të ngrihet të nxehet dhe të largohet i nervozuar në zhveshtore, dhe pastaj të deklarojë se jam i inatosur në trajnerin, ndeshjen e ardhshme do të startonte nga minuta e parë. Kaq ka temperament Allegri, që ose po frikësohet nga “estrada” e Milanit ose është shumë i butë që t’ua lëndoj ndjenjat. Për Zotin çka i vyn një skuadre një lojtar si Inzagi përpos të mbështjellë krejt taktikën dhe të humb disa raste për shkak të pozitës në të cilin ka lindur (sipas Sër Aleks Fergusonit), ofsajd. Me Inzagin në qendër të sulmit Ibra duhej të sakrifikohej në krah, sikur Huntelar vjet për Borriellon (që dorën në zemër ka pasur për kë të sakrifikohet) . Inzagi është pengesë edhe nëse nuk i pëlqejnë vendimet e trajnerit ne të shkojnë ku të mendoj se do ta pranonin. Po të mos ishte Milani, Inzagi do të përfundonte më keq se vëllau i tij, i cili shumicës tani iu kujtua ose disa më të rinj nuk e njohin fare. Ai ka patur fatin që ka luajtur me lojtar si Shevçenko, Rui Kosta, Kaka, Pirlo, Ronaldinjo, dhe këmba, krahu çkado që ti thuash i tij, i madhi Dejvid Bekam që e ka ushqyer Inzagin me pasime më mirë se të gjithë tjerët.
Këto fjalë janë tepër për një dështim si ai dhe sinqerisht ju kërkoj falje që lexuat këtë paragraf.

Ti kthehemi analizës së lojës. I vetmi që shkëlqeu ishte Boateng. Së paku shikuam një super gol të Kapuanos që vështirë do ta kishte ndalur ndonjë portjer tjetër që shëtitej si i humbur para portës, i lirë nga emocionet, i pakujdesshëm dhe i papozicionuar si duket. Nëse keni vërejtur mirë, kështu bënte Abiati kur Pirlo “largoi” topin nga zona. Kundër Okserr patëm fatin që nuk pësuam pas shëtitjes të tij nëpër fushë, ndërsa ndaj Çezenas ka mundur të intervenojë shumë më mirë së paku në golin e dytë. Duhet të inkuadrohet Amelia, para se të shohim ndonjë tragjedi me Abiatin në rolin kryesor.
Bonera nuk nevojitet në krah, e kemi Zambrotan, Odon, e edhe Abate është më i mirë. Silva nuk ka qenë në formën më të mirë pas lëndimit, ndërsa Nesta si zakonisht ka qenë në krye të detyrës, edhe pse nuk kanë pasur shumë punë gjatë ndeshjes asnjëri nga qendërmbrojtësit. Antonini po mundohet, po është shumë më efikas në ofanzivë se sa në defanzivë, përderisa Bonera as në këtë të fundit s’po ka sukses.
Pas Inzagit, në skenë ishte kapiteni, maestro Pirlo. Nuk ka nevojë për thonjëza(“”) tek maestro, sepse të dredhosh topin në vend ashtu siç bëri Pirlo tri herë, përfshirë edhe golin e Kapuanos kërkon aftësi të veçantë, dhe për fat të mirë të kundërshtarëve, kësaj radhe Katanias, ai e ka. Mbetem te qëndrimi im i javës së kaluar se gjëja më e mirë që mund të na ndodh është lëndimi i Pirlos. Sedorf vazhdon të rrezikoj shikuesit që gjenden në tribunat anësore pasi goditjet e tij që moti kohë ishin të pambrojtura, tani vazhdojnë të përfundojnë 30 metra diagonalisht larg portës. Kur them diagonalisht dua të them se përfundojnë 30 anash portës dhe 30 metra lart mbi portë. I vetmi që shkëlqeu dhe që na jepte shpresë ishte Kevin Princ Boateng. Njeriu luftonte, vraponte, bënte gjithçka që të tjerët nuk bënin. Ishte shtylla e skuadrës dhe bëri më shumë se që bëri e tërë skuadra së bashku. Ky lojtar po na mban shpresë, mirëpo durimi dhe motivimi i tij janë për “mësysh”. Të vraposh 90 minuta dhe të shohësh se të tjerët nuk janë kërkah është motiv i vërtetë. Ronaldinjo shënoi një gol fantastik. Kreativiteti i tij nuk po mungon asnjëherë. Ishte i vetmi që bënte ndonjë gjë në sulm, duke krijuar hapësirë për të tjerët që nuk e shfrytëzonin dhe disa harkime mjaft të mira. Ibrahimoviç nuk ishte në pozitën e tij dhe nuk ia zë për të madhe që nuk pati kushedi çfarë suksesi. Zëvëndësimet nuk ishin kërkah. Me futjen e Oduamadit humbëm Boatengun i cili u desh të zhvendosej në qendër për të goditur harkimet të cilat asnjëherë nuk erdhën. Për më tepër me futjen e Odus, Bonera mori zemër të depërtonte më shumë duke ia përzier lojën edhe më shumë Oduamadit të pa përvojë. Rino është futur në lojë për shkak të “autoritetit” të Allegrit, pasi që edhe Rino do të “qurrej” si ai sulmuesi javën e kaluar, dhe Allegri për disa arsye të mistershme nuk guoxn të ia prish qejfin.

Dhe fajtori kryesor për barazimin dhe për këtë mossukses të Milanit është vet Masimiliano Allegri. Së pari fut një formacion katastrofal. Nuk duhej të aktivizoheshin Pirlo, Inzagi dhe Bonera, e ndoshta edhe Abiati. Zëvëndësimet u bën kur të gjitha shpresat ishin shuar dhe ishin zëvëndësime pa kurrfarë kuptimi. Ai nuk po ka autoritet në skuadër dhe më e keqja, Milani nuk e ka zakon të ndërrojë trajner në mes të sezonit, kështu që duhet të durojmë “budallallëqet” e tij deri në fund të sezonit. Ose jo, eventualisht ai do të mbledh mend, dhe ndoshta do të marr zemër të bëj ndryshime në skuadër dikur këtë vit.
Ajo çka ka ndodhur është e pakthyeshme dhe do të ketë shumë pasoja. Përderisa ne humbim pikë kundër skuadrave inferiore, Inter fiton në Renxo Barbera kundër Palermos, ku ne kemi humbur për shumë kohë, ndërsa Juventus ka filluar të shënoj nga katër gola për ndeshje. Këta janë konkurrentët kryesorë dhe më këta duhet të krahasohemi. Çezena, Kaljari, Kievo, nuk janë skuadra që na rrezikojnë. Por, mund të bëhen nëse Allegri vazhdon kështu. Pas tri xhirove të para prisja 9 pikë që të shkonim më të sigurtë në udhëtim në Lacio, dhe të prisnim Gjenovan e rrezikshme. Një pikë nga këto dy ndeshje do të bëj të kënaqur.

Luan Morina

Kolumnist i rregullt për ACMilan-Shqip

Milan

Duhet të presim lëndimin e Ambrosinit që të dalin pah aftësitë e Kevin Princ Boateng. Ai ka mahnitur me motimin, dëshirën e tij për tu shfaqur në çdo cep të fushës. Ai ngjalli mesfushën e cila deri në daljen e Ambrosinit, si zakonisht ishte e vdekur. Pjesëloja e parë ishte tepër e mërzitshme. Milani shpëtoi vetëm pse mysafirët u treguan të papërvojë dhe egoist (si në rastin e Lanzhil). Mbrojtja dhe mesfusha u tregua shumë e ngathët në disa raste të cilat për fat tanin nuk u konkretizuan nga mysafirët. Nesta edhe nëse nuk është në formën më të mirë, vetëm me emrin e tij sjell më shumë siguri në mbrojtje. Megjithatë Bonera nuk është një qendërmbrojtës cilësorë. Gjithashtu edhe aktivizimi i tij herë si mbrojtës anësorë e herë si qendërmbrojtës krijon konfuzion në lojën e tij. Allegri duhet të përcaktohet se ku e sheh Boneran. Antonini ka pasur një depërtim të mirë dhe të jem i sinqertë ka pasur një lojë relativisht të mirë, por nostalgjia për Malldini, dhe fakti se Antonini duhet të zëvëndësojë një Malldin më mban inferior për cilësitë e këtij lojtari. Zambrota më në fund është kthyer në anën e djathtë, aty ku duhet të jetë. Është fakt që është plakur dhe ka humbur shumë në shpejtësinë e tij eksplozive por përkundër kësaj ka qenë shumë më funksional se Bonera javën e kaluar.

Në mesfushë Pirlo vazhdon me të vjetrën. E vetmja që mund të shpresoj për këtë lojtar është ajo që i ndodhi Ambrosinit. Me largimin në njëfarë mënyre të tij nga loja, dhe futjen e Ronaldinjos në plan të parë, loja ishte shumë më kreative dhe e frytshme në pjesëlojën e dytë. Ky formacion nuk i përshtatet Pirlos dhe është shumë më mirë të luajmë pa atë se me atë. Edhe Sedorf është plakur dhe një gjuajtje që para katër pesë viteve do të finalizohej me një super gol, tani përfundon 30 metra larg portës. Edhe ai mëzi po mban veten në këtë skuadër. Do të jetë viti i fundit i tij në Milan dhe shpresoj edhe për Gatuzon e Ambrosinin. Pirlo ka kontratë deri më 2012 me sa e di unë, por nuk i nevojitet as ai Milanit më. Nëse dëshirojnë të mbesin në zemrat e milanistëve duhet të largohen tani me kokë ngritur e jo të bëhen si rasti i Kaladzes që do të gëzonte të gjitha milanistat kur të largohen.
Kevin Prins Boateng ishte ai që shkëlqeu. Po të ishte ai në vendin e Gatuzos të shtunën ne do të shkatërronim Çezenën. Vrapoi më shumë se sa Sedorf, Pirlo e Ambrosini së bashku. Kishte ndërhyrje me vend dhe në kohë të duhur. E besa edhe pasimet si të gjata edhe të shkurtëra ishin fantastike (edhe më të mira se ai që duhej të pasonte, Pirlo). Depërtimet e tij në zonë hutonin mbrojtjen e Okserr duke krijuar hapësirë për sulmuesit anësorë dhe mesfushën tjetër. Kjo u vërejt tek asistimi në golin e parë, e edhe në disa raste tjera sikur ishte ajo gjuajtja nga ana e djathtë. Princ mahniti të gjithë dhe së bashku me Flaminin do të përbënin një mesfushë fantastike të Milanit.

Ibrahimoviç ishte në hije deri në golin e parë. Goli i tij i dytë ishte mjeshtëri. Ua mbylli gojën të gjithëve që paragjykonin suksesin e tij. Hapja e tij, shënimi në ndeshjen e dytë jep shpresë për një sezonë të mirë të tij në Milan. Që nga largimi i Shevçenkos Milani nuk ka pasur sulmues stabil. Për më shumë të gjithë transferet që kemi pasur nuk kanë funksionuar. Gjilardinjos e Huntelarit iu nevojiten muaj për të shënuar golin e parë, Oliveira nuk bëri shumë gjëra pas ndeshjes së parë, ndërsa Ronalldo me gjithë debutimin fantastik, nuk arriti të mbijetonte lëndimet. I vetmi që akoma po funksionon është Pato, i cili po mundohet të jetë faktor vendosës në skuadër, por akoma është pak egoist. Gjithashtu lëndimet nuk po e lënë të “hap sytë” mirë. Ronaldinjos po i pengon pozita e anësorit. Pjesëloja e dytë ishte fantastike per atë kur e mori në dorë organizimin e lojës dhe hoqi dorë të priste këtë gjë nga Pirlo e Sedorf. Kjo duhet të jetë strategjia e Milanit, të vendos Ronaldinjon si organizator, e të largojë ata dy. Njeriu ka akoma kreativitet, ka ide, ka skenare për lojë. Kjo u pa në pjesëlojën e dytë ndaj Okserrit kur asistoi për golin e dytë në mesin e disa aksioneve mjaft të mira të nisura nga ai.
Robinjo akoma nuk është adaptuar dhe lëndimi i Patos në një mënyrë mund ta ndihmojë adaptimin e tij duke i dhënë më shumë hapësirë. Ky lojtar ka një ardhmëri më të madhe dhe më të gjatë se Ibra në Milan.

Për fund dy lëndimet e Patos dhe Ambrosinit mund të shfrytëzohen mjaft mirë, sidomos ai i Ambrosinit. Gjithashtu incidenti i Ibrës me Sakin është një gafë e Ibrës që nuk do ti shkoj për shtati. Saki ndoshta fol shumë, por fol sepse di shumë. Ai ka bërë Milanin modern, dhe jo vetëm Milanin por edhe futbolli modern sot është “krijesë” e atij “llafazanit” Saki. Të kuptoj një gjë Ibra. Kurrë nuk do të mund të bëhet më i mençur dhe më i dashur se Saki.

Luan Morina

Për ACMilan – Shqip

Milan

Vrazhdët, apo jo?! Titulli mendoj. Sigurisht që kjo uuf shpreh një farë dhembje të papritur që nuk duket të jetë aq e dëmshme në fillim mirëpo për një pikë të vetme mund të humbim titullin në fund. Çka nuk funksiononte të shtunën? Gjithçka ishte jashtë funksionit. Në rregull kemi blerë Ibrën edhe Robinjon, por ata janë sulmues. Problemi i Milanit qëndron tek mesfusha e vyshkur, dhe tek krahët e mbrojtjes. Komunikimi në skuadër nuk ishte kërkah, e pranoi edhe Allegrin në deklaratën e tij, por nuk mjafton të pranohet faji. Duhet të gjendet zgjidhje. E zgjidhja nuk duket në horizont.

Abiati nuk ka pasur shumë intervenime. Golat nuk ka mundur ti mbroj ndoshta, por ka mundur ndoshta të bëj pak më shumë. Tiago Silva u lëndua në pjesëlojën e parë, ndërsa Papas nuk u tregua shumë i frytshëm në kontrollimin e Bogdanit. Sigurisht që nuk mund të mbajë Bogdanin shtatëlartë, Papasi që është shumë më i shkurtër se Erjoni. Gabimi i parë i Allegrit. Nuk di për çfarë e mbajmë Onjevun. Tashti nuk është i lënduar më dhe është një gjigant, që Bogdani nuk mund ta kalonte. Ka konstrukt fizik, është i mirë në lojë ajrore dhe nuk është i shpejtë. Tamam një pasqyrë mbrojtësi për Bogdanin. Bogdani nuk do të mund të bënte asgjë kundër Onjevut.

Kalojmë te krahët. Antonini nuk është për mbrojtës të majtë. Paramendojeni Malldini po mundohemi ta zëvëndësojmë me Antonin. Antonini nuk përmirësohet më, i ka 27 vjet, pra duhet të jetë në formën më të mirë jetësore, dhe nëse kjo është forma më e mirë e tij, çfarë pritet viteve të ardhshme. Pastaj Bonera në anën e djathtë, një njeri që tërë jetën ka luajtur qendërmbrojtës. Ka pasur disa depërtime në pjesëlojën e parë, por pa fryt. Mr. Allegri nuk mund të sulmosh me Boneren dhe Antoninin. E të sulmosh me krah kjo është e vetmja mënyrë organizimi që di Andrea Pirlo. Me idetë e tij nga koha e Kafus dhe Serzhinjos, që dorën në zemër kanë funksionuar dhe kanë qenë gjithmonë të frytshme, Pirlo nuk ka bërë ndonjë gjë tjetër. Bonera e Antonini, e as Abate, nuk mund të zëvëndësojnë Kafun e Serzhinjon. Nëse do që Pirlo të funksionojë më mirë të futësh Odon, Papasin, ose Zambrotën në të djathtë, dhe Jankulovskin në të majtë. Por, pasi nuk po aktivizohet Janku, në mënyrë që të largohet nga skuadra për shkak të gabimeve të kryesisë kur ja kanë vazhduar kontratën me një pagë milionëshe, atëherë mund të aktivizohet Zambrota në të majtë. Pra me krah Odo-Zambrota do të jemi shumë më të suksesshëm në sulm. Së paku nëse dëshirojmë të funksionojë Pirlo.

Një pyetje. Kur e keni parë Pirlon për herë të fundit të pasojë topin në qendër të sulmit e jo në krah, pos gjatë kornerëve ose gjuajtjeve të lira??

Që i mungojnë idetë e tjera Pirlos, tregon fakti se disa herë pa ide mbante topin e edhe rrëshqiste duke rrezikuar kundër sulme, nga të cilat edhe pësuam një gol.

Kalojmë te Gatuzo dhe Ambrosini. Sinqerisht shpresoj që ky vit të jetë i fundit për ta në Milan. Kanë qenë të frytshëm në kohën e tyre, mirëpo ne nuk mund të sakrifikojmë suksesin e skuadrës për dy legjenda të Milanit, si Rino e Ambro. Janë plakur dhe tani nuk janë të frytshëm, por të dëmshëm për Milanin. Më mirë të largohen si heronjë, se sa të pritin të ofendohen, e të gëzohemi që po largohen si në rastin e Kaladzes. Ka shumë ekipe tjera që do të pëlqenin ti aktivizonin këta lojtarë. Por, shekulli i tyre te Milani ka marrë fund.

Për sulmin nuk do të flas shumë. Pato vazhdon të jetë vetjak, Dinjo nuk po ka hapësirë, ndërsa Ibra dhe Robinjo nuk janë adaptuar akoma. Inzagi është njeriu që po na nxjerr nga kriza. Një njeri shumë vjeçar që po mbetet shpresa e vetme për kuqezinjtë, tani pasi kanë zbrazur repartin sulmues me largimin e Borriellos dhe Huntelarit.

Zgjidhja për Allegrin. Për mbrojte e ceka. Më shumë duhet të aktivizohet Onjevu, Papas të zhvendoset në të djathtë, Amelia në portë. Mesfusha duhet të luajnë edhe Pirlo edhe Sedorf, ose njëri nga ata me Boatengun dhe Flaminin. Nëse aktivizojmë dy mesfushorë defanzivë, si Gatuso (që këtë ndeshje luajti mesfushor ofanziv, ku nuk ka kurrfarë lidhje me këtë pozitë) dhe Ambrosini, atëherë mbrojtësit anësorë duhet të jenë ofanziv, si Odo, Zambrota e Jankulovski, e jo Bonera, apo Antonini. Kjo do të ofroj më shumë depërtime anash, do ta fut Pirlo në lojë, dhe do të jep mundësi shënimi për shtatëlartin Ibrahimoviç, ndërsa mundësi goditjesh për Paton e Dinjon, në rast të topave të kthyer nga zona.

Të shohim se çfarë do të ndodh ndaj Okserrit. Nëse Allegri nuk mbledh mend në fillim të sezonit, do ta pësojmë keq. Eventualisht skuadra do të sistemohet në fund të vitit, siç ndodhi me Leonardon, por mund të jetë vonë.

Milan

Duket se gjithçka po funksionon në mënyrë të përkryer për Milanin. Së pari transferimi i Ibrës, dhe tani fitorja e thellë ndaj Leçes.

Së paku pas xhiros së parë do të jemi në krye (s’besoj se Interi mund të fitoj më thellë, Bolonja ndoshta!).  Pra, s’do të na mbetet merak që nuk ishim asnjëherë në pozitën e parë. Megjithatë shpresoj që s’do të na mbetet merak që nuk ishim asnjëherë më poshtë se pozita e parë në fund të kampionatit. Por, kjo do të jetë vështirë. Dua të them, ata që mposhtëm ishin Leçe! Një skuadër e sapo inkuadruar në Serie A, me pjesën më të madhe të futbollistëve të lindur pas viteve të 90’ta. Ata nuk ishin në gjendje të sulmonin dhe të na shkaktonin probleme për 70 minutat e parë. Vetëm atëherë pas disa rasteve të Shevanton arritën të bënin disa gjëra jo të rrezikshme.

Ajo që ishte e përkryer ishte loja e Ronaldinjos. Ndoshta ka shtuar pak kilogramë, ose ndoshta është disa vjet më i vjetër, por është akoma ai Ronaldinjo që ka kokën plotë ide. Kreativiteti i tij në lojën e mbrëmshme ishte i mahnitshëm. Ka krijuar disa pozicione që nuk duhej të shkonin huq. Bashkëpunimi i tij me Paton do të jetë fatal për skuadra tjera. Pato akoma vazhdoi të ishte pak egoist. Kjo është diçka për tu brengosur. Gjithnjë kam besuar se duke u rritur, duke shtuar përvojë Pato do të largoj egoizmin, por akoma nuk ka shenja për këtë. Pjesa tjetër e skuadrës ishte në nivel të duhur. Gatuzo dukej i motivuar dhe ka bërë disa veprime të bukura, sidomos një harkim për Inzagin.

Abiati nuk ka pasur shumë punë sonte, dhe nuk është vërejtur aq shumë gjatë ndeshjes. Në mbrojte, Silva dhe Nesta kanë qenë dyshe perfekte në mbrojte. Nuk kanë pasur shumë punë, por në fund Leçe ka pasur nja dy goditje pas harkimeve. Bonera ka luajtur lojën e tij në anën e djathtë. Si një lojtar defanziv që është në natyrën e tij ka qenë i shkëlqyeshëm. Në sulm nuk pritet shumë nga ai, nuk është fusha e tij më e fortë.

Në anën e majtë Antonini ka pasur disa depërtime të mira. Por, mangësia kryesore tek ai mbetet mosloja me këmbën e majtë. Paramendojeni, ai duhet të depërtojë, pastaj  të ndalet, kthehet dhe të harkojë me këmbën e majtë. Ose që është zgjedhje me e mirë të kthej topin në vijë të zonës për ndonjë goditje nga Ronaldinjo, Sedorf, apo Pirlo.

Pirlo ka bërë disa veprime me zanatin e vjetër. Akoma ka shpresa për këtë lojtar, mirëpo kur luajmë me dy krahë, Ronaldinjo dhe Pato, aktiviteti i Pirlos bie, pasi ai është adaptuar në sistemin e vjetër të Milanit, ku artileria kryesore dhe mjaft efikase them ka qenë sulmi me anë të krahëve të mbrojtjes.

Ambrosini ka qenë në nivel, ashtu si edhe Sedorf i cili sonte ka qenë në qejf të mbaj top, të vonoj lojën. Kjo nuk shkonte sonte. Ka pasur një goditje e cila ka mundur ti thyente dorën atij futbollisti të Leçes. Po, ka qenë penallti pasi krahu ka qenë i shkëputur nga trupi, por, mos t’ia zëmë për të madhe referit, pasi goditja ka qenë e shpejtë, edhe ashtu epërsia ishte e lartë.

Marko Borriello, është i fortë si Ibra, por nuk ka shkathtësinë dhe teknikën e tij. Megjithatë është i nevojshëm si zëvëndësues i tij. Ka pasur një depërtim që vlen të përmendet dhe dy pozita jashtë loje. Ma shumë se Inzagi! Pipo ka mundur të shënoj dy herë. Edhe një herë u vërejt se topi e don këtë njeri. Shënoi një gol me plotë fat, por të vlefshëm. Sezoni i tij i fundit në Milan, shpresoj, filloi dhe së paku do të përfundoj me gol.

Boateng ka filluar të adoptohet në lojën tonë, dhe do të jetë mjaft i dobishëm për skuadrën. Ndërsa Rino më ka befasuar për të mirë. Për ata pak minuta ka vrapuar, ka pasur kontakte me top, e edhe depërtime e harkime. Fakte për të çuditur!

Është mirë që kemi lojtarë të mirë në pankinë. Do të jetë një sezonë e gjatë dhe na nevojiten shumë lojtarë cilësor.

Tani dy javë pushim para udhëtimit në Çezena. Shpresojmë të vazhdojmë kështu. Së paku pas tri xhirove të kemi 9 pikë, pastaj shohim e bëjmë.

Luan Morina

Kolumnist për ACMilan-Shqip

Sport

I pari i futbollit, Sep Blater deklaroi se ky kampionat ishte më i miri, i veçantë nga të tjerët. Pyetje me vend do të ishte:

“Çfarë ishte e veçantë për këtë kampionat?” – do të ishte pyetje shumë me vend që nuk do të kishte përgjigje të arsyeshme.

Topi, vuvuzelat, gjyqtarët, tribunat e zbrazëta, ishin arsye të mjaftueshme për të vlerësuar këtë kampionat si jo-të veçantë. Jabulani prishi ditën dhe ëndrrën e disa portjerëve  dhe kombërateve. Gjyqtarët eliminuan dy kombëtare në mënyrë të drejtpërdrejt, dhe ndikuan në suksesin apo mos-suksesin e disa të tjerave. Tribuna të zbrazëta në kampionat botëror, në gjysëmfinale të kampionatit botëror është turp. Kanë mundur t’ua japin falas atyre fëmijëve afrikanë dhe të bënin diçka vërtetë humane. Dhe vuvuzelat. Arsye më e madhe për të urrejtur këtë Botëror, dhe për të mos u kthyer në Afrikë. Kurrë më!

Kampionët

Spanja është kampione e re e botës. Njëjtë si Greqia në vitin 2004 që u bë kampione e Evropës. Spanja luajti me një formacion tepër bezdisës. Nuk lejonte futboll imagjinativ e as nuk bënte. Luante monoton 70 minuta për të shënuar në minutat e fundit. Fuste 4 mesfushorë qëndror të cilët nuk lejonin të merrni frymë mesfusha kundërshtare. Falë Zotit, kishin David Vilan që shënonte sa herë i jepej mundësia, një portjer si Iker Kasilas, që mbronte shumë gjëra që nuk mbrohen, dhe një qendërmbrojtës tepër të mirë, i cili ishte i vetmi në këtë kampionat që fuste fanellën nën pantollona! Xherard Pike.

Aragones fitoi kampionatin evropian para dy viteve, por loja e Spanjës ishte shumë më kreative, më efikase. Ishte një kënaqësi  të shikoje Spanjën e asaj  kohe. Del Boske vrau atë kreativitet. Megjithatë është kampion bote, kush mërzitet për kreativitet!

Havi, Iniesta, Alonso, Buskets. Të gjithë këta janë mesfushor qëndror që luajnë në rrethin e e mesfushës. Kur bllokon këtë pjesë atëherë skuadra kundërshtare e ka shumë vështirë të depërtojë. Edhe më vështirë bëhet kur ke në mbrojtje një Pike dhe Serhio Ramos. Të kesh Pujol në mbrojtje është avantazh për kundërshtarin. “Njeriu nga shpella” siç e quajnë në Spanjë, ishte ai që shënoi golin që i dërgoi në finale, mirëpo po të ishte Robeni italian, sot shtypi spanjoll do të fyente Pujollin deri në pafundësi.

David Vija, ishte më i merituari për titullin e Spanjës. Jo veq që shënoi 5 gola, por ishte i vetmi që sulmonte. Fernando Torres flente.

Sidoqoftë, Spanja pati një futboll të mirë që u solli titullin. Mbanin topin, për shkak të mesfushës që e përmenda, lodhnin kundërshtarin me pasime, duke prishur nervat e tyre, dhe shënonin në fund të ndeshjes. Kështu u fitua titulli, dhe mbetet vetëm t’i urojmë spanjollët.

Konkurrentët për titull

Holanda është mëkat që nuk fitoi titullin. E kam parë si favorite që në fillim, por si zakonisht favoritët e mi zakonisht përfundojnë të dytët.

Loja finale ishte diçka si agresive nga ana a tyre, edhe pse në stërvitjen e fundit dukeshin të gjithë të lumtur dhe të buzëqeshur. Kanë merituar shumicën e kartonëve, sidomos De Jong i cili në stilin “kung-fu” goditi Alonson. Dikush thoshte se fitorja e Spanjës, ishte fitore e futbollit! Fitorja e kampionatit botëror bazohet në lojën që bëhet në 15 deri në 20 ndeshje, duke filluar nga kualifikimet, ndeshjet parapërgatitore dhe finalja e madhe. Holanda ishte perfekte në të gjitha këto. Edhe në finale arritën të çanin atë renditje komplekse të Spanjës. Të udhëhequr nga Shnajderi i cili fitoi gjithçka që mund të fitohej këtë sezonë, dhe me një Roben, jo në formën më të mirë sipas meje, sigurisht ai lëndimi para kampionatit ndikoi deri në një masë në paraqitjet e tija. Dërk Kajt, ka qenë në hije të dy të parëve, mirëpo ai ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm në suksesin e “portokallëve”. Mbrojtja ka qenë pika më e dobët, ndoshta, megjithatë janë mbajtur mirë gjatë kësaj gare. Kanë qenë të ndihmuar shumë nga dyshja para tyre, Van Bomel-De Jong. Van Persi për mendimin tim ka qenë jo në maksimum të formës së tij. Ndoshta për faktin se nuk është mësuar të luaj qendërsulmues i parë qëndror. Padyshim që Huntelar në ato pak minuta ka treguar se është më i adaptuar se Van Persi në pozitën e qendërsulmuesit.

Gjermania ka shfaqur një sistem loje që nuk është parë deri në këtë garë. Më së miri është vërejtur në fazën e dytë, ndaj Anglisë dhe Argjentinës. E keni parë si sulmonin anglezët? 6 veta me 4 mbrojtës, e nganjëherë edhe vetëm 2. Askush nuk i konsideronte favoritë. Aq më pak pas lëndimit të kapitenit Mihael Ballak. Por, kush e përmendte Ballakun në botëror. Fillojmë nga trajneri. Joakim Lëv nuk ishte fort i brengosur për dukjen e tij. Pulovër i kaltërt, i kuq, apo i jargovanët atij nuk do ti interesonte. Krijoi një superskuadër me një disciplinë të përkryer. Nuk kishin mëshirë për kundërshtarët. Mesut Ëzil ishte ai që shpërtheu në këtë kampionat. Ishte fantastik sidomos kundër Ganës. Në ndeshjet e fundit nuk e jepte maksimumin, por, megjithatë ishte i shkëlqyeshëm. Bastian Shvajnshtajger është lojtari tjetër që shkëlqeu tek gjermanët. Ishte lider i vërtetë sidomos në gjysmëfinale ndaj Spanjës, por ja që fati nuk ishte në anën e gjermanëve. Boateng, Lam, Klose, Podolski, Fridrih, të gjithë ishin fantastik. Por, asnjëri nuk ishte si Tomas Myller. Golashënuesi më i mirë i kupës dhe futbollisti më i mirë i gjermanëve padyshim. Ka mahnitur të gjithë. Lojtar perfekte që akoma nuk ka zhvilluar 10 ndeshje për kombëtaren. Deri në fillim të sezonit të kaluar ishte lojtar amator. Është një ndryshim i madh i këtij lojtari. Dhe shpresojmë që vetëm të vazhdoj për të mirë. Mund të jetë gjermani më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e futbollit, edhe pse nuk ka gjak të gjermanit më të mirë Gerd Myller.

Për gjermanët mund të shkruaj me faqe të tëra, por mjafton kaq. Mëkat që nuk fituan kupën.

Ata që na knaqën

Uruguaji ishte skuadra që më kënaqi me lojën e tyre. Ndeshja e parë ndaj Francës ishte njo lojë e rezervuar. Mirëpo ajo që erdhi më pas bëhej dita-ditës më e bukur. Oskar Tabarez nuk kishte shumë yje para kampionatit. Në fund doli me së paku tre yje të reja. Kush e ka menduar se Muslera mund të jetë aq portjer i mirë. Që Suarez do të shënoj edhe më shumë gola, ka kaluar shifrën e 50 golave në sezonin 2009/2010, dhe që do të mbroj atë që nuk mundi ta mbronte Muslera. Kush ka menduar se Lugano është një lider i pazëvëndësueshëm, një kapiten i vërtetë. Dhe askush nuk ka menduar se Diego Forlan do të zgjidhet futbollisti më i mirë i kësaj gare.

Uruguaji ishte skuadra që luante futbollin ndoshta më të mirin. Bënin lojë të hapur, sulmonin me tre sulmues, dhe krijonin raste për shënim. Përpos mbrojtjes të udhëhequr nga Lugano, një mesfushe tepër të fuqishme fizikisht, ata kishin një treshe sulmuese vrastare, Kavani – Suarez – Lugano. Luanin futboll pa frikë se do të mposhteshin apo menjanoheshin. Ishte ndoshta strategji e rrezikshme, por, të kënaqte syrin me futboll të vërtetë.

Gana ishte krenaria e Afrikës. Mëzi kaluan grupin, me dy penallti të shënuara. Por, loja e tyre ishte shumë e mirë. Ata dominuan kundër SHBA-ve. Edhe kundër Uruguajit. Por, nuk ishte fati në anën e tyre. Shumë lojtarë dolën në pah në këtë skuadër. Portjeri Kingston, ishte ndoshta portjeri më i mirë në këtë garë dhe shtylla e Ganës. Kishte disa intervenime të shkëlqyeshme. Kevin-Princ Boateng do të mbahej mend nga gjermanët ai i cili e la Ballakun jashtë kombëtares. Kjo mund të konsiderohet si avantazh pasi gjermanët ishin më të lirë në lojë dhe u pa se çfarë bënë. Por, mbrojtës anësor më të mirë në këtë garë vështirë se do të mund të gjenim. Ja vlen të përmendet edhe Asamoah Gian. Çfarë gjuajtje ka ky njeri. Ishte fantastik. Ndoshta mund ta quajnë anti-hero, por ai shpiu Ganën deri në çerekfinale. Ishte lideri i skuadrës, pasi mungoi Esien. Po të ishte edhe Esien, Gana vërtetë mund të arrinte shumë, ndoshta edhe medalje. Sidoqoftë ganezët duhet të jenë krenar për atë çfarë arritën. Ata i ndali vetëm fati.

Ata që mendonin se ishin favoritët

Italia ishte kampione në fuqi. Mbronte titullin. Dhe Marçello Lipi mendoi se me ata që kishte fituar titullin mund ta mbronte. Ndoshta kishte harruar se  tani të gjithë ishin 4 vite më të vjetër, dhe nuk kishte përcjellur Serie A tërë këto vite. Ishte një skuadër e plakur dhe pa kreativitet. Të luash baraz me një skuadër gjysëm-amatore si ajo e Zelandës së Re, dhe atë duke qenë kampion bote, është turp. Nuk është se Italia nuk ka futbollistë për të fituar titullin. Unë jam shumë i sigurt se kushdo tjetër në vend të Lipit me një skuadër pak më ndryshe do të fitonte titullin. Përzgjedhja e skuadrës ishte gabim i Lipit. Jo që la jashtë kampionatit yje si Kasano e Ballotelli, por edhe ata që shkëlqyen në edicionin e fundit i pushoi në pankinë. Në mbrojtje ishin dy shtylla statike. Kanavaro është plakur më, dhe më mirë të largohej nga kombëtarja para 4 viteve që të mos turpërohej. Kielini është mbrojtës statik, i dobishëm në ndërprerje dhe lojë me kokë. Duhet të luaj me një mbrojtës tjetër që është më i lëvizshëm. A mund ta paramendoni Kamoranesin dhe Iakuintan në formacion bazë, në kohën kur Italia ka edhe 10 lojtarë më të mirë për të dy pozitat. Kualjarella, Di Natale, Paxini, Borriello, këta ishin të ftuar që rrinin rezervë pa përmendur edhe ata që nuk ishin ftuar. Montolivo ishte i vetmi që arrinte të rrezikonte portën nga 30 metra, pasi sulmi nuk mund të gjuante asnjëherë në portë. Zambrota ishte i vetmi që depërtonte dhe bënte ndonjë harkim herë pas here. Në ndeshjen e fundit u pa edhe Kualjarela dhe Di Natale, si për ta fajësuar edhe  më shumë Lipin. Ndoshta ua solli titullin e kampionit para 4 viteve, mirëpo tani ishte ai që i poshtëroi. Për këtë trajnerët e mëdhenj largohet nga skuadrat pas sukseseve të mëdha. Lipi gaboi. Rëndë.

Anglia ishte viktimë e një selektori tjetër italian. Fabio Kapello, është ai që ka shkëlqyer në kualifikime. 9 fitore nga 10 ndeshje. Humbja e fundit ishte ajo nga Ukraina, që ishte e qëllimshme në mënyrë që të hakmerren ndaj Kroacisë e cila i la jashtë Euro 2008. E po “çka të mbjellësh, korr”. Sigurisht ky nuk është justifikim racional, por së paku kroatët do t’i lehtësonte. Disciplina e rreptë e Kapellos u vërejtë edhe para kampionatit. Lojtarët ishin të lodhur, dhe kjo rezultoi edhe në ndeshjet që zhvilluan. Runi nuk është dashur të aktivizohet fare. Ky lojtar ka humbur shkëlqimi që kur u fut i lënduar ndaj Bajernit në Ligën e Kampionëve. Edhepse nuk kam pritur Heski ka qenë më i mirë se ai, por Defo edhe më i mirë se të dy. Xhejms Milner ka shkëlqyer me harkime në dy ndeshjet e fundit. Metju Apson ka qenë më i mirë se Terri në mbrojtje. Të tjerët nuk vlen të përmenden.

Goli i anuluar i Lampard, ka pasur ndikim në rezultatin e 1/8 së finales. Anglezët ishin në hov atëkohë dhe ndoshta do të mund të fitonin edhe ndeshjen, edhe pse Gjermania ishte vrastare nëkundërsulme. Megjithatë është dashur të fiojnë ndaj SHBA-ve dhe Algjerisë, që të mos ndeshen me Gjermaninë. Ka qenë favoriti im kryesor për të fituar titullin, duke pasur besim tek Kapello, por na dëshpruan të gjithëve. Edhe ajo kampanja “Don’t shave for England” ishte një gjë interesante. Mësuam se sa mund të rritet mjekrra për dy javë.

Argjentina nuk ka qenë favoritë për mendimin tim. Por, pasi shumica mendonin se ishte do ta fus në këtë pjesë të shkrimit.

Sinqerisht, si mund të prisni që një gjë e udhëhequr nga një njeri si Maradona të arrij sukses. Ai më shumë ishte në qendër të mediave për llomotitjet e tij palidhje duke fyer legjendat si Pele, duke treguar dashurinë e tij të madhe për Mesin (që shpesh na hutonte me ato fjalë) dhe duke planifikuar  festën e kampionëve.

Ai nuk interesohej për skuadrën, formacionin, taktikën. Mendonte se Mesi mund t’i bëj të gjitha. E po, nuk është Barcelona, por është Argjentina. Nuk ka mbrapa një mesfushë me kreator si Iniesta e Çavi. Nuk është Mesi dikush që  mund të udhëheqë një skuadër i vetëm. Nuk është se nuk e do Argjentinën, por thjesht nuk mundet.

Argjentina më mirë të ishte menjanuar në 1/8 e finales, të cilën e fitoi në mënyrë jo të drejtë, se sa të turpërohej nga gjermanët. E kam pritur se do të menjanohen nga ata. E kam cekur në shkrimin para fillimit të kampionatit.

Sidoqoftë, Argjentinës i duhet një selektor më i mençur dhe që do ta shihte Mesin si një lojtar të barabartë me të tjerët. Atëherë do të kishte sukses.

Brazili ishte favorit. Kishin skuadër, por s’di ku shkoi keq. Uh, po. Selektori. Dunga shkaktoi shumë polemika kur zgjodhi skuadrën për Botëror. La jashtë lojtarë mjaft të vleshëm për Brazilin duke filluar nga Pato e Ronadinjo. Gjithçka shkoi mirë deri tek holandezët. Aty dështuan, edhe luajtën mirë. Por, jo “brazilisht”. Po, kjo është mënyra si luajnë brazilianët. Futboll të shpejtë, me shumë pak kontakte me topin, futboll kreativ, që të kënaqë syrin. Vlen të përmendet Huan i cili ishte mbrojtësi që më ka befasuar këtë kampionat. Ishte tepër stabil dhe i sigurt. Më shumë është pritur nga Kaka, por ky njeri mendoj se nuk do të kthehet ashtu siç ka qenë më. Faji për menjanim i është lënë Melos. Nuk është korrekte e gjithë skuadra dështoi kundër Holandës.

11-shja më e mirë e kampionatit

Iker Kasilas

Pati dy intervenime vitale në finale. Ishte i sigurt përgjatë gjithë garës, dhe një kapiten i vërtetë që meritoi të ngriste trofeun në fund.

Filip Lam

Kishte shumë barrë me lëndimin e Ballakut. Kapiteni më i ri që kanë pasur gjermanët ndonjëherë në kampionate botërore. Ishte i shkëlqyeshëm si në mbrojte edhe në sulm.

Xherard Pike

Një mbrojtës i fuqishëm, lider i vërtetë. Po të kishte ndonjë tjetër në vend të Pujol, do të formonin dyshen më të mirë në kampionat. Ishte në krye të detyrës, dhe Spanja është me fat që ka një qendërmbrojtës si Pike.

Diego Lugano

Kapiten i skuadrës më të mirë në Botëror. Diego Lugano, një qendërmbrojtës i Fenerbahçes, që edhe pse ishte lojtar i lirë vitin e kaluar nuk ngjallte interesim tek skuadrat evropiane. Tani do të jetë më ndryshe. Ishte qendërmbrojtësi më i mirë në këtë Botëror.

Zherom Boateng

Shumica e njerëzve mund të mos pajtohen se Zherom Boateng është lojtari më i mirë në pozitën e mbrojtësit të majtë, por është. Dua të them, e keni vërejtur sa i fuqishëm është, sa i qetë, dhe i ri. Duhet të shtojmë përvojë tek ky lojtar, dhe mund të keni mbrojtësin më të mirë të majtë në botë.

Bastian Shvajnshtajger

Edhe një gjerman që shkëlqeu. Shvajnshtajger ishte lojtari më i mirë në pozitën e mesfushorit qëndror në këtë kampionat. Luante pak më i tërhequr se zakonisht, por ishte fantastik. Pothuajse të gjitha aksionet e gjermanëve ishin kreativitet i tij. Ai ishte “truri” që imagjinonte gjithë ato aksione nga shkalla më e lartë e futbollit modern.

Ueslli Shnajder

Nëse ka ndonjë lojtar që ka fituar më shumë se zakonisht këtë sezon është  Ueslli Shnajder. Po të fitonte edhe këtë Botëror, do të ishte më shumë se xhekpot. Ueslli Shnajder eliminioi i vetëm Brazilin. Ishte aktori kryesor në atë shfaqje 30 minutëshe që shkatërroi Brazilin. Shnajderi është futbollisti më i mirë në botë për momentin dhe njëri ndër të paktët (së bashku me Forlan dhe Roben) që e meriton Topin e Artë këtë sezon.

Arjen Roben

Roben nuk ishte në maksimumin e tij. E kam përmendur që lëndimi ka ndikuar deri në një masë për mosparaqitjet e tij superiore. Megjithatë ishte i pandalshëm në anën e djathtë. Do të kujtohet si njëri që ka mundur ta përcaktonte finale, por disiplina në lojën e tij nuk e lejoi të rrëzohet në rastin e dytë.

Tomas Myller

Befasia më e këndshme e këtij botërori. Kush ka menduar se Myller mund të ketë një efikasitet më të madh se 50% të golave të shënuar në krahasim me ndeshjet që luajti. Mungesa e tij u vërejt në gjysmëfinale ndaj Spanjës. Vetëm një vit më parë ishte amator, ndërsa tani u stolis me medalen e bronztë. Gjermania ka të ardhme të ndritur. Ashtu siç ka Bajerni.

David Vija

Që David Vija është sulmuesi më i mirë në botë është vërejtur në Euro 2008. Njeriu i vetëm bombardonte portat kundërshtare. Njëjtë ndodhi edhe tani. Ishte i vetmi që shënonte për Spanjën, dhe atë me një mesfushë jo-ofanzive. Po të ishte një mesfushë më e mirë, Vija do të ishte edhe më i pamëshirshëm. Ka qenë shtylla kryesore e Spanjës në këtë Botëror. Do të jetë edhe më i rrezikshëm tek Barcelona.

Diego Forlan

Lojtari më i mirë i Botërorit. E ka merituar plotësisht këtë çmim. Ka shkëlqyer në secilën ndeshje, ka qenë gjithmonë ai që ka dhënë maksimumin dhe që nuk është ndalur për 90 minuta. Për më tepër ka shënuar gola fantastik. Dhe paramendojeni numrin e lojëve që ka luajtur këtë sezon. 70. Po, pra 70. Ka qenë i rregullt në ndeshjet e Primera Division, ka fituar Ligën e Evropës, ka arritur në finale të Kupës së Spanjës, ka luajtur ndeshjet parapërgatiore dhe kualifikuese me Uruguajin, si dhe tani në Botëror. Një futbollist krijuar prej “guri”. Një vazhdimësi me Atletikon, si psh. Superkupa e Evropës, mund ta fus në rrethin e kandidatit kryesor për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit.

Ata që s’ja vlen të përmendën

S’ja vlen të përmenden.

Luan Morina

Botuar në Shqipmedia dhe AlbaniaSport

Sport

Në Premier Ligën angleze, këtë fundjavë do të kemi derbin e sezonit. Të shtunën në ora 13:45, Çelzi udhëton në Mançester ku do të ndeshet me skuadrën e Junajtedit. Junajted në këtë ndeshje do të luaj pa liderin e skuadrës, Uejn Runin e dëmtuar. Pos Runit, vendasit do të luajnë edhe pa Ouenin, Braunin, O’Shian, Andersonin, dhe Uellbekun. Edhe mysafirët kanë mungesa në mbrojtje. Mungojnë Koll, Karvalo, Bosingva, Ivanoviç, e Esien. Vlen të theksohet se Çelzi, nuk po arrin të fitoj në Olld Traford, që nga viti 2005, kur në krye të skuadrës ishte Hoze Murinjo. Më presion do të ketë mbi Çelzin se sa mbi Mançesterin në këtë ndeshje, për arsye se Çelzi ka një orar shumë të vështirë në udhetime. Kjo është ndeshja e parë në serinë e ndeshjeve të vështira pasi më pas ata do të jenë mysafirë të Totenhem, dhe në fund të Liverpulit. Pra, nëse Çelzi dëshiron të dëshmoj se është skuadra më e mirë në Premier Ligë, atëherë duhet të fitojë.

Arsenali do ta ketë shumë më lehtë. Ai përballet me Uolvs, në Emirejts. Arsenali ka shumë mungesa, e fundit është ajo e kapitenit, Fabregas i cili ka mbyllur sezonin pas lëndimit në ndeshjen e Ligës së Kampionve. Të tjerët që mungojnë janë, Van Persi, Xhuru, Gallas, Gibs, dhe Ramzi. Uolvs, mund të shpresoj të nxjerrë një pikë nga udhëtimi, që do ta largonte edhe më shumë nga zona e rrezikshme. Megjithatë edhe humbja nuk do të përkeqësonte gjërat, pasi Arsenal është skuadra e fundit në Top 10, që do të takohen me Uolvs këtë sezon.

Për pozitën e katërt vazhdon të jetë nxehtë. Këtë javë Totenhem takohet me Sanderlendi, si mysafire. Është një ndeshje që duhet ta fitoj, pasi më pas takohet me tri skuadrat e para në Premier Ligë. Më thjesht, Totenhem mund të jetë skuadra që do të përcaktojë edhe kampionin këtë vit. Mançester Siti, formën e tij të mirë pret ta vazhdojë edhe në udhëtim ndaj Burnlit, një skuadër që kohëve të fundit po kalon në një formë tepër të dobët, formë qe e ka vendosur në pozitën e parafundit, me shumë mundësi të largohet nga liga. Liverpul, është mysafire e Birmingemit. Tani e kompletuar, skuadra e Benitez, nuk mund të lëshoj pikë lehtë. Mirëpo, Birmingem ka barazuar në dy ndeshjet e fundit si vendas, ndaj Evertonit, dhe Arsenalit. Ndoshta një barazim do të ishte rezultat i pritur.

Shalke ka mundësinë më të mirë të sezonit që të afrohet tek titulli. Ata presin skuadrën e Bajernit, e cila në mesjavë nuk tregoi një ndeshje shumë dominante edhe pse arriti ta mposht Mançesterin në fund. Në anën tjetër, Shalke ka pasur disa rezultatet shumë të mira në kampionat. Ata kanë mposhtur Shtutgartin, pastaj kanë barazuar me Hamburgun, dhe kanë fituar si mysafir të Leverkuzenit. Kjo i jep kurajo skuadrën së Shalkes, që të mposht Bajernin, si vendase pas 5 viteve.

Konkurrenti tjetër për titull, Leverkuzen udhëton në Frankfurt, ku ndeshet me Ajntrahtin, që është në formë pas dy fitoreve radhazi, ndaj Bajernit dhe Bohumit. Një ndeshje interesante pritet të jetë ajo në mes të Dortmundit dhe Bremenit. Të dy skuadrat shpresojnë në gabimet e Leverkuzenit, që të arrijnë në pozitën e tretë që shpie në Ligën e Kampionve. Hamburgu pret Hanoverin, ndërsa Shtutgarti, pret Mënshengladbahun. Kampioni aktual, Uolfsburgu, do të ndeshet me Hofenhajmin të dielën.

Në Itali, të gjitha ndeshjet do të zhvillohen të shtunën, për shkak të festës së Pashkëve. Interi nuk pritet të ketë shumë punë ndaj Bolonjas. Edhe pse ndoshta do të ruaj disa nga lojtarët për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionve, Inter besoj se do të shënoj fitore. Roma në anën tjetër është mysafire e Barit. Bari u ka prishur punë shumë skuadrave kur ka luajtur si vendas, duke humbur vetëm dy herë nga Kaljari, dhe Milan. Roma nuk do ta ketë të lehtë të fitoj si mysafire, mirëpo fitorja ndaj Interit, javën e kaluar i ka motivuar për titull, dhe kjo mund të jetë një arsye pse Roma, duhet të fitoj patjetër në Bari. Milan është mysafir i Kaljarit. Rosonerët, në tri ndeshjet e fundit kanë fituar vetëm tri pikë, duke lëshuar mundësinë e artë nga dora, ndoshta për shkak të lëndimeve dhe suspendimeve të lojtarëve. Mysafirët do të vazhdojnë me probleme në mbrojtje, ndërsa kthehen Pirlo dhe Ronaldinjo.

Ndeshje interesante në fund të renditjes është ajo ndërmjet Atalantas dhe Sienas. Me fitore Atalanta mund të shtyente Sienën drejt fundit duke u ngjitur vet afër zonës së mbijetesës.

Botuar në Shqipmedia.