Televizioni

Per ata qe se kqyrin Game of Thrones

Pahiri mundeni mi degju disa veta qe n’kete pike zhegu thojne ka ardh dimri. Nejse, s’jane tu e permend kto ditet e fundit pasi edhe entuziazmi dicka ka ra, edhe pse kualiteti i Game of Thrones hala osht nalt. E vertete qe disa kane prit dicka ma shume, sidomos me episodin e fundit, mirepo Continue Reading

Televizioni

Arsyeja e katërmbëdhjetë

Larg dashurisë epike të Keremit dhe Nihanit, rinia javëve të fundit është marr më shumë me Hana Bejker dhe trembëdhjetë arsyet e saj. Derisa kjo jep një fije shprese se më në fund po drejtohemi në një rrugë të duhur, në të cilën rrugë shohim seriale cilësore amerikane (jo veq BrBa, Prison Break, e TWD), ka edhe një anë të errët. Një pjesë e konsiderueshme kanë refuzuar të pranojnë qëllimin e serisë dhe mesazhin që përçon. Continue Reading

Televizioni

E ardhmja është e zymtë!

Kështu na e shfaq atë secili film, përfshirë edhe ata dokumentar. Ata që na shfaqin bukuri natyrore na flasin si ozoni po shpërbehet e temperaturat po ngritën, ata që na shfaqin specie të rralla të kafshëve, na flasin se si mund të jetë hera e fundit që i shohim me kanosjen e shfarosjes. ‘Breakthrough’ nuk e bën këtë!

Përkundrazi, kjo seri që pritet të jetë antologji, na jep një fije shpresë. Një dritë në të ardhmen e cila mund të jetë më e mirë se tani. Si ndodh rrallëherë, na bën të lakmojmë për të! Pse? Janë gjashtë arsye në sezonin e parë!

Tema e parë, arsyeja e parë, është zhvillimi i masave kundër epidemive të ndryshme. Derisa është episodi me pamjet më vulgare, është një fillim i mirë i serisë. Jep një vizion ndryshe nga ai që mund ta keni paramenduar shumica në lidhje me laboratorët anti-virus. Menjëherë vjen njëri nga episodet më impresionues. Shumë shpejt teknologjia mund të rikthej ndjenjat tek ata që kanë gjymtyrë të trupit. Disa zbulime interesante shfaqen në këtë episod.

Episodi i tretë mbetet tek ndjenjat, tek truri. Ky është edhe më shumë interesant se ai paraprak. Intervenimi në kujtime, ndjenja!!! Episodi në lidhje me moshën, me plakjen nuk më ka zgjuar shumë interesim për shkak të ideologjisë time personale – u plake apo nuk u plake, do të vdesësh.

Dy episodet e fundit largohen nga trupi i njeriut. Edhe pse temat mbesin të lidhura me qenien tonë, ato nuk prekin direkt neve. Energjia, dhe alternativat e reja, disa të tjera të eksploruara tashmë nga Tesla, të lënë pa mend. E edhe më të çmendura janë idetë në lidhje me ujin. Është njëri nga episodet më keqardhës, por edhe njëri ndër më të mirët.

Gjashtë arsyet tjera janë Peter Berg, Paul Giamatti, Brett Rattner, Ron Howard, Akiva Goldsman, e Angela Bassett. Edhe pse jo krejt nga këta kanë bagazh mbresëlënës si regjisor, mund të them që të gjitha episodet sjellin njëfarë freskie të veçantë duke mos humbur atë kureshtjen që na sjellin. Vlen të theksohet ai i Paul Giamattit, në lidhje me ndjenjat trupore. Këta emra vetëm sa bëjnë më të mirë këtë seri.

E kjo seri është ndër më të mirat, më të veçanta për shkak të qasjes pozitive që synojnë të marrin. Është një rrugëtim i këndshëm prej gjashtë episodeve, një udhëtim që nuk duhet të ju ikën assesi. Nota personale: 5/5

 

Televizioni

 

Ma n’fund beteja e bastardëve… secili sezon e ka pas ka ni episod ku ka ndodh ajo që na ka shty mi kap flokët.. nejse ju ka shty juve se unë i kom nuk ma herët me Lostin J

Age of empires edhe nihere… tash me katapulta e ksi sene… kHalisi <3… çfarë rrafshi… çfarë plani, ec e mos e aprovo… qysh mujn mi myt dragojt?! btw ku jon dragojt?!

Paska me pas auksione knej me kallabllëk… hahahah… kHalisiii… DAMNNN…. sa fort me pas dragona breee…. normal që trenohet njeri me pas ksine… muzika loqkë n’këtë moment (Y)

Opaaaa… edhe kta i paska marr a!? :O Perspektiva e dragonit fantazi… drakarissssssss motherfakerssss…. Nejse drakarisi i parë osht kon ma i trent… Huhuhuhuhu…

Okej, s’po guxoj mu gzu se shumë gzim thjesht s’ndodh…. po tutna që kem mu mërzit te bastardat…

Anw, Deni e kryti misionin knej, tashti veq me shku me marr fronin edhe s’po ka me kon me luftu mo… me lanisterat? Nëse fitojnë remziovitët edhe lanisterat mu bo bashkë atëherë kanë me kon me luftu…. kur jemi tek remziovitët….

Remziu, i zakonshmi, mëshirëplotë e dashamirës… vetbesim… btw kqyrne Vicious me Ian McKellen edhe ketë remziun n’daqi me pa karakter t’butë prej remzisë…

Jo jo jo… duel njo me njo s’na vyn…. luftë… ose kadal, nashta osht ma mirë për kta me luftu njo me njo, për dëborën… nejse remziu po kallxohet i menqur…

“Sansë, gruja jeme, a je ti?” nëse përkthejmë atë shikim të Remziut… edhe përkthimin tonë sigurisht… tashti dul aty ku ka qef mas shumti remziu, gjenitalet edhe qentë… çka kish thon Frojdi për kto a thu?

Allahile çka ka Sansa sot? A i kan fry nojkun a i kan shkri plumb a çka u bo? Veç jom ka e kqyri… nejse t’dytë kanë t’drejtë kur flasin…

Happy Shitting…

A i bjen kjo që Dëbora kurrë s’ka me vdek? Veq boll palidhje ish bo me vdek e mu qu apet… nejse t’shpresojmë që s’do të vjen tek kjo pikë… çfarë Zoti? O George RR Martin ti bon kejt… deri tash edhe në aspektin teknik ky episod osht tu shku loqkë… mëzi po pres luftën nesër… regjia osht bo prej tipit që e ka bo rjeginë e Hardhome…

Po mos vet qysh i knë shku punët Theonit… mos vet… nejse mirë që paskan adh knej te ka… osht ka bohet ni aleancë e mirë knej… muhabet i fortë, btw Deneris ka msu pi Tirionit sarkzëm e ksi gjAna… dmth me kton po hedhen skicat e para reale n’lidhje me botën e Westerosit tash e tutje… hapi i parë kah fundi… interesant… tash mos po u vjen fundi edhe nihere përgjithmonë Starkëve….

Dhe ja ku jemi… battle of bastards…. nime qysh e definoni ju bastardin?! Në bazë t’feve çdo fmi i lindur pa martesë prej klerikut t’asaj feje osht bastardë! Sa prej nesh jemi bastarda?! Bonkvai shumë… veq asnjo s’jemi Dëbora…. Remzija ka, amo nashta jo bash qaq…

E tash… get in position and wait for the go… oOoo… jo ja… s’Pshton… epo… tipike e Remzit…  seriozisht fotografia osht loqkë n’këtë episod… mjeshtri…. khuuu….. njeri me plan bre… phaaaa…..

Po ku me follow… follow him to death… shume be marrezisht ka vepru dëbora… ku po shkon? N’gojë t’ukit!!!

O mos be… mos apet…. this is fucking awesome… kastin mas kamerave n’qel me puth e meritojnë… p.s. regjisori ka flokë m’doket…

Gjithë kom mendu qysh e dallojnë kta njoni tjetrin n’luftë… tash për shembull kejt t’njëjt… amo edhe për tjera lufta zakonisht qeshtu osht nëpër filma..

Nuk po shkon mirë qekjo…. edhe kta t’fundit… koha për çka?! Vallahi s’po doket mirë… veq Rikoni n’ardh diqysh po edhe ai s’ka çka bon… jo jaa… fundi i starkave e ergësinave… dafuq!!!!

Po normal… shumë normal që qeshtu ja bon remziu e Martini… edhe knej kta tjert tash…. qeshtu kadal kadale a?! Vdekja e ngadaltë osht ma e keqja thojnë… ndoshta po paguhet borxhi pse na ka kthy Dëborën… s’paku ky bisha po qan… Tormundi po mbetet pa Brienen… tepër çift loqkë jon kon…. veq nëse rrshqet toka si te Lord of the Rings se pshtim tjetër s’ka… e ai pshtim nuk osht i stilit të Dëborës… s’paku po vdesin si burrat… jo si ata që e sulmun Mereenën…

Seriozisht… tash qeshtu pe merr Dëborën a?!!! C’monnnnn….. edhe unë po m’doket po ngulfatna…. e rond kjo….

Kadal… Sauroni?!!!!!

O erdhun moj erdhun…. s’di kush veq erdhun…. edhe kallabllëk kokan…. ooooo Sansa be loqkë…. po kurrë ma e mirë s’je kon…. ç’dreqin u bo me kton moj… oooooooffffff…. tormundi, bisha…. si bowling pi rrxoj moj remziovitët…. dul Dëboraaaa… edhe kta dy… priti Remzi se po t’vin… kush ken bree qata që erdhun?! Petritotivët?!

A e dini qysh ka nis krejt kjo… osht qu porta edhe kanë dal… besoj që qashtu ka mu kry… me portë diqysh… s’paku Remziu pe kryn kysmet qashtu…

Edhe ni sakrificë… bisha shkoj… amo Hodorin sivjet se kalon asni sakrificë… eh po Remziu me stil po shkon…

Hahahahaha… tash njo me njo a?! Po normal që hec dëbora kshtu, melisadra ka thon që e qon apet….

O mshoj be mshoj…oooo mshoj mutit mos u nal… oooo myte kejt bre… E la për ma vonë… poget…

Ma n’fund… flamuri…

Koxha i sigurt jom që Davosi ka me myt melisandren nojditë… ma shumë që n’mot…

Tashti gjykimi i Remziut… poget… hala koka gjallë… Sansa e meriton me ia nuk vetllat njo ka njo… tani me ja rjep lëkurën ktij… kadal kadale… nejse edhe remziu koka bind…

Phaaaaa…. çka u bo moj me Sansën… kqyrja fjalët…. ujqt a?! Aha… qent e ktij po m’doket… op… qeshtu a?! Bash qeshtu a?! Jo që se meriton ky edhe ma keq… qeni jot me t’hongër a?! Khuuu… ia ngjitën….

Episodi i qikave ke sot – tri mbretnesha për me sundu Westeros, pa harru edhe Margaritën…

Ma feminist George RR Martin se Beyonce…

Televizioni

Popullsia e Nasaus në një pjesë të shekullit XVIII ka pasur trefish më shumë piratë se sa banorë të thjesht. Që nga ajo kohë, mesa duket Karaibet si për ironi kanë qenë parajsë për hajdutët, diçka që po aplikohet nga ‘piratët’ modern (lexo: hajnat modern).

Për Nasau janë nisur pjesa më e madhe e karaktereve të ‘Black Sails’ në sezonin e tretë, më saktë për të sunduar Nasaun. Në fund shumica mbërrijnë aty për të sfiduar njëri tjetrin për mbretin e ri, i cili mesa duket është përzgjedhja më e mirë për të gjithë. Së paku kështu mendon Rinori.

Xhon Silver mbetet mbreti më i pajtueshëm për të gjithë. Për këtë s’ka dyshim. Besoj që edhe Flint do ta përkrah. Miqësia e këtyre dyve nuk është e fshehtë. Mundësia që të ketë një dyluftim ndërmjet Flint dhe Silver duket pothuajse e pamundur. E pabesueshme. Por, gjërat janë përzier goxha shumë dhe epshi për mbret e ari gjithnjë ndryshon njerëzit e zakonshëm, e lëre me piratët. Sido që të ndodh, kush do që të jetë mbreti i ri ka një mision të qartë – të var Eleanorën, karakteren e preferuar të Luanit.

Nëse Eleanorë lë serialin, atë do e lë edhe unë. Ajo ka bërë njërin nga veprimet më të mira në serial deri më tani duke eliminuar karakterin e Çarls Vein. Personalisht aktrimi i Zach McGowan më ka shkuar nerva, mënyra qysh ka folur kryesisht. Karakteri nuk ka qenë diçka i mangët sa ka qenë aktrimi. Por, mirë që u largua, edhe pse më dukej goxha e pabesueshme të ik në atë mënyrë. Kam pritur që Billy do të bëj diçka, por ngjarje si këto në stilin e GoT tani janë bërë imperativ për serialet që dëshirojnë të jenë në trend. Karakteri i Eleanorës ka qenë një pirate politike tepër e zonja në qëllimet e saja. Pakte me të gjithë djajtë vetëm që të arrij qëllimin e saj, përfshirë edhe atë ngjarje të tmerrshme tek Vejn, ngjarje që bashkëshkruesi im e konsideron më të mirën e sezonit, me ç’gjë pajtohem.

E vërtetë që varja e Çarls Vein ka qenë jo vetëm momenti i këtij sezoni, por ndoshta edhe i krejt serialit deri më tani. Por, ka ndodhur çfarë ka ndodhur, dhe koha të shohim para. Nëse jo Xhon Silver, atëherë pres që së paku Rakham ose Mjekërziu të hakmerren për Çarlsin. Përfundimi s’ka mundur të jetë më i bukur, më ngazëllues. Mëzi pres sezonin e ardhshëm, dhe kuptohet varjen e Eleanorës. Ngjashëm edhe Luani, por kurorëzimin e saj si mbretëreshës (edhe pse ky do e dëshironte për vete).

Një gjë është e sigurt, Nasau do të shkoj flakë sezonin e ardhshëm.

Televizioni

Derisa një pjesë e tinejxherëve sot për ironi marrin thënien e karakterit fiktiv Sinan Dobreva, unë si fëmijë para viteve të tinejxherllëkut kam pasur një mësues me të njëjtin emër.

Sinan Vllasaliu ndoshta më ka dhënë mësimin më të mirë në jetë, akoma pa mësuar historinë fjalëshumë të popullit tonë.

Në Kosovën e par-luftës kanë qenë tri kanale serbe, dy maqedonase, dhe kohë pas kohe RTP me program minimal në shqip. Dihet çfarë redaksie ka qenë. TV Hana edhe TV Festa kanë qenë të parat që i kemi dëgjuar në shqip dikur kah mesi i ‘90tave. Programi i tyre që atëherë ka qenë katastrofal – përshëndetje dhe urime në ato kohëra të zymta. E di që ka qenë edhe një program ku bashkëatdhetarët telefonin dhe përshëndetshin familjet këtej. Ky ka qenë program i qëlluar, por për një fëmijë që akoma nuk kishte mbush 10 vjet, filmat e vizatuar edhe ndonjë muzikë melodike me rimë të pakuptimtë ka qenë parajsë televizioni. E kuptoni që jeni rritur kur ndalni këtë lloj muzike, jo filmat e vizatuar.

Edhe atëherë ka pasur këngëtarë që kanë shit dele, i kanë qu motrat në dasmën e asaj, e kanë prit lulijen te kroni, e kan thirr dashninë, e kanë vet Shazën ku osht kon, e edhe e kanë kall kejt. Janë kujtime të ankthshme. Shto edhe kësaj luftën dhe gjendjen e okupimit – s’di qysh jemi hala mirë me mend. Apo ndoshta edhe nuk jemi?!

Sinanin e mbaj në mend prej këngës ‘babi pse brengosesh’. Aty është Sinani i cili dëbohet nga puna, dhe vajza e cila, edhe pse tejet e vockël, nis ti jap përkrahje e ta kuptoj gjendjen nëpër të cilën po kalon prindi i saj i pa punë. Kënga ka tekstin e shkëlqyeshëm për duet, spot të mirë për ato kohëra, edhe arrin të përçojë mesazhin, qëllimin që e ka – së paku tek unë.

Gjendja ka qenë e tillë që shumica dërmuese kanë qenë pa punë, edhe në ato shtëpi të mallrave apo në treg me shumë shitës romë, lodrat prej ma të ndryshmëve s’kanë munguar. Fëmija si fëmijë lakmon edhe ka qejf me i pas të gjitha, shumicën, por të kuptoj që nuk duhet të kërkoj, edhe duhet të shtiret se nuk i pëlqen diçka nuk ka qenë mision i lehtë. Edhe ma vështirë ka qenë ndjenja kur prindi ka mundur ta kuptoj këtë kamuflazh të fëmijëve.

Nëse asgjë, kjo këngë më ka bo mu kon ma kursimtar me para, me ia ditë vlerën parave, punës, dhe prindërve. Ka qenë si bazë në konceptin që materializmi nuk është gjithçka, e nuk mund të vendoset para familjes e dashurisë të pastër, jo-materialiste.

Kanë qenë kohë të vështira, për shumë prej neve që jemi rritur në atë periudhë. Së paku kemi arritur të mësojmë gjëra të rëndësishme edhe nga këngët. Për atë, Sinani ka një respekt të veçantë tek unë, e edhe një falënderim të madh për atë këngë, për atë tekst, edhe për atë periudhë të hareshme që më ka dhuruar me këtë mësim tepër të rëndësishëm për mua.

https://www.youtube.com/watch?v=fRjVYiCPs3Q

Televizioni

Sezoni i katërt i House of Cards është një rrugëtim i planifikuar me mjeshtri që na kthen mbrapa në çmenduritë e episodeve të para me intriga të stilit tashmë të njohur të Underwoodëve.

Karta e parë që duhet të bije është Dunbar. Por, para saj është ndasia ndërmjet Underwoodëve që duhet të sanohet. Riparimi i kësaj lidhjeje zgjat për pjesën më të madhe të sezonit, dhe megjithatë nuk mund të themi se është një riparim i plotë. Është një riparim sipërfaqësor më shumë se një riparim emocional, i thellë, i njëmendët.

Edhe në këtë sezon shohim Frankun, edhe Claire që marrin masa nga më bizaret për të arritur qëllimet e tyre. Epshi për pushtet, për forcë vazhdon të jetë prezent, dhe shtohet me çdo episod, me çdo pickim të kundërshtarëve vjen një goditje e hekurt e Underwoodëve.

Dhe, gjatë pjesës së dytë të sezonit kemi një çift tjetër që mund ti quajmë si Underwood 2.0, të cilët do të mund të vazhdonin misionin e tyre për sezonet tjera. Zhgënjimi i vetëm i këtij sezoni është që Franku flet shumë më pak me ne, por, në fund…

E tash… SPOILERA…

Më pëlqeu kohështrirja e këtij sezoni. Pjesa e parë nis aty ku ka mbetur – Underwoodët e ndarë. Koha është për pajtimin e tyre në rast se dëshirojnë të vijojnë misionin e tyre. Dhe ashtu siç lëvizin ngjarjet, ashtu lëviz edhe pajtimi i tyre deri në fund të sezonit, hap pas hapi. Për të bërë pajtimin nevojiten sakrifica, e para është nëna e Claire. E portretizuar nga Ellen Burstyn e cila më ka lënë përshtypje në ato pak role që e kam parë (së fundmi Interstellar e Louie, më parë Requiem for a Dream). Ajo sjell një karakter që nuk dallon shumë nga Underwoodët, por megjithatë ka ‘të zezat’ e veta, si pothuajse çdo karakter i gjallë në këtë serial. Kur jemi tek karakteret e reja, nuk besoj se mund të gjej ndonjë zhgënjim tek cilido prej tyre. Joel Kinnaman sjell Will Conway si një pasardhës i Frankut, porse më i zbutur; Neve Campbell përshtatet si asistente me karakteret e Underwoodëve dhe atyre që punon; Colm Feore si gjeneral dhe Cicely Tyson si kongresmene bëjnë atë çfarë presim nga ta. interesante ishte edhe kthimi, qoftë episodik i dy karaktereve që kishte eliminuar Franku sezoneve të kaluara. Më ka pëlqyer sidomos karakteri i Corey Stoll si Peter Russo.

Nëse jemi të sinqertë, sezoni nuk premton shumë në fillim, deri tek vdekja e nënës së Kate. Nga aty, kur vërejmë që mizëria e Underwoodëve është gjallë akoma, si asnjëherë më parë sikur ngrohet situata. Menjëherë pason vdekja e Frankut që dorën në zemër vetëm një pyetje shtonte, çfarë do të ndodh deri të shërohet ai, dhe si do të shërohet. Ky shërim vjen si i përshpejtuar paksa për të vazhduar me luftën kundër republikanëve pas eliminimit të Dunbar.

Ajo çfarë e bën interesante pjesën e dytë është vigjilenca e Catherine Durant e cila luan një lojë të ngjashme kundër Frankut. Kjo lojë përfundon në mënyrë bajagi ‘normale’ për Underwoodët derisa Frank nis dëftimin e tij për mëkatet e bëra. Është një moment tejet ngazëllues, mos të them ndër më të mirët e atij episodi. Bastet që i vë Franku, rrezikimet që i bën janë më të mëdha se në sezonet e kaluara, dhe kjo është e kuptueshme pasi edhe ajo çfarë është në tavolinë është më e vlefshme se sa disa gjëra të sezonit të tretë.

Nuk më ka pëlqyer rikthimi në skenë i Remyt dhe Jackiet. E kuptoj ndërlidhjen e tyre me tregimin, ama megjithatë më duket e panevojshme gjithë ajo hapësirë dhënë atyre që nuk është kushedi sa. Qe Raymond Tusk nuk më pengoi, bile do të doja edhe më shumë nga ai, ngjashëm si President Petrovi. Çfarë do të më mungoj është prezenca e Edward Meechum! Ka qenë sikur rrota e tretë e një biçiklete, dhe me kalimin e kohës ka arritur të zë një vend vital tek fansat e serialit. Së paku tek unë po. Ajo skena kur Frank i vizaton dorën në vend të një pikture në Shtëpinë e Bardhë do të duhej të ishte si shenja e parë se diçka do të ndodhte, ama ec e prite!

Dy pjesët më interesante ishin ajo me Tomin dhe Doug. Më pëlqen që Tomi zgjodhi këtë rrugë dhe tani ofron një pjesë më intriguese të serialit. Ndërkohë me oscilime ekstreme në ndjenja ndaj një karakteri ishte ajo me Michael Kelly, Doug Stamperin. Dyshimet e tij sidomos kur rrezikonte largimin e Sethit dhe Leann nga skena më shkonin nerva. Por, lidhja e tij me gruan e pararendësit të Frankut në transplantim sikur nxjerr një fytyrë tjetër tek Dougi. Gjithashtu kryengritja e Sethit sikur shtyu Dougin kah gjetja e asaj pjese të butë. Por, Doug është Doug. Underwoodët janë Underwood.

Zhgënjim ishte mungesa e komunikimit të Frankut me ne. Por, edhe kjo siç duket ishte një shenjë. Na kishte lënë befasinë për në fund. Tani, me ne do të flet edhe Claire. Mëzi pres të shoh këtë. Por, ec e prite shkurtin tashti! Nota personale: 5/5

Televizioni

Një këshillë që kam gjetur të jetë e dobishme për të pasur një jetë më të qetë është ‘të mos mendosh shumë’. Mendimi i tepërt komplikon edhe gjërat më të thjeshta, shton shqetësimin, frikën, dhe mund të dërgoj deri tek depresioni. Filmi ’45 Years’ ju shtyn të mendoni. Shumë.

Por, nuk është një mendim i panevojshëm, përkundrazi është diçka që do të duhej ta bëni më mirë herët se vonë. Tregimi i këtij filmi të realizuar nga Andrew Haigh bazuar në strorien e shkurtër të David Constantine, rrëfen për një çift që përgatitet të festoj 45 vjetorin e kurorës.

Kate dhe Geoff janë një çift pensionistësh në një fshat të Anglisë, pa fëmijë, që bëjnë një jetë normale, të thjeshtë. Krejt kjo ndryshon kur Geoff nis të flas për të dashurën e tij gjatë kohës së luftës. Kjo bën që Kate të rishqyrtoj martesën e saj, tërë këto vite, jetën e saj, duke dyshuar nëse ka qenë vetëm zgjedhja e dytë, dhe zëvendësim i diçkaje që Geoff nuk ka mundur ta ketë për arsye të ndryshme.

Filmi ndjek këtë periudhë të Kate dhe Geoff, një periudhë tensionuese që shpesh herë shpërthen në më shumë se biseda të nxehta. Është një skenar tepër mirë i shkruar, shoqëruar me një aktrim tepër origjinal të Charlotte Rampling e Tom Courtenay. Për arsye të shumta, sidomos për shkak të temës, Charlotte Rampling arrin të portretizoj karakterin e saj për mrekulli, duke sjell tregimin nga perspektiva e saj me një mishërim që të thith në një ngjarje që po ndodh aty për aty, edhe duke harruar që është vetëm një film, dhe aktrim sipërfaqësor.

’45 Years’ është një film që përcjell një mesazh të rëndësishëm – kemi një jetë dhe duhet të zgjedhim mirë me kë ta kalojmë. E pjesa e dytë e mesazhit është që përkundër të kaluarës, ajo çfarë ka rëndësi është e tashmja, qoftë edhe pas 45 vjetëve të kaluara në kurorë. Nota personale: 5/5