TV Reviews

Michael Palin’s North Korea – Recensim

Ylli i Monty Python, që nga atëherë është marrë më shumë me udhëtime dhe zbulime të vendeve të ndryshme nga cepat e të gjithë kontinenteve. Radhën e kishte Koreja Veriore, e njohur ndryshe si vendi më i mbyllur në botë. Por, a është aq i mbyllur edhe i zymtë sa e përshkruajnë mediat?

Michael Palin futet në Korenë Veriore në kufirin tokësor me Kinën. Dhe menjëherë vërehet dallimi dukenisur nga cilësia e asfaltit (së paku këtu jemi para Koresë nga ato që mund tëshohim në këtë dokumentar!). Palin e ndanë këtë udhëtim, dokumentar në dypjesë. Pjesa e parë ka të bëj me kryeqendrën Pyongyang. E dyta zhvendoset nëpjesën tjetër të Koresë Veriore, në atë rurale, dhe në kontakte më të shumta mepopullsinë e ‘thjeshtë’ ta quaj.

Ka vizita nëpër shtëpi e shkolla të ndryshme. Bujaria në një shtëpi rurale, përfshirë edhe komunitetin është goxha e nxehtë, e papritur ndoshta. Por, e papritur nuk është zymtësia dhe varfëria që më së shumti vihet në pah gjatë ndryshimeve ndërmjet pjesëve urbane dhe rurale.

Mund të them që është dokumentari më i paanshëm në lidhje me Korenë Veriore. Michael Palin sjell një pamje të paparë të Koresë Veriore më herët, gjithnjë e paprekur politikisht. Nota personale: 5/5

TV Reviews

Doctor Who – Sezoni 12 Recensim

 Që nga largimi i DavidTennant, gjithmonë ka ekzistuar ajo frika e dëshpërimit nga Doktori i ardhshëm,ani pse edhe Matt Smith, e edhe Peter Cappaldi (dyshimet e mëdha për shkak tëmoshës) kanë shkëlqyer në këtë rol. Ardhja e Jodie Whittaker – të cilën nuk ekisha parë më herët në asnjë seri, nuk ishte aq e frikshme sa ishte largimi iSteven Moffat nga roli i producentit.

Por, ky sezon ishte ndër më të mirët të ‘Doctor Who’ që nga ringjallja. Ndoshta për faktin se shumica e ngjarjeve ndodhin në planetin tonë, në periudha të ndryshme dhe ka më pak udhëtime nëpër kohë. Me vete, Doktori ka tre persona, secili me histori të ndryshme, ndonëse ndërlidhen mes vete këto karaktere. Megjithatë, besoj që fakti se secili episod nis dhe përfundon tregimin, si episod në vete, e bën më interesante këtë sezon.

Pos tregimeve mbresëlënëse, ky sezon ka edhe goxha momente emocionale, sidomos në udhëtimin në Montgomery të Alabamasë dhe në Indi. Janë ngjarje ndoshta pak të ndjeshme për publikun e gjerë, dhe si rrjedhojë kemi edhe vlerësimet e dobëta që mund të gjenden nëpër internet, por personalisht, kanë qenë këto episode që kanë bërë këtë sezon të veçantë. Mund të jetë edhe gjinia e Doktorit, me të cilin vet Doktori si zakonisht edhe këtë sezon ka pasur disa linja komike. Kanë qenë linja komike që kanë ngacmuar doktorin e mëparshëm dhe krejt idenë e ndërrimit të tij.

Aspak i zhgënjyer, përkundrazi, jashtëzakonisht i kënaqur me këtë sezon dhe krejt këto ndryshime tek ‘Doctor Who’. Me padurim pres episodin festiv, dhe pastaj të shohim si mund të durojmë deri në vitin 2020. Nota personale e sezonit: 4/5

TV Reviews

YOU – Sezoni 1 Recensim

Queen B e Dan janë kthyer në televizion, për dallim prej Serenës e cila pos që po merret me filma, e ka gjet edhe një burrë i cili e pret në fotografitë e përbashkëta! Për dallim prej Queen B (#TeamBlair4ever) e cila ka zgjedh komedinë – ‘Single Parents,’ Dan ka një rol që s’besoj që do i përshtatej ndonjë aktori më mirë se sa atij!

Tek ‘YOU’, Penn Badgley vjen në rolin e Joe i cili ka një histori misterioze pas tij. Ai është menaxher i një librarie, dhe me të takuar Beckin, ai bën atë që bën shoqja juaj më e ngushtë – hallakatë gjithçka që duhet të dini për dikë që ju intereson juve! Veçse, Joe e bën këtë për vete.

Guinevere Beck (Elizabeth Lail – princesha Ana tek ‘Once Upon a Time’), është një shkrimtare aspiruese, me një jetë pak të çrregullt. Ka një të dashur jo shumë të sjellshëm, dhe një shoqe që e do atë ndoshta më shumë se që duhet shoqja! Ose së paku kështu mendon Joe në episodin e parë. Joe ka një koleg pune, E thanin, dhe një fëmijë komshi i cili i kujton veten – Ethan. Nëna e Ethan është në lidhje me një polic dhunues, jo i ati i Ethan.

Këto dy fronte e sjellin një karakter të dyfishtë të Joe, i cili ia del të bëj më shumë se shoqja juaj më e ngushtë (shpresojmë!). Skenari është i shkëlqyeshëm, me një histori që lëvizën goxha shpejt për dhjetë episodet e sezonit të parë. Sjell të papritura për neve si shikues, dhe kjo e bën më interesant, më të shikueshëm, dhe sigurisht aspak të kotë.

Sezoni i dytë vjen në Netflix direkt, pasi Lifetime pasi ka porositur sezonin e dytë, ia ka dorëzuar Netflixit. Po, është shfaqur në Lifetime, domethënë si audiencë targetuese ka gjininë femërore, kështu që nuk do të ishte e habitshme po të mos u pëlqente gjinisë tjetër. Nota personale: 4/5 (kanë mundur të gjejnë dikë më të mirë për rolin e Beckit)

TV Reviews

Kidding (2018) – Sezoni 1 Recensim

Jim Carrey njihet për komeditë e tija të përkryera gjatë viteve 90’ta. Pastaj e kemi në një periudhëtepër artistike, dhe së fundmi e gjejmë me fjalime e citate edhe më të thella.

Nëse nuk keni dëshmuar periudhën e fundit të Jim Carreyt, nëse nuk e keni parë storyn në instagram të @kushsusuri-t (peizazhe parajse nga krejt vendet natyrore që viziton, ngjitet, edhe atë në vikende!!!!), atëherë po ua citoj një fjalim të Jim Carrey këtu (i pavërtetuar!) –

“Asnjë festë nuk duhet të ju manipuloj deri në atë pikë ku ju duhet të hyni borxh për të shfaqur dashurinë tuaj ndaj dikujt!”

 ‘Kidding’ sjell JimCarrey në rolin e një komedieni për fëmijë si Supergogo për të pasluftës,Branko Kockica për të paraluftës, e Krusty për Simpsonheadat!

Mirëpo, për dallim prej të gjithëve, karakteri i Carreyt ka humbur njërin nga fëmijët në aksident trafiku, edhe tani duhet të gjej ‘formën’ e komikut pas kësaj ngjarjeje. Me një pikëpamje krejt më ndryshe për jetën e botën, komedia e Xhefit (Carrey) ngacmon kufijtë e asaj bote të ëmbël për fëmijë, një botë të cilën të gjithë e kemi pasur deri në një pikë – atëherë kur na e kanë prish qejfin së pari! Xhef dëshiron të flet edhe për njërin nga misteret më të mëdha të fëmijërisë – vdekjen, por refuzohet nga producenti i emisionit që është edhe babai i tij.

Frank Langella vjen në rolin e babait të tij, Catherine Keener në rolin e motrës së tij e punësuar gjithashtu në këtë emision, Judy Greer në rolin e bashkëshortes së ndarë, dhe Cole Allen në rolin e binjakëve (njëri i gjallë dhe tjetri i vdekur)! Është një punë ekipore që pos që lustron shkëlqimin e Jim Carreyt në një rol të përkryer për ‘fazën’ e tij artistike, ka edhe xixat individuale në skena e episode të ndryshme nga kohështrirja e karaktereve të tyre gjatë tetë episodeve të sezonit të parë.

Është seri epapërshkrueshme, komedia më e errët që e keni parë, por edhe ndër më të përkryerat, e realizuar me mjeshtri në çdo aspekt. S’po boj hajgare! Nota personale: 5/5

TV Reviews

Anthony Bourdain – Sezoni 12 Recensim

A keni pasur një periudhë zymtësie, mos t’i them depresion se menjëherë ikin nga frika se mund t’i kap, pasi keni arritur ndonjë sukses, ose pasi keni realizuar ndonjë ëndërr?

Ëndrra e shumicës së njerëzve është të udhëtojnë nëpër çdo qosh të botës, të hanë ushqimet nga më të ndryshmet, dhe të takojnë njerëz nga kultura të ndryshme! Jetë e përkryer do të ishte kjo për shumëkënd. Dhe kush do të vriste veten derisa bënte një jetë të këtillë? Të shëtiste vende anembanë botës, nga vendet më të izoluara të SHBA-ve deri në qosh të Indianit, nga malet e Kaukazit në shkretëtirat e Afrikës e të Kilit? Dhe gjatë këtij udhëtimi të shijonte ushqimet më të mira si shtesë?

Anthony Bourdain!

Shumëkush është befasuar me lajmin për vetëvrasjen e tij! Ngjashëm si me Robin Williams, Ernest Hemingway, Sylvia Plath, Vincent Van Gogh, Marilyn Monroe, Kurt Cobain, dhe lajmet për vdekjen e tyre! Dhe sikur tek shumica, as tek Bourdain nuk ka qenë e pritur një gjë e tillë. Më vonë ka dalë në pah një listë e intervistave ku ai flet haptazi për një fund të këtillë! Por, sigurisht që nuk e ka pas seriozisht?

Karriera e tij televizive ka qenë madhështore. Sezoni i fundit, ky i dymbëdhjeti i ‘Parts Unknown’ na sjellë një seri të episodeve të cilat shkojnë pas kamerës, me intervista të paredaktuara duke sjellë edhe pjesë nga karriera e tij televizive! Më shumë se interesante, kjo e bën edhe më pikëllues këtë sezon, duke ditur që ka qenë i fundit, dhe gjithçka që mbetet, janë rishikimi i atyre episodeve, të cilat në çdo çast do të pikëllojnë edhe më shumë shikuesin kur e di fundin e këtij njeriu aq të lumtur!

Depresioni dhe sëmundjet mendore mund të godasin, edhe me fatalitet, edhe njerëzit më të lumtur e me jetën më të ‘përkryer’. Nuk ‘dilet’ prej tyre, e aq më pak përçmimi, kritika negative, e përjashtimi i tyre nga shoqëria, nuk duhet të shërbejnë si metoda për zgjidhjen e tyre.

Nëse keni parë ndonjë episod më parë të ‘Parts Unknown’, sigurisht tashmë keni përfunduar serinë. Nëse nuk keni parë, dyshoj që do të shihni pas këtij leximi. Por, nëse keni dikë të afërt që ka probleme të këtilla, mos ia bëni bajat. Nota personale e serisë: 5/5

TV Reviews

BBC Dynasties – Sezoni 1

A mund ta gjeni një njeri që quhet Luan që peshon 180 kilogram dhe vrapon 80kmh? Sigurisht jo ky Luan, i cili mezi që guxon të vozitë 80kmh e lëre më të vrapoj!

Shumica nga lloji ynë i krijesave sheh një superioritet ndaj kafshëve. Për më tepër edhe fjalët më ofenduese i kemi me emrat e kafshëve – lopë, kali, gomar, buallice, etj. Mbi të gjitha, ne i gjuajmë për argëtim, i vrasim për arsye bizare, për të shfaqur këtë superioritet.

Mirëpo, po të shihni këto episode për pesë dinasti të ndryshme kafshësh, do të mësoni se sa qenie e dobët dhe e turpshme jemi. E mbi të gjitha, jemi të tillë të cilët qeniet më të forta se ne i shfarosim në mënyrë të pashpirt. Ndoshta për të treguar superioritetin intelektual.

Të jesh anëtar i religjioneve kreacioniste nuk duhet të përjashtojë patjetër ngjashmëritë që kemi me botën tjetër, përfshirë edhe atë shtazore. Dhe, si anëtar i një religjioni të tillë, por mbi të gjitha një qenie njerëzore, superioritetin e lartpërmendur të cilin shumë nga nesh e mbajnë me lavdi, nuk e kam ndjerë kurrë. Përkundrazi, një emër kafshësh ndoshta më ka bërë të interesohem më shumë për ato. Dhe, kur shoh historinë e luanit në këtë seri, më vjen të ndërrojë emrin tim.

Asgjë nuk është historia e luanit sa është ajo e pinguinit. Si njeri që mërdhihem, kur e shoh një pinguin që ruan venë e foshnjës të tij në -50 gradë celsius me stuhi ngrirëse, atëherë e kuptoj se sa i dobët jam, sa të dobët jemi si qenie që frymojmë.

Seria nis nga shimpanzet, për të vazhduar me pinguinët që është nga më prekëset nga këto pesë episode. Luani, ujqit e ngjyrosur, dhe tigrat janë tri episodet e fundit që na fusin në brendësi të një cikli jetësor të këtyre pesë lloje kafshësh, si asnjëherë më parë.

Kinematografia, njohuria enciklopedike, e narracionin e bëjnë këtë seri ndër më të mira të Sir David Attenborough. ‘Dynasties’ është edhe një seri shtesë dokumentare që na dëshmon madhështinë e jetës, e krijimit, dhe sa minimale është bota jonë në këtë planet të mbushur me krijesa të mrekullueshme. Nota personale: 5/5

TV Reviews

Genius – Picasso

Interesimi për punën e Ajnshtajnit, popullariteti i tij, padyshim që ka qenë më i madh se për Pablo Pikason. Ndonëse edhe jeta e piktorit spanjoll ka qenë goxha e mbushur me ngjarje të ndryshme, sa nga jeta private ashtu edhe nga ajo politike, Pikaso dhe ky sezon i ‘Genius’ mbeten inferior ndaj të parit. Por, nuk janë aspak të kotë. Sidomos për dashamirët e artit.

Ngjashëm si në sezonin e parë, edhe këtu Continue Reading