TV Reviews

The Good Place – Sezoni 2 (me spoilera)

Në fundin e sezonit të parë, kam qenë skeptik nëse kjo seri mund të vazhdoj më shumë se sezonin e dytë. Tashti, kur sezoni i tretë është porositur, vazhdoj të jem skeptik se çfarë mund të shtjellohet në sezonin e tretë, por më pak se në sezonin e parë.

‘The Good Place’ vazhdon të sjell një version interesant, kuptohet komik e pa tentim për t’u marr seriozisht, për jetën e ardhshme. Në sezonin e parë kemi pasur vetëm Eleanorën në atë vend ferri, për të mësuar se të katërtit ishin në të njëjtin dënim. Për Xhejsonin e Tahanin disi kam menduar që mund të jenë të denjë për dënim, por Çidi?!

Një frikë tjetër ka qenë largimi eventual i Ted Dansonit, pasi karakteri i tij është kërcënuar disa herë më përjashtim nga puna. Një ndryshim aq i madh i besnikërisë, ka qenë i papritur, në fakt kam besuar që është duke luajtur një rol të agjentit të dyfishtë përgjatë gjithë kohës.

Tashti në fund, me kapërcimet nëpër dy realitetet, ngacmimet që na kanë shkaktuar skenaristët, i hapin shumë hapësirë për të manovruar me skenar. Por, nuk jam i sigurt sa do të përqafohej një lloj ‘ëndrre’ e Eleanorës. Edhe ashtu seriali nuk ka shumë shikueshmëri të madhe, e sigurisht edhe jo shumë fansa e shikues edhe këtej. Sidoqoftë, nota personale për sezoni ne dytë: 4/5

 

TV Reviews

Scandal – Sezoni 7 (me spoilera)

Është dashur sezone më parë të përfundoj ‘Scandal’. Tash, kur kthehem mbrapa provoj të gjej arsyen pse kam filluar këtë serial. Nuk duhet shumë gërmime në të kaluarën për të gjetur arsyet! Them arsyet se janë të shumta, mbi të gjitha Continue Reading

TV Reviews

The Handmaid’s Tale – Sezoni 1 (pa spoilera)

Disi ia dola të përfundoj sezonin e parë të ‘The Handmaid’s Tale’, të cilin e pata nisur me episodin e parë dhe të dytë vitin e kaluar, mirëpo nuk ka qenë diçka i jashtëzakonshëm që të më shtynte të vazhdoja krejt serinë përnjëherë. Dhe kjo më është arsyetuar pasi përfundova sezonin e parë, i cili nuk jam i sigurt që ka merituar Emmyn. Por, ngjarjet edhe jashtë botës së televizionit kanë përcaktuar një vendim të tillë, kinse si shtytje.

Siç e dini, ngjarjet Continue Reading