Sport

dhijat

Ka qenë marsi (ky muj palidhje) edhe për arsye pune e kom qit ESPN America me kqyr! Ka qenë treningu pranveror në bejsboll. Ni djalë shkonte në pankinë, krejt tu buzëqesh, e njëjtë e pritshin edhe tjerët. U dokke shumë argëtuese. Derisa tjetri huqte goditjet, kta vazhdonin me u knaq. MIL shkurtazi ka shkru. Edhe për ni detaj kaq të vogël, kom nis mi përcjell ata.

Tashti gati 10 vjet mas, ai djali ka ndrru tri katër ekipe, derisa prej formacioni t’asaj dite, veq ni lojtarë mbetet në fushë sivjet, derisa tjetri osht trajner. Për Brewers, Jazz, e Colts – nja dy miq t’mi (njoni i bllokum n’FB, amo kshtu rrijmë ma shpesh se me shumicën prej juve) e kanë ni thënie që ju ka msu ni shok i tyne amerikan – as n’Amerikë nuk ka fansa me kto ekipe, e leje ma ktu.

Nuk osht qëllimi mu kon ndryshe, mirëpo ni detaj i vogël, diçka minimale t’lidh me ni ekip, edhe për dallim prej njerëzve, të cilët nëse ia nisin me t’lëndu ma shumë se me t’gzu, e të cilët i largon prej jetës, ekipet i mban. Osht ni dashni ma ndryshe. Të trija nalt që i përmenda, titullin e ma t’mirit në Amerikë e kanë fitu veq dy herë prej sa ekzistojnë. Mundësitë për me fitu tituj n’dekadat e ardhshme, të trijat bashkë jon pak përmi zero, amo ‘apet se apet’ ato mbesin ekipet e mija, sado që m’plasin. Ndoshta për faktin se unë pak ma plak, e nuk i takoj gjeneratës së dhive.

E çka osht gjenerata e dhive? këto mundeni me lexu në Borozani me ni gjuhë ma t’bukur, ma normale!

Nëse ni ekip nuk t’ofron tituj, ose nuk osht ma i miri i të gjitha kohërave, s’ja vlen me nejt me to, mu kon për ta. Osht kjo shkurtesa, GOAT, që pa caps-lock e kishim përkthy ‘dhiaaa’. I bjen kishe ma i miri i të gjitha kohërave. Amo, a e din ku osht ironia e krejt kësaj?

Se fmija, që sa i kanë mush 15 a ndoshta 20 vjet, e ma tepër, ia nisin t’kallxoj ‘lukupendra’(broçkulla) se kush osht GOAT. Edhe qysh e definojnë ata ni periudhë prej 100 vjetëve në histori të çfarëdo sporti (ka edhe me histori ma t’vjetër si bejsbolli, ragbi, e futbolli), osht ofendim për mendjen e çdo njeri n’Tokë! Topat e artë, unazat e arta, e mut’hone tjera vlejnë me përcaktu ma t’mirin e krejta kohëve.

Gjynah osht që n’këtë ditë ku munesh mi pa s’paku 10 liga futbolli në çdo vend evropian, në mënyrë legale, e qindra orë sporti direkt, tipat qohen tu t’njeh statistika që s’vlejnë bash asni send ta përcaktojnë ma t’mirin, e mbi t’gjitha t’dhinë n’mendim e n’opinionin tond. Pse?

Sepse, dikush me ni vend ka thonë diçka, edhe masanej kanë ardh llajkat e miratimi nga të gjithë, përfshirë këtë gjeneratën e dhive. Edhe që jeta mu kon ma e pasur, ma e begatshme, ma loqkë, mu fry, na duhet me zgjedh mu bo me ma t’mirin – dmth othe methin othe lonaldon; othe balthën othe lealin; othe leblonin othe këlin. Se nëse je me Utah Jazzin ti je dud, i daltë pi kohe, edhe s’je in!

Osht krejt normale me zgjedh ni ekip si fmi, amo osht ‘maskarallëk’ me ndrru ekipin sa here ti ndrrojsh qorapat veq pse s’po ka sukses! Mirëpo, gjenerata e dhive, dhitë duhen mu kon me ma t’mirin e të gjitha kohërave se qashtu…