lomsh

dymietetmdhet

Për çka e përdorni facebookin?

Jom n’qef me bo pyetje sot, veç kqyrni te maniakat e leximit! Ama përnime për çka e përdorni facebookun?

A niheni keq kur shihni diçka te unë ktu? Pos që niheni keq për mu, ajo nënkuptohet, ama a niheni keq për vetveten? Jo be, jo mu ni keq që s’mundemi me m’nimu!

Nëse hecim poshtë nëpër facebook, e instagram, urimet e vitit t’ri kanë qenë të mushta me fotografi familjare para tavolinave se sofra kërkush ma s’po shtron se shumë katunarqe, tu uru për shumë sende të mira për vitin e ri 2018.

Çka po uroni?

Urimet nuk kryejnë punë ma te na. Qe sa vjet veq uroni, a çka keni punu për vitin 2017 për shembull? Shyqyr që ni pjesë kanë votu që kryeministri mos me hongër bukë bajate, e krejtve neve me na bo kushëri të djalit të kunatit t’hallës daja i të cilit osht zëvendësministër tashti. Krejt na kemi dikon që punon në qeveri, ama që kurrë s’jemi taku në jetën tonë. Qashtu qysh thonjë ‘e kemi diçka aton’, tashti na e kemi ni zAvendsMinistËRRR…

A po uroni për një vit tjetër ku keni me prit me ju liberalizu vizat, me punu si gjaja për me postu fotografi tjera kur t’shkoni n’pushime verës? Për një vit që keni me punu hala pa sigurim shëndetësor themelor, edhe në shenjat e para të gripit keni me vizitu mjekun privat serb në lokacionin tuaj ma t’afërt i cili prapë ka me kushtu shumë më pak se 10 analizat shtesë që kanë me ju dhonë nëse nuk e keni ni kushëri të kunatit të hallës që e njeh mjekun, edhe pse kjo s’garanton sen?

A po uroni për ni vit tjetër kur keni me ju sul shopping mall-ave në pranverë e vjeshtë, e bregdeti shqiptar në vikendet triditore në kërkim të lumturisë që shpresoni me ju sjell ni palë patika edhe ni makiato në klimën mesdhetare derisa vetknaqeni me atë se kemi përparu me ni rrugë që ka kushtu ni miliardë euro, edhe me ankesën që të shqipnisë po ju mashtrojnë e ju jeni ma t’mençur e ma të drejtë se ta?

A po uroni me pa edhe ni film kataklizmik që ‘then’ rekorde për shikueshmëri derisa në krejt dynjanë dështon me t’madhe, ashtu që ai film me ju knaq që fundi i botës osht afër edhe ju s’keni çka me lodh prapanicë me punu për me bo diçka ma t’mirë?

A po uroni për ma shumë episode të Kojshia Show, fundeve të KaraSevdasë, hajgare të Odeonit, e loja të Supersfidës?

A po uroni për ni trajner ma t’mirë të Kosovës tashti që kemi largu Bunjakin? Aaaa paskeni harru që skemi trajner se Kosova s’ka lujt futboll qe tre muj?

A po uroni që predikimet e liderit tuaj fetar kanë me dal të vërteta me tërmete e ‘dënime’ tjera që kanë me godit ‘armiqtë’ e juaj ashtu që t’dilni se jeni mirë, edhe në rrugë të drejtë për me marr ni shpërblim në tjetrën dynja sa ma shumë që hjekni ktu? Paramendoni ju që keni hjek edhe nën Jugosllavi edhe nën pushtetin tashti, sa shpërblimin keni me pas? Sidomos nëse hjekni edhe pak vjet izolimi e UNMIK-u?

A po uroni me kon nxehtë në pikë të janarit se edhe nëse rriten temperaturat, e ngrohja globale vazhdon, bregdeti na afrohet në Prizren? Nejse, kto janë probleme globale e aty gjithmonë Amerika osht mirë, Rusia osht keq!

Plus shumë urime, s’besoj që lodheni kaq shumë me uru?

‘urime viti 2018, paqja e begatia qoftë edhe këtë vit në shtëpitë tuaja’ të cilat nuk i kemi vizitu, e as nuk kemi nijet se jemi ba të egër për njani-tjetrin tu marr inati me fotografitë e postimet në Facebook.

Na diqysh krejt shitemi Ajnshtajna, ama apet i bojm t’njejtat sene debile, çdo vit…