lomsh

Enveri

S’dyshoj qe krejt ata qe kane shpreh mllef e emocione tjera negative karshi postimit te mbremshem te Enver Robellit, njejte me pas vepru qofte edhe vec ni here ndaj gjanave t’kqija qe kane ndodh n’kete vend, ma mire i kishim pas punet.

E kuptueshme qe nuk kishin mujt me arrite kontributin qe ka bo Robelli me shkrimet, kolumnet e tija ne emancipimin e popullit, tentimin e vetedijsimit te tij, dhe mbi te gjitha luftimin e krimit edhe t’keqes n’kete vendin tone t’vogel. Ama, me provu nuk ish kon keq. S’paku ni here. S’paku ni here me mendu, me analizu para se me shku te kutia e votimit, e jo me vepru qysh t’kane thone ‘t’dijshmit’.

Ndonese nuk pajtona sa i perket lidhjes t’sportit me besimin, e kuptoj postimin edhe idene jo qellim-keqe te Robellit. E kuptoj edhe reagimin ‘popullor’ ndaj tij, edhe pse nuk gjej arsye n’to!

Jo ma larg se dy vera ma pare, ni reagim ‘popullor’ ka qene kunder atyre te cilet mbrame jane shndrru n’hero brenda nates. Gati gjashte ma pare, ni reagim i tille i ka qujt magjup e ju ka sha motrat atyne lojtareve. Nuk ka pas reagime kunder atij fenomeni, qysh po ka sot.

Kurgjo ma mire se kjo nuk shpjegon hipokrizine qe e kemi thelle n’zemrat tona. Hipokrizine, apo qysh e quajne ne fe ‘munafikllekun’. E krejt e dime qe Zoti ma se paku i don munafiket!

Nuk e don as ni popull qe prit me ja ndryshu gjendjen i huaji, kur vet nuk lodhet me ndryshu per t’mire!