Filma

The Fate of the Furious (2017) – Recensim

Nëse ka një njeri që mund të bëj mrekulli me vetura pleh atëherë ai është Toretto. Gjithçka nis me një garë fillestar ku pasi ofendon Letty, Toretto kërkon një garë me skelet veture, të cilin me gjenialitetin e tij e shndërron në një super-veturë. Dhe gara po ecën gjithnjë kokë me kokë, e Toretto është i pakapshëm, dhe kjo detyron kundërshtarin të porosit dy motoçiklistë ti prenë udhën. Kësisoj vetura e Torettos merr flakë, por ‘nuk ka mu ndal’! Ai vazhdon ashtu në flakë, derisa nuk mund të shtyp as pedalet e gazit e frenave të cilat marrin zjarr. Por, ka më shumë. Kur merr flakë motori, ai kthehet mbrapsht dhe i jep gaz për të kaluar për një çikë vijën finale. Veturën arrin ta drejtoj kah deti disi, derisa ata budallenj tifozë drejtohen kah vetura.

Toretto del shpëtimtar i turmës, por ka më shumë. Kur i ofron kundërshtari i tij çelësat e veturës së tij të dashur, Toretto shfaq për të parën herë burrërinë. ‘Jo,’ i thotë. ‘Mbaji, e do aq shumë veturën tënde, s’mund ta ndaj këtë dashuri’. Pastaj, djaloshit që i dogji veturën i jep çelësat e veturës së tij, e djaloshi, si çdokush që do të vepronte, kap kokën me duart nga pabesia që do të vozit veturën e Torettos.

Burrëria e tij vazhdon në krevat me Lettyn. Aty shohim gjoksin si pjata e barkun të ndarë si copa bakllave. Por, edhe ky burrë ka një pikë të dobët. Ose ndoshta jo. Nuk e dimë. Nuk na lejojnë të dimë, edhe pse ashiqare dihet. Në misionin e ardhshëm do të braktis miqtë për tu bashkuar me Cipher në misionin e saj për të siguruar armët nukleare që të sundoj botën! smh

Kështu ndoshta mendojnë ata që vlerësojnë këtë seri që do të vazhdoj tani deri në njëzet filma, si më të mirën e të gjitha kohërave. Si Barthelonën!

Në anën tjetër kemi Dwayne Johnson i cili sjell një pjesë komike që nga fillimi – si trajner i një klubi të vashave, e deri tek ‘muhabetet’ me Askushin e Askush 2shin. Kemi Jason Statham si Deckard, Michelle Rodriguez si Letty, Tyrese Gibson e Ludacris, pa harruar edhe Luke Ewans, e yjet e GoT – Nathalie Emmanuel e Kristofer Hivju.

Me asnjëri nga këta nuk e kam problemin. Në fakt e kryejnë punën sa mirë që munden, dhe për paratë që sjell ky film, veç një budalla do të refuzonte një rol. Helen Mirren nuk është budalla! Edhe regjia e efektet vizuale janë në rregull.

Problemi është me skenarin idiot! Aq gjëra të shpifura, plehra, ndodhin sa qe të bëjnë të përdredhësh qafën deri kryhet filmi. Njëqind ngjarje në dy orë, njëqind udhëtime, njëqind budallallëqe mbi të gjitha. Është një skenë kur e zënë Domin. Mënyra se si shpëton është ofendim për inteligjencën!

E mbi të gjitha, problemi më i madh është ana emocionale e Vin Diesel. Njeriu më i patalentuar në film sot, shfaq emocione, edhe çfarë emoiconeeeeee… leje kejt…

‘The Fate of the Furious’ nuk është krejt bërllog. Problemet i përmenda më lart, dhe më kryesorja është që provon të sjell diçka jo-fantastike kur gjithçka në të nuk ka të bëj me realitetin. Është jashtëzakonisht i mbivlerësuar që sjell kundërshtimet pak të tepruara. Por, nuk është film i mirë. Edhe nuk ka film të mirë me Vin Diesel. Nota personale: 2/5