Filma

Fifty Shades Darker (2016) – Recensim

Anastasia është duke punuar në një punë të re. Akoma është në lidhje disi me Kristianin. Kristiani i cili vuan nga ‘demonët’ e tij të brendshëm të cilët janë si pasojë e rinisë së tij, papritmas bëhet xheloz në shefin e Anastasias. Njëkohësisht edhe Anastasia bëhet xheloze në të kaluarën e Kristianit. Pajtohen diqysh. Qajnë pak, por nuk ‘rrehen’. Ose ndoshta ‘rrehen’! Nejse, dikur Kristiani shkon diku larg, i hip helikopterit, dhe bën aksident. Bie në mal. Derisa lajmet e lypin gjithkah, veç kur të shfaqet Kristiani në dhomë tu e prit këta.

Spoiler?! S’ka nevojë për falënderim, sapo ju kurseva dy orë të jetës tuaj. Dy orë të cilat më mirë do ti kalonit duke shikuar emisione non-grata si Supersfida apo Odeoni, e mos të flasim për pornografi. Për këtë të fundit shumica preferojnë këtë të ashtuquajtur film i cili nuk ka kurrfarë thelbi në vete. Thjeshtë dy orë humbje kohe, dhe paramendo të paguani për këtë film!!! Sa të marrë duhet të jeni që të paguani për të parë diçka të këtillë?!

Aktrimi. Çfarë të hem për aktrimin. S’ka ndonjë gjë të përmendet këtu pos mundit që bëjnë të pranishmit për ti dhënë kinse një kuptim këtij muhabeti. Kuptohet që është i kot ai mund, por paguhen. Pos Dakota Johnson e Jamie Dornan, aty është edhe Kim Basinger, moti kohë e humbur, dhe Marcia Gay Harden e cila më dëshpëron në çfarë filma shfaqet tash.

Niall Leonard debuton si skenarist, derisa James Foley merr përsipër regjinë. Të dy janë të porositur edhe për vazhdimin e radhës. S’besoj që do të bëjnë më keq. Apo ndoshta edhe po. Do të kthehem për ti humbur edhe dy orë tjera pasi pjesë e kritikës nuk janë vetëm filmat që të kënaqin. Janë edhe këta që nuk meritojnë as notën personale: 1/5