Filma

Fifty Shades Freed (2018) – Recensim

‘Free(d), at last’!

Të liruar, më në fund nga pseudo-filmi romantik bazuar në trilogjinë me të njëjtin emër. Por, s’do ia dorëzojmë historisë, aty ku do të humbet për të mos u shfaqur kurrë më, pa e bërë një recensim për ‘Fifty Shades Freed’!

Janë tri gjëra që shiten tek populli ynë nga ofruesit e shërbimeve kabllore – sporti, kanalet turke, dhe pornografia! Asnjë operator nuk mund t’i ofrojë të tria këto që do t’i quaj trekëndëshi i dytë i biznesit pas shërbimeve-cilësisë-çmimit! Dhe derisa pornografia nuk do të ishte ndonjë kiamet kundrejt gjërave tjera të pa-lakmueshme që një pjesë e popullit tonë i bën, ngujimi me një pornografi të dobët ka vetëm një anë negative – përdorimin e pseudo-pornografisë si ky film!

Gjersa libri mund të përmbush fantazitë e lexuesve pasi vet krijojnë filmin në kokën e tyre, filmi i realizuar është një gërditje ofenduese për të gjitha palët. Nuk kënaq as ata që kërkojnë romancë, as ata që kërkojnë pornografi. E as mos të flasim për ata që shikojnë film.

Aktrimi është bizar! Nuk kanë as harmoni skenike, as aftësi minimale aktrimi në këtë film. Skenari është bërlloG! Kërcime andej këndej, në skenë shfaqen njerëz krejt papritmas, nisen të bëjnë diçka, pastaj ndalen në gjysmë sepse as vet ata nuk e dinë! Nuk e dinë askush se çfarë ndodh, e aq ma pak një njeri që shkon të shohë këtë film pa pasur idenë se çfarë është! Dyshoj që këta kanë qenë të mjerët që kanë shpenzuar para për këtë film në kinema! E ata që kanë shpenzuar para për këtë film, besoj që kanë marrë interes në fusha tjera, gjë që ka qenë edhe qëllimi primar!

Megjithatë, një fotografi si kjo ngjitur me këtë postim – ajvari de turshitë, besoj që do të joshte gjithkënd! Nota personale: 0