Filma

Forever Young (1992) – Recensim

Dikujt mund ti kujtohet kënga e Jay-Z me Hudson, me titullin e këtij filmi. Dikujt mund ti shkojnë mendtë tek fun. Por, ky film ka të bëj më së shumti me JJ Abrams.

Ata që e përcjellin kinematografinë, sigurisht kanë dëgjuar për JJ Abrams, i cili është i përzier në çdo projekt madhor që ka të bëj me fanta-shkencën nëpër filma. Herët, para se të kapte në duar dy universe të ndryshme (Star Wars vs. Star Trek), apo edhe të bënte një legjendë popullore si Lost, krahas Revolution, Believe, e ndër më të nënvlerësuarat – Person of Interest; JJ Abrams kishte marr në dorë skenarin e ‘Forever Young’.

‘Koha nuk prit asnjeri, por dashuria e vërtetë pret përgjithmonë’. Bajate?

Epo, nën një nëntitull të këtillë, JJ Abrams sjell tregimin e një piloti testues të viteve 1930’ta i cili pas një aksidenti vendos të ngrijë veten që të zgjohet një vit më vonë. Vetëm e vetëm që të mos shoh të dashurën derisa do ti vdes në komë.

Me tu zgjuar nga ai gjumë i stërzgjatur, në vitin 1992, Kapiteni Daniel MekKormik nis një aventurë sikur E.T. një alien të cilit nuk i beson askush në tregimin e tij. Pra, është një rrugëtim jo i pazakontë, por edhe jo-klishe. Është një film jo i gjatë, i cili krahasuar me vitet kur është realizuar, duhet të konsiderohet si sukses.

Mel Gibson vjen në rolin kryesor, ngujuar ndërmjet viteve të Mad Max, e Lethal Weapons dhe Braveheart. Jamie Lee Curtis është në rol dytësor, b ashkë me Elijah Wood-in si një fëmijë i lezetshëm i cili edhe këndon ‘You are my sunshine’, derisa ndihmon kapitenin të menaxhohet në këtë botë krejt të huaj për të.

Është film i lehtë, i lezetshëm. I mirë për të kaluar një pasdite vere. Nota personale: 3/5

p.s. kur jemi tek titulli, provojeni versionin e këngës së Bob Dylan. Shumë më i mirë se Jay-Z dhe këta ‘modernët’ është.