Filma

The Great Wall (2017) – Recensim

A e dini pse është ndërtuar Muri i Madh Kinez? Për tu mbrojtur nga krijesa përbindëshash që sulmojnë banorët lokal!

Dhe derisa janë në kërkim të barutit, disa tregtar evropian ndiqen nga banditët lokal. Derisa ikin ata ndeshin një përbindësh, i cili i le vetëm dy nga tregtarët të gjallë. Uilliam e vret përbindëshin, i vetëm dhe me këtë bie në sy të vendasve të cilët e konsiderojnë këtë një akt të guximshëm. Dhe pastaj bashkohen, e luftojnë, shkëmbejnë know-how, dhe kështu me radhë.

Uilliam është Matt Damon, i përshtatshëm për kësisoj role. Shoku i tij i vetëm i gjallë mbetet Tovar, Pedro Pascali të cilën e njihni nga Game of Thrones. Andy Lau, e Tian Jing, bashkë me Willem Dafoe i cili është një evropian përzier me banorët vendas, përbëjnë pjesë tjetër të ansamblit të aktorëve. Aktrimi nuk është asgjë i veçantë. Është i të njëjtit nivel me filmin.

Filmi është aksion fantastik. Me këtë përshtatet edhe skenari bashkë me aktrimin. Është një film argëtues, me skenar asgjë të veçantë. Është film mesatar, në të gjitha aspektet. Pak i mbivlerësuar kur kemi gjashtë skenaristë që janë angazhuar për të shkruar këtë film.

Fotografia është e bukur. Ndër pjesët më të mira të filmit. Të njëjtën s’mund ta them për efektet vizuale. Nuk duken aq reale sa do të preferoja. Pra, mbetet një film mesatar që ka pasur potencial më të madh, por duket se ka munguar serioziteti i ekipit realizues. Nuk është film i zorshëm për tu parë. Mesatar. Nota personale: 2/5