Filma

The Hero (2017) – Recensim

Filmat me karakterin kryesor të prirë për të vdekur për shkak të ndonjë sëmundje fatale janë aq të shpeshtë sa që kanë nisur të bëhen bajat. Aq bajat sa ngjajnë në filmat turk të epokës së artë të Ibrahimit e Emrahit.

Tregimi kësaj radhe ka një yll filmi në moshë që vjen në rol kryesor pas fundit të karrierës së tij, e tani edhe drejt fundit të jetës së tij. Edhe pse me një temë depresive, filmi nuk ka shumë pjesë depresive që shfaqin në ekran të gjitha ato që sjellin me vete këto sëmundje. Përkundrazi.

Sam Elliott vjen në rolin e Lee Hayden i cili në vend se të luftoj, vendos të shijoj ato ditë që i kanë mbetur. Dhe në këtë rrugëtim të shkurtër ai gjen shoqëri në karakterin e portretizuar nga Laura Prepon. Është një harmoni e çuditshme, por disi ka atë shije e saj në skenë. Krysten Rytter vjen në rolin e të bijës së Lee, me të cilën ka një marrëdhënie të zakonshme për shumicën e filmave të periudhës aktuale në lidhjet baba-bijë.

Është një film mirë i realizuar nga Brett Haley, me produktin e të cilit po ndeshem për herë të parë. Ka atë thjeshtësinë e tij si film, si në shkrim si në realizimin teknik dhe artistik. Ka ngjyra të bukura të cilat i japin një nuancë pozitive edhe temës goxha depresive.

Në fund të fundit është goxha film mirë i realizuar. Nota personale: 4/5