Filma

Little Miss Sunshine (2006) – Recensim

Je fëmija i vetëm në familje, krejt bota është e jotja. Krejt dhuratat, krejt çokollatat, akulloret, krejt janë veç për nja. Edhe sikur për inati çohen prindërit edhe thonë ‘hajde e bojmë edhe ni qikë!’. Edhe vjen ajo foshnja e vockël e cila ka një pamje engjëllore. Nuk vonon shumë dhe nis të qaj, ti duhet të heshtësh, të rrish urtë, të ndash gjithçka me të. Pak prej neve janë aq të rritur sa ti vërejnë krejt këto detaje, dhe kështu siç u përshkruan në këtë paragraf imagjinojnë veten si mund të kishin qenë në moshën një-dy vjeçare.

Megjithatë këtë proces do të duhej të kishte vërejtur në detaje Duejni. Bile aq shumë mund t’ia kenë tepruar me motrën e vogël, princeshën e familjes sa që ka vendosur të mos flas më në tentim vet-disipline para se të vazhdoj shkollimin për pilot. Është i çuditshëm, si krejt familja. Gjyshi Edvin është plak ‘qejfli’, daja Frenk po rikuperohet nga një tentim vetëvrasjeje. Motra e tij, Sheril është kryefamiljarja që shërben ushqime të gatshme për shkak të angazhimeve ë punë, ngjashëm si burri i saj Riçardi. Oliv është lulja e shtëpisë. Një çupë e butë, e lezetshme, me ëndrrën për të qenë yll i shtigjeve të modës. Ajo tashmë ka qenë e dyta në një garë rajonale, por, për shkak të disa parregullsive, kampionia është diskualifikuar, dhe tani Oliv duhet të udhëtoj për në finalen e radhës. Për dallim prej herës të kaluar, familja duhet të merret me këtë proces.

Gjyshi qejfli, roli i të cilit i ka sjell Alan Arkin Oskarin, duhet të jetë patjetër pranë saj. Sherill e portretizuar nga Toni Collette duhet të kujdeset vazhdimisht për vëllain e saj, Steve Carell. Për ti ndihmuar në këtë proces nevojitet edhe ndihma e Duejn, Paul Dano, i biri i Sherill nga martesa e parë. Me Olivën duhet të udhëtojnë edhe dy prindërit e saj. Zgjidhja më e përshtatshme është huazimi i injë kombibusi, që do të jetë arsyeja kryesore pse duhet të shihni këtë film.

Është një udhëtim i një familje si të gjitha, të përzier, jofunksionale, e cila kalon ndoshta kohët më të mira të jetës së tyre. E gjithë kjo, në misionin për të plotësuar ëndrrat e më të voglës. Skenari është i shkëlqyeshëm, ngjashëm si aktrimi e ngjyrat. Është film që shkëlqen në shumë aspekte, një argëtim i përkryer familjar.

‘Little Miss Sunshine’ është një film inspirues familjar që sjell një familje të papërshtatshme, jofunksionale, dhe gjen lidhjet që i bëjnë të kenë kohë të magjishme. Gjithçka sillet rreth karakterit të Abigail Breslin e cila sjell një paraqitje tepër të lezetshme. Tekefundit motrat e vogla janë shtesa më e bekuar që mund të ketë një familje. Sigurisht, janë më të mira se vëllezërit, për shumë nivele. Nota personale: 5/5