Filma

The Lovers (2017) – Recensim

Asnjë film të Azazel Jacobs – mos u çuditni nëse nuk keni dëgjuar më parë, seriozisht nuk do të ju nevojitet ky emër – nuk kam parë, dhe nuk do të kem në plan të shoh në të ardhmen. Është filmi i tij i gjashtë me gjasë ky, ‘The Lovers’, dhe ka marr notat goxha pozitive në mesin e kritikëve. Ama, fort gajle!

Debra Winger dhe Tracy Letts, dy aktorë që zor keni mundur të dëgjoni më parë (pos nëse keni parë ‘Terms of Endearment’ dhe ‘Homeland’), vijnë në një dramë romantike që provon të jap një qasje më ndryshe në lidhjet martesore.

Kështu…

Nejse, për Winger e Letts nuk keni dëgjuar, por sigurisht keni dëgjuar për karakterin e Robertit (Littlefinger tek GoT), i cili vjen nga Aiden Gillen. E tashti, ky është dashnori i karakterit të Winger, Mary. Mary është e martuar me karakterin e Letts, Michael. Edhe Michael është në një lidhje jashtë-martesore me Lucyn (Melora Walters – ndoshta e njihni nga ‘Big Love’ e HBO-s). Tashti të dy kanë vendosur ti tregojnë njëri-tjetrit për marrëdhëniet që janë duke pasur jashtë martesës së tyre. Këtë presin ta bëjnë kur tu kthehet i biri me të dashurën e tij, në pushimet studentore. Dhe me afrimin e kësaj ndodhie disa gjëra eskalojnë.

Dhe ky eskalim çon deri në një mbështjellje që provon të sjell diçka të re në kësisoj filmash, por që në fakt mua më është dukur bërllog!

Aktrimi nuk është i keq, por lëvizja e ngjarjeve, lidhja e skenave, zëri, gjithçka shkon si me zor, sikur një traktor i prishur në autostradë, sa që të fut në gjumë. Dhe kur ta shohësh në fund i bie pishman që ke lexuar kaq shumë për një film kaq palidhje. Nejse, më mirë 4 minuta se sa 97 minuta humbje kohe. Nota personale: 1/5