Harry Potter, Journal

Magjia e premtimit të thyer

Larg, në Paqësor, në njërin ndër ishujt më të mëdhenj të dominuar njëherë nga gjermanët, nga pushtimi i të cilëve ka gati gjysmë shekulli që janë shpëtuar, vazhdon lufta ndaj një pushtimi tjetër. Ndaj pushtimit nga i cili ka pak më shumë se tre shekuj më parë ishin çliruar pushtuesit e parë të Indisë së Kolumbusit.

Nga pushtuesit me armë të zjarrta çlirohesh me armë të zjarrta, por si mund të çlirohesh nga pushtuesit të paarmatosur me barut, por vetëm me fjalë? Si mund të çlirohesh nga pushtuesit që thonë dy-tri fjalë dhe të rrëzojnë diellin në kokë? Nga dikush që të lufton me ve? Në këtë çështje mund të na iluminojnë banorët e Papuas dhe Guinesë së Re, të cilët akoma vazhdojnë të ‘luftojnë shtrigat’!

Zëri i saj sikur ngjiret, këputet paksa, kur e pyesin se çfarë dëshiron të bëhet kur të rritet! Ka frikë se preferojnë ta thërrasin me mbiemrin famëkeq të profesionit që mëton ta ketë! Zihet ngushtë në këtë pyetje, preferon të pranoj se dëshiron të bëhet magjistare, magjistricë, dhe si për inati dikush edhe e ngacmon, duke i kujtuar termin shtrigë! Por, për këta të fundit që të tri fjalët kanë të njëjtin kuptim.

E njomë është, e vockël, preket lehtë. Megjithatë nuk ndalon duke nxjerr magjitë e saja një nga një. Disa janë nga ato që lënë pa fjalë edhe më të rriturit. Jo atë shtresën e fundit. Ata nuk meritojnë magjitë e saj. Dhe magjitë e saj janë të mahnitshme, të lënë pa fjalë. Të rrëqethin, por jo nga frika. Të bën ta ekzaltosh aq shumë sa që mbetesh pa mbiemra sipëror. Pa koment! Për dikë të moshës së saj vërtetë është vështirë të gjesh fjalë që përshkruajnë atë që ju shohin sytë.

Sytë ju shohin një çupë plot jetë, magji. Magji të cilën ka mësuar nga tregimet për Hoguortsin e udhëtimet me borë në Hogsmid. Nga Luna, Nevilli, Roni dhe Uezllt, Herri, Urtimori, por mbi të gjitha nga Hermiona. Nga kjo heroinë e miliona vetave anekënd planetit ajo lakmon diçka më shumë se magjia. Dashurinë e saj në libra. Dëshiron të bëhet një lexuese, një vajzë që nuk ngopet me lexim.

Vazhdon të lexoj. Të bëj magji. Të jetoj në botën e magjishme. Botën e magjishme të JK Rowling. Botën e magjishme të librave. Një botë të cilën babanacet kurrë s’e kanë shijuar dhe fatkeqësisht s’do ta shijojnë. Pasi magjia vazhdon të mbetet një fjalë që u shti të dridhurat. Të dridhura që edhe ata i lënë pa gjumë. Por, për dallim nga ne, ata nuk shijojnë magjinë e librave në orët e vona të natës, sa tmerrohen nga shtrigat e Salemit dhe Papusë e Guinesë së Re.

Ajo vazhdon të jetoj në një botë babanacesh, botë të cilën e mbush me magji, kohë pas kohe duke shpërndarë rrezet nga bota saj e magjishme. Ashtu siç e ka mësuar e ëma. Ashtu siç e ka lindur e ëma, të magjishme.

p.s. në YouTube mundeni me gjet trailerin e Tulip’s Fever, filmit të fundit të Alicia Vikander, për t’bijën imagjinare të së cilës (s)osht bo ky shkrim, i inspirum nga paraqitja e ni magjistare të vockël e shumë të lezetshme në episodet e fundit të Britain’s Got Talent…

titulli osht rezultat i thyerjes së premtimit për mos me shkru për Alicias, ama…