Filma

The Man Who Shot Liberty Valance (1962) – Recensim

Për shumëkënd nuk është asgjë tjetër pos një uestern klasik. Për mu është filmi më i kompletuar ndonjëherë. Në letër.

John Ford, John Wayne, James Stewart… treshja e preferuara e ime në kinematografi. Ndër emrat më të preferuar, pasi nuk mund të lë pas emra tjerë si Frank Capra, Alfred Hitchcock, Billy Wilder, Gary Cooper, Humphrey Bogart, Cary Grant….

Megjithatë, ‘The Man Who Shot Liberty Valance’ është një tregim i përkryer në çdo aspekt.

Është tregim i një senatori i cili në rininë e tij kishte vendosur të merrte në duar drejtësinë duke vrarë një kriminel rruge të njohur si Liberty Valance. Këtë e kishte bërë para syve të një sherifi klasik i cili atëbotë kishte zgjedhur të injoronte kokëfortësinë e senatorit të ri. James Stewart është senatori, John Wayne është sherifi. Është një luftë e ftohtë ndërmjet këtyre dyve, luftë e cila i bashkon kundër Liberty Valance, i cili luhet nga aktori i preferuar i hartuesve të fjalëkryqeve, Lee Marvin.

Është një situatë politike ku e keqja dëshiron të triumfoj, edhe me zor, ndaj të mirës. Aty ku krimineli do të duhej të zgjidhej të përfaqësonte interesat e popullit i cili do të duhej të heshte. Është një lloj revolucioni, i cili me të mirë a të keqe ia ka dal të triumfoj. Tani neve na mbetet të shohim se si ka ndodhur kjo.

John Ford bën një punë të mahnitshme në regji. Është ndoshta njëri nga filmat e tij më të mirë, edhe pse vepra e tij është pasur me tituj tjerë edhe më të njohur. Por, arsyen pse ky film është i veçantë, së paku për mua personalisht, e përmenda në fillim. Është kombinimi i treshes J, bashkë me emra të preferuar të Ford si Vera Miles, dhe kuptohet Lee Marvin.

‘The Man Who Shot Liberty Valance’ është një klasik uestern i përsosur. Nota personale: 5/5