lomsh

Mirlindi

Masi t’kalojsh hekurudhën, jo shumë rrugë kalon edhe mrrin n’qendër të Lipjanit. Nuk ka shumë kohë që ka kalu pika e zhegut edhe n’qendër t’ni qyteti ti i nin dy muzika t’ndryshme, për t’cilat, fatkeqësisht, nuk t’vyn mu kon n’qendër, e as n’periferi. Bajagi edhe tek hekurudha mundesh mi dëgju, e edhe te viva marketi jashtë Lipjanit. Si perceptim i parë për Lipjanin mas dialogëve të longarit e ardit, duket bajagi vend palidhje.

Ama, tani t’bjen n’mend që njerëz si Glauku, Megi, e edhe Mirlindi jon t’atyhit. Tashti, asnjoni prej ktyne treve nuk osht njeri perfekt. Apo shumë i mirë. Ama i kanë do sene shumë t’mira. Glauku nuk m’shkon nerva sa Megi, e as Megin se du sa Mirlindin. Nejse, as Mirlindin se du shumë, ama ma shumë se Glaukun e du. Ama të tretë janë të njejtë gati për kah karakteri, sikurse mi pas programu Mirlindi qysh bon me punën e vet. Nejse, Mirlindi osht ma i mirë. Edhe atë vetëm një send mjafton me bo ma t’mirë – nuk jepet në plotni as mas kauzës së partisë, as mas ekipit t’futbollit. Kjo e fundit për Mirlindin s’ka kuptim, ama jom tu e përdor për tjerët.

Mirlindi osht djalë i mirë, i mençur, i dijshëm, i zoti, edhe shumë sene tjera që ndoshta noj msit i kish përmend tash. Ama kjo nuk osht shpallje për msitni, po osht nifar pasqyre për disa veçori të Mirlindit që tybe s’na kish qit keq mi pas sa ma shumë veta. Mirlindi kqyr filma t’mirë, seriale hala ma t’mirë, e ngon ni muzikë që unë fort se marr vesh. Nëse nojsend prej këtyne që i përmenda nalt nuk i pëlqen, nuk priton me kritiku edhe me thonë sinqerisht aton çka e mendon. Veç pse Nolani a Eminemi kanë pas diçka t’mirë niihere me ni kohë. Ose shumëçka t’mirë, nuk domethënë që krejt çka bojnë ka me qenë e mirë. Që ka mi pëlqy Mirlindit, apo Megit, apo mu.

Pos virtyt që nuk duron budallallëkun edhe sipërfaqësinë e fanatizmit çfarëdo qoftë ai – politik, fetar, artistik, Mirlindi e ka edhe virtytin e përkushtimit, besimit, dashnisë racionale. Qyshdoni që e quani, osht e kundërta e asaj besimit, përkushtimit, dashnisë së verbër, qorre. Ky osht ni sen bajagi i përhapun tek ne, edhe diçka që nuk osht për tu lavdru.

Nuk osht ni jetësë n’moment, sa osht ni jetësë e shkëputur nga gjithçka që nuk osht e mirë, apo e dobishme për personin. Gajle e madhe pse 4 filma t’Nolanit kanë qenë fantastik, apo pse Eminemi ka bo 4 albume t’mira. Nëse 2-3 tjera nuk janë të mira, nuk mundesh mi thonë të mira e as me i përmend ato t’mirat si argument.

E kur jemi tek argumentet që përdorin fanatikët, kjo gjithmonë degradon në ni muhabet joproduktiv edhe humbje kohe. Mirlindi nuk ka kohë me humb. Në fakt asnjani s’duhet me pas. Mirëpo, dikush duhet me vra kohën tu u marr me sene palidhje, tu ‘argumentu’. E dikush si Mirlindi kohën që nuk e kalon tu argumentu, e shfrytëzon me knaq veten me sene t’mira, e t’reja. Për sytë nuk e di, ama truni i tij nuk ka nevojë për dioptri, si shumica.

Bonu si Mirlindi. Besomni që s’ju del keq.