lomsh

na introvertat…

ju kishim thone shume sene, po na vjen keq qe ju tjert mundeni mu ni keq…

e bash per kete arsye, pse t’tjeret nuk ju thojne kto, se une bajagi shpeshhere ju kom permend krejt kto qe mundeni mi lexu ma poshte, po i permendi edhe nihere… per tjert introverta…

s’jemi antisocial, depresiv, apo snoba… perkundrazi
nuk osht qe kemi zgjedh me kon qysh jemi, osht pjesa dominuese e trunit qe ka ndiku bajagi, kshtu qe….

1. s’na intereson ditelindja, dasma, fejesa juj – 300 veta, 30 veta, shume jane per neve… bile na gzohemi kur nuk na thirrni, edhe ma mire osht mos me na thirr, cka ju vyn ni fytyre e ngrysur a ni buzeqeshje e detyrume e jona, kur me qef ishim kon n’shpi tu kqyr edhe operat qe ju i urreni… ma mire rigoletto se sa muzika me t’cilen kceni ju…

2. s’duhet me ju interesu as juve ditelindja, dasma, fejesa jone – i kemi ni rreth t’vogel… na mjaftojne, plus nuk jemi t’interesum me festu me t’madhe… 2×5 veta, edhe jemi n’qiellin e shtate… para qatyne jemi rehat

3. privatesia – nuk na intereson jeta personale e juaja… na duket shume e ceket… as e jona s’na intereson n’detaje qe ju i permendni… na intereson kontributi qe mundeni me dhon e qe na prek neve, e edhe shoqerine… dicka qe keni bo ju e qe ka pas ndikim t’gjere, jo dicka qe ju ka ndodh juve

4. kallablleku – mundemi mu shtir qe i njohim krejt e na pelqejn, n’fakt nuk jemi fort t’dhanun mas muhabeteve… na jep mund, sidomos nese tentoni me na bo mu ndi mire

5. shoqnite – ne pune, nuk na pelqejne shume njoftimet e reja biznesore, kryesisht per shkak se nuk mundemi mu lidh me muhabete e t’cilat nisin prej historive e ndodhive personale… flasim veq pune, ma shkurt, ma shpejt…

6. kishe po ju dojme – e dime kon e dojme edhe kon jo… na pelqen sinqeriteti, amo kanihere osht i rond… s’mundemi me ju thone nersy, amo thjeshte s’mundemi mi perballu shume veta, shume dashni per krejt… pak veta e shume dashni per ta, kshtu na pelqen ma shume…

7. e dime me kry punen – i dime punet e tona, edhe qysh duhet mi kry, per kete arsye nuk e dojme ndihmen e tjeterkujt… s’jemi njerz n’ekip, e edhe hezitojme me ju delegu pune juve… plus e dime qe shumica na deshprojne n’fund… ose s’paku rrime me qat tute…

8. shkruj, mos fol – kur t’shkrujsh email, a nojsend, kerkush nuk te nderpren… mos na thirrni n’telefon pos nese duhet patjeter… nuk dime cka me fol, nuk dojme me fol… plus ju kceni palidhje kili-mili, ashtu-kshtu… shkurt e thjeshte… plliz

9. sigurt me pak – jemi t’sigurt me ate rrethin shume te ngushte qe e kemi, me ta s’jemi introverta qysh na njohin tjeret… ata 2×5 qe i permenda nalt…

10. shokT – na i pelqejme njerzt, edhe ata na dojne… kemi miq qe i kemi zgjedh me bajagi kontribut edhe me ta s’jemi qysh jemi me krejt tjeret… e konsiderojme si perparesi sepse ju kushtojme teper vemendje e dashni atyne pak vetave… tjert nuk i injorojme, amo i kemi bajagi do kufi…

11. ekstroverta te perkohshem – mundemi me kriju kete sen per ni moment, perkohsisht… per kete arsye ata pak veta qe na njohin, mendojne qe s’jemi introverta…

12. s’jemi te marrueshem, as t’kqi – perkundrazi, mundemi me ju argetu per gjysem ore, ama qaq… nuk i ndajme senet tona me krejt, socializimi osht opsion i joni… s’mundemi me genjy qe jemi t’gzum a t’lumtur per dicka qe s’jemi… amo kjo gjyse ore argetim i juj prej neve, neve na kushton me dite e me jave n’vetmi per me rimbush veten, baterite… per kete arsye pritojme me u kon palaqo per kedo…

13. vetmia – na knaq… nuk na pengon dikush me na stimulu, na pelqen koka jone edhe jemi t’lumtur veq me to, ma shume se sa me njerz… knaqemi vetem derisa e mbushim veten… normal qe edhe na kemi nevoje per njerez, amo jane pak… ata 1×5 veq… e kanihere, me dite ndoshta kemi qef veq vet mu kon, edhe kontakt minimal ndoshta edhe me kta pak veta… nuk osht qe i urrejme, vetem na duhet pak kohe

14. muhabetet – kemi qef me mendu, edhe na pengojne muhabetet e vogla palidhje per ngjarje boshe… muhabetet per njerz tjere, muhabetet humbje kohe per cikrrima, siperfaqesore, sa me hup kohen… jo, faleminderit shuuume… s’osht qe jemi t’menqur, po bash per kete arsye kemi qef me ngu e me msu sene t’reja prej njerzve… pikepamjet e tyre n’dicka qe ka rendsi…

15. ju kemi zgjedh – e dime na sa kemi problem mu lidh me njerz, nese jeni afer nesh, dijeni qe kemi bo pune per me ju lon afer… minimumi qe mundeni me bo osht me respektu privatesine edhe kufijte

p.s. edhe na kemi ndryshim pi njoni-tjetrit, bajagi… amo sillemi knej dikah