Milan

Në mbrojtje të këqijave – AC Milan post@merda

Mbrojtjen për një të ardhme të ndritur kam prit me bo n’vikend, mirëpo po duhet me nis sonte. Një mbrojtje e krejt të këqijave që kanë arrit kulmin mbrëmë, minutat e fundit të cilës i kam zëvendësuar me episodin e fundit të Saturday Night Live e që nuk ka qenë episodi më i mirë i këtij sezoni. Ose veç mua nuk më është dukur ashtu.

Mirëpo, ‘The Big Sick’ është bajagi film i mirë!

E mirë qe edhe loja në pjesën e dytë të Milanit. Problemet janë të mëdha me ekip. Tejet të mëdha. Sidomos kur nis me faktin që në 11shen e parë startojnë 7 lojtarë që kanë luajtur në ekipe të ndryshme. E kemi një mbrojtje që si në 5she si në 3she ka qenë e shpërndarë nëpër ekipe të ndryshme sezonin e kaluar.

Problemet e mbrojtjes nuk shfaqen ndaj ekipeve të vogla sepse ato nuk bëjnë aq presion. Defekti më i madh në mbrojtje po është mbulimi zonal. Ende nuk kanë arritur të gjejnë secili pozitën dhe detyrën e tij. Në kundërsulme, krahët e qendërmbrojtjes janë konfuz nëse duhet të zhvendosen drejt krahut sulmues për të ndal harkimin ose për tu zhvendosur brenda në qendër për të ngushtuar këndin dhe eventualisht larguar topin e harkuar. E njëjta ndodhin edhe për qendërmbrojtësin në anën e kundërt i cili nuk di a të kap qendërsulmuesin apo të zhvendoset në krahun e kundërt, apo edhe të pret mesfushorët që avancohet në kundërsulm.

Në kundërsulm Biglia nuk është mjaft i kthyer mbrapa për të ndihmuar mbrojtjen. Ai mbetet në një pozitë të humbur a të afrohet në sulm apo të qëndroj më pas. Kessie më shumë kontribuon në sulm se sa në mbrojtje ku do të ishte më i mirë. Problemi kryesor është tek i treti i mesfushës. Përkundër golit, Bonaventura ka qenë ndër më të humburit në fushë, ngjashëm si Çalhanoglu. Në shumicën e rasteve ka reaguar si një Montolivo – fantazmë.

Nuk është problemi tek ai sa është problemi tek formacioni i mesfushës. Nuk janë një urë e duhur për të lidhur dy repartet tjera, dhe në përgjithësi repartet janë të ndara së tepërmi. Nga frika e kundërsulmeve mbrojtja nuk po guxon të lëviz lart shumë, derisa kur sulmi po tërhiqet po mbesim pa alternativa në kundërsulme.

Kundërsulmet nuk po funksionojnë as për neve as kundër neve.

Individualisht krejt janë të mirë, mirëpo komunikimi, veprimi si ekip po mungon. Edhe mundeni me thonë ka tre muaj, edhe ka pasur mjaft kohë për tu kompozuar. Tre muaj dhe dy pushime nga dy javë sa për të prishur atë kontinuitet të funksionimit si ekip.

Në mënyrë individuale të gjithë po shkëlqejnë, por si ekip po dështojmë edhe në zona të vogla. E vetmja gjë që nevojitet për këtë është koha.

Mund ta kritikoni Bonuccin, mirëpo ai vetëm nuk mund të mbaj mbrojtjen. Mund ta kritikoni edhe Rodriguezin, edhe Biglian, ose edhe sikur unë Bonaventurën. Asnjëri nuk kanë faj. Mund ta kritikoni edhe Montellan, sidomos pse po buzëqesh në fund të ndeshjes.

Çka po doni nga herifi? Të dënesë? Të shaj vet lojtarët e tij? Të vetkritikohet?

Kemi mbajtur trajnerë që kanë humbur tituj e finale Championsi për shumë vite, e tashti po çoheni e kritikoni një trajner që s’po mund të ju fut në luftë për titull tre muaj pasi ka ndërruar çdo pozitë në fushë?!

Presioni i mediave është ajo çfarë nuk ju duhet as Milanit, as Montellas, e as lojtarëve! Është normale të kritikohet Milani dhe të kërkohet edhe një destabilizim i hershëm që definitivisht do të humbiste sezonin!

Nëse mendoni që sezoni me Montellan është i humbur, atëherë trajneri i ri ju garanton një sezon të humbur sepse do ti nevojitet kohë shtesë për të përmbledhur e njohur ekipin, dhe do të jetë ‘vonë’ për të nisur rishtazi. Këto fjalë do të ju sjell edhe legjendari i Stambollit e La Corunës, dhe kënga e tij aq e dhimbshme!!!