Filma

Oskarët 2017 – Befasitë?! (1)

‘Elle’ i Paul Verhoeven (po, bash ai që ka bërë regjinë e filmave RoboCop, Basic Instinst, e Total Recall) nuk është as në mesin e kandidatëve të ngushtë për kategorinë e filmave të huaj. Aktrimi i Isabelle Huppert është gjithashtu në mesin e atyre të ngushtëve për kategorinë e aktores në rol kryesor. Ngjashëm as Julietta e Desierto nuk janë pjesë e kandidatëve të ngushtë në këtë kategori.

Ngjashëm si vitin e kaluar, edhe këtë vit do të provoj të udhëtojmë së bashku deri tek Oskarët, çdo javë duke ndjekur lëvizjen e favoritëve për të qëlluar fituesit. Jo që është një garë, por për neve maniakëve të filmave është një lojë e lezetshme këto ditë të ftohta kur mund të shohim filmat më të mirë të vitit.

Nominimet janë më 24 janar, derisa fituesit me 26 shkurt. Periudha ndërmjet është shumë më e lehtë se sa periudha para nominimeve sepse në këtë epokë interneti, është e pamundur të parashikohen gjërat. Sidoqoftë, do të jetë një udhëtim i bukur me filma!

Favoritët kryesor për momentin shihen ndërmjet Moonlight, Manchester by the Sea, e La La Land. Jo, nuk mund të shihni asnjërin për momentin nëse jetoni në vende ku shumica flasin shqip. Nuk është faji tek pozita gjeografike apo kinematë. Deri të shohim këto, mund të flasim për filma tjerë.

E ndër filmat tjerë më të mirë, si zakonisht për mua si një fans i filmave të vizatuar, aty në krye është Zootopia. Ajo çfarë e bën këtë film të veçantë është bota njerëzore e kafshëve, ose më thjesht mund të themi njerëzit me trupa kafshësh. Pos një ngjarjeje interesante, plot aventura dhe ngjarje komike, filmi thumbon në një mënyrë (dikush mund ta quaj edhe glorifikim) filma tjerë të popullarizuara. Nuk është në nivelin e madhështisë së ‘Inside Out’ për shijen time, por është i pakonkurrent këtë vit. Captain Fantastic ka qenë një film më ndryshe, më anarkik, por pos Viggo Mortensenit askush tjetër nuk pritet të merr merita. E njëjta vlen edhe për Sully, por për këta dy filma, javën tjetër.