Televizioni

Per ata qe se kqyrin Game of Thrones

Pahiri mundeni mi degju disa veta qe n’kete pike zhegu thojne ka ardh dimri. Nejse, s’jane tu e permend kto ditet e fundit pasi edhe entuziazmi dicka ka ra, edhe pse kualiteti i Game of Thrones hala osht nalt. E vertete qe disa kane prit dicka ma shume, sidomos me episodin e fundit, mirepo pa spoilera.

Per dallim prej atyre qe e kqyrin, osht edhe ni pjese qe nuk e kqyrin Game of Thrones. S’osht marre mos me pa! Ka aq shume seriale sa qe nuk mundeni mi kqyr krejt qe shfaqen. Se paku, ato qe i kqyrni osht me rendsi me ju pelqy. E nese nuk kqyrni dicka, nese s’paku s’keni provu tri episode, osht jomaturi me gjyku ni serial. Per kete arsye edhe une personalisht kom provu seriale qe m’kane plas nervat, e disa edhe i kom kry, vec e vec mos me fol fjale bosh per dicka qe s’ki idene.

Ata qe pyesin ‘a jam i vetmi/e vetmja qe nuk e kqyri Game of Thrones’, ‘jo, nuk jeni’. Ka edhe shume. Bile nuk osht programi ma i shikum as n’Amerike. Edhe ata qe bojn kete pyetje vecse qendrojne jashte ksaj manie te GoT per me u vecu prej turmes.
Ama, ata vec cka hupin njanen prej serive ma t’mira n’histori te televizionit. Edhe kur nisin me permend Breaking Bad, Prison Break, Narcos e kto… kto s’jon sen n’krahasim me GoT. Ne asni aspekt.

Teknikisht, GoT kalon cdo kufi tu sjell pamje t’bukura e te gervishura ne menyre perfekte. Shumica e tyre jane pamje fantastike, dicka te cilen pak seriale perdorin koheve te fundit, perkunder zhvillimeve teknologjike.

Artistikisht – si ne shkrim si ne aktrim, GoT eshte perfekt. Kastingu, tu e marr parasysh qe n’fillim nuk osht dite se sa mundet me qene i sukesshem, ka zgjedh aktoret ma t’pershtatshem per karakteret e tyre. Secili prej tyne, qofshin edhe karaktere episodike, e edhe ato qe cuditerisht mbijetojne disa sezone, misherohen me karakterin e tyre, qe t’bojn me dasht edhe ne qofte se e urreni prej loqkes zemres!

E shkrimi osht abetare per jeten. Citatet, qe japin shume karaktere mundeni lirisht mi rujt me ni liberth theniesh qe ta perdorni ne jeten e perditsheme. E zhvillimi i ngjarjes osht jashte gjithckaje qe mund ta perceptoni! Sidomos pjesa e pare e serise pas te ciles me vecse adaptoheni me serialin dhe papritshmerite qe ndodhin. Kurgjo nuk osht e pamundur ktu. S’ka limite. S’ka kufij.

Osht seri e perkryer, edhe kur e permendin krejt, nuk e kane qe e kqyrin per trend. E kqyrin se osht i cmendur. Edhe ju keni mu cmend nese vendosni me kqyr. Nese jo, jeni tu hup serine ma t’vecante te koheve te fundit. Ma t’miren!