Milan

Post @Roma – Caro Ancelotti

Në fillim pata planifiku me shkru mas çdo ndeshje, ama angazhimet e shumta si gjithmonë m’kanë lanë pa shkru, e në disa raste m’kanë kursy edhe prej kokëdhimbjeve që ka ofru ndeshja me Sampdorinë të cilën e kom kqyr qysh ja bojke gjyshja jem, ‘copa-copa’. Fatkeqësisht i kom pa copat ma t’kqija, prej t’kqijave. Sidomos Zapatën!

Me Romën kemi lujt mirë. Bajagi mirë, mirëpo kemi marr gola shumë palidhje. I pari ke pak edhe pafat, ama tranzicionin në mbrojtje e kemi kërkrah. Problemi ma i madh osht pozita e anësorit sulmues të treshes mesfushore. Në disa lojë Kessie osht përzi ma shumë se që osht dasht n’sulm, e krejt e dimë që ai nuk osht i formësum me harku e me shutu gjuajtje teknike. Edhe ky problem zgjedhet nëse pozitës së Hakanit/Bonaventurës i jepet ma shumë kompetencë në sulm, me Kessien me vepru vetëm si defanziv edhe me majt topin sa ma pak t’jetë e mundshme.

Tashti që Borinin pe vendos i mbrojtës të djathtë, e që osht opsioni ma i mirë i mundshëm, po i dëmton të dy krahët tu e ditë që Rodriguez nuk po mundet me mbulu edhe sulmin edhe kundërsulmet e kundërshtarëve. E ka pas këtë problem në secilën lojë. Edhe pse ka qenë prej ma t’mirëve, unë Borinin e kisha kthy në pankinë, e kisha vendos ni mbrojtës defensiv në anën e djathtë, ku në treshen e mesfushorëve e kisha vendos Hakanin, me Kessien në anën e majtë me mbulu depërtimet eventuale të Rodriguez. Biglia edhe ashtu po lun i fundit në mbrojtje.

Kur jemi tek liderllëku, Maldini ka qenë kapiten edhe lider edhe si mbrojtës i majtë. Nuk besoj që prish punë nëse e vendosim Bonuccin në krahë të treshes defensive me Mussacchion apo Romagnolin në mes. Leo nuk osht i msum me qenë i fundit në mbrojtje, e edhe i vyn kohë mu adaptu si lider.

Kohë i vyn krejt ekipit, sidomos Montellës.

Ni opsion tjetër do të ishte me lujt me dy gjysmësulmues/mesfushorë ofensiv mas njanit sulmues.

Edhe mbi të gjitha nuk ka nevojë me bo rotacion tu largu Silvën mas çdo loje ku shënon ka dy-tre golla. Jepi kohë mu adaptu në ekip. Jepi kohë krejt ekipit, e mos me ndrru mbrojtjen në çdo ndeshje. herën e fundit që kemi bo ksi ndrrime, Berardi e ka lanë papunë Allegrian.

Kur jemi tek Allegriaaa, Ancelotti.

Janë çu peshë shumica e nostalgjikëve të cilët po dojnë me kthy Ancelottin, tu u bazu në kujtimet që i kanë.

Janë selektiv në kujtime tu i harru kejt budallakiat e tija që i ka bo, e fatin që na ka ndjek në ato suksese që i ka mlu budallakitë e tija ku me njanin prej ekipeve ma t’mira n’botë menzi ni vjet që e kemi fitu Serie A.

T’jav shpjegoj ma butë.

Ancelotti osht sikur ajo qika/djali që ju ka pëlqy se ju ka bo mu ndi që jeni ma t’mirët n’botë. Mirëpo, ndërkohë ju ka dhunu psiqikisht tu bo flirt me tjera, tu harru ditëlindjen, tu porositë gjithmonë ushqimet me kepë, tu mos ju thirr në telefon, tu jav lon ‘seen’, e tu ju lyp llogari pse je kon online kur ai/ajo osht kon fjet, tu ju lyp passwordin, e tu ju msu pemën e familjes për mi gjet djemt/qikat që i keni diçka se shoqe/shokë n’ditë t’sotit s’ka.

Nejse, nashta s’osht bash qaq i keq. Për juve nuk osht kon hiq i keq se ajo darka, ajo dita, ajo dhurata, ai sms-i i kopjum, \të gjujta me shigjeta, unë romeo ti zhulieta’, ju kanë çmend. Në fakt, në krejt ato gjashtë vjet që keni kalu me ta, ju keni mujt me u martu e sot kishi pas fmi. Ama, ka kohë për rinovim ekipi, Cafu për momentin po mundet me nga 45 minuta e rezervë e kemi Abaten. Edhe Bonerën e kemi ble. Ibrën s’kem mujt se jem tut që po bijmë pi ligës. Tani mos t’harrojmë Djamelin që sot rrin rezervë e Kolollit në Luzern!

Për ma tepër, jeni kon keq. Edhe me ni kohë ju ka dasht shumë, ama ai ka shku e ka zgjedh njo me t’cilën ka besu që mundet me fitu Championsin apet. Tashti e ka lon, e ju apet, si qyqe e qyqana mas krejt kto viteve hala po ngani mas saj.

Marre ju koft!

Plus, me ardh ai, duhet me ja nis prej fillimit, e prej fillimit merr kohë. E kohë ju s’keni. Kushdo tjetër bon. Edhe Mazzarri bre, veç jo Ancelotti.

Ai boll e ka pas te na.

Faleminderit për kujtimet e mira. t’kqijat si harrojmë. Hala na mysin si dreqi. Ama ia kemi fal. S’na vyn mo. Nesër tekefundit osht veç ni ditë e re. Montella e gjen përgatitësin fizik.

Caro Ancelotti, grazie, ma no.