Milan

Qoshi i Milanit – Post @Cagliari & vera

Nuk ka transferime. Ka kohë, ama nuk ka transferime, edhe shyqyr Zotit që mas krejt ktyne viteve e kemi ni ditë t’fundit t’rehatshme!

Isha ndal pak tek Shkëndija para se me kalu tek Cagliari. Ju që keni qenë atje besoj që keni pa detaje që nuk i kap kamera në tërësi. Mirëpo, liderllëkun e Locatellit kur ka hapësirë dhe kundërshtarë inferior nuk osht zor me vërejt. Djali hala ka probleme me kufirin e mbajtjes së topit. Shpesh e tepron edhe rrezikon me hup topin përkundër pozitës kyçe që e kanë në fushë. Ka qenë rast i mirë me pa Zanellaton dhe tjerët. Nime Jose Mauri m’ka bo me ndryshu mendimin për to. Nuk osht shumë kontribut-dhënës në fushë, dhe derisa provon me qenë ni kombinim i ni lojtari teknik dhe fizik, po i mungojnë të dyjat, edhe ato bajagi shumë.

Pasimet tek lojtarët kyq duhet mu bo me mençuri. Gjithmonë kam qenë për degazhimin sa ma të largët topit, mirëpo trajnerët tanë kanë preferu me nis lojën prej Favallit, Bonerës, e Palettës. Gabimi tek golli nuk osht krejt i Kessies – se tekefundit kur t’gjujn topin duhesh me provu me bo diçka me to. Krejt faji i takon portierit i cili e sheh situatën në fushë ma mirë se lojtarët.

Golli i Cagliarit ka qenë i pritur për shumë gjatë në lojë. Rodriguez nuk po e gjen veten si mbrojtës i majtë, Conti gjithmonë ka qenë më sulmues se defensiv, derisa Bonucci nuk osht ai që ka qenë sezoneve të kaluara. Krejt kta janë tu lujt ma keq që i kemi prit, ama mos t’harrojmë që të katërtit janë ardhje të reja dhe adaptimi mund të merr bajagi kohë. Mbrojtja në tre duket të jetë zgjidhja ma e mirë.

Dy vite shyhret i kemi pas me lëndimin e Montolivos. Osht koha me e hup n’mal që kurrë ma mos me gjet rrugën në San Siro. Nuk mundemi mu mbështet në Montolivon me ndal kundërsulmet. Kurrë s’ka mujt, as para 4 vjteve kur ka qenë ma i ri, as sot. Calhanoglu nuk osht mesfushor sa osht mesfushor ofensiv. Bashkë me Montolivon në fushë, na mbetet veq ni mesfushor defensiv, edhe ai s’mundet me bo ma shumë se që mundet.

Borini nuk osht keq për Serie A, ama mu bazu n’to nuk kemi hesap. Mosardhja e asni krahu na kthen në 3-5-2, që osht niqin herë ma mirë se 4-3-3, sidomos me dy krahë të shkëlqyeshëm në krosime.

Pe kuptoj krejt entuziazmin në Cutronen, ama 60 milionë euro t’harxhume në Silvën e Kalinicin nuk munden mu qit poshtë. Të dytë po janë të mirë, edhe duhet me ju dhanë ma shumë hapësirë.

Notat për ardhjet s’po i jap se mbetet mu pa, mirëpo tani po m’bjen n’mend që e kemi marr Kessien, edhe sun po zbres ma poshtë se 10/10.

Prej tri mollëve të prishta, s’paku njanën e kemi hjek. Niangun e kemi shit për maksimumin që mundemi. Me pas noj përqindje për noj shitje të radhës osht mirë. Mos me pas, s’paku e dimë që e kemi ni bërllog ma pak të Raiolës në ekip.

Paletta ka mbet me marr kartona të kuq edhe 1 milionë prej neve, e dhurata e Kondorit – Jose Sosa që refuzojke 3-4 milionët e turqve i merr 1.5 milionë edhe nxen pankinën. Kur jemi tek pankina, Montella nuk ka ekip për me fitu Serie A e Europa League, amo me u kput prej Cagliarit ashtu osht bajagi marre.

Le të jemi falënderues që epoka e gjelave ka përfundu edhe dhashtë Zoti kurrë mos me pas ni periudhë të tillë.

Shyqyr Zotit që erdh ni 31 gusht pa budallallëqet e Gallianit!!!