Milan

Qoshi i Milanit – Post@Crotone

Hakani

Problemin ma t’madh këtë sezon tutna që kemi me pas në rehatimin e Hakanit. Të dielën ai përnime ka pas boll kontakte me top, edhe pasime, mirëpo nuk m’osht duk që ka qenë rehat n’fushë. Diqysh sikur mbeste jashtë lojës me pozicionimin n’krahë të mesfushës. Pozita e tij për mendimin tim osht me qëndru 10sh. E për 10sh na nuk kemi hapësirë as me 4-3-3 e as me 4-3-1-2. Tek e para ai nuk përshtatet në krahë, tek e dyta duhet me lanë Suson rezervë. Megjithatë mendoj që n’krahë të sulmit në formacion me Kalinicin e Silvën, me ni zhvendosje mas tyne tu leju Rodriguezin apo Contin me dal si krahë me Kessien e në krahë kish kry punë. E komplikume? Pak po, amo s’osht primare.

Me Crotonen…

Kartoni i kuq, pak ndoshta i teprum aq herët n’lojë e prishi edhe lojën. Shpejt i dhamë tre golla edhe masanej kem lujt pa ndoni presion, po edhe jo bash kthjellët qysh kish lujt ni ekip kampioni. Kur jemi te kampioni – harrojeni! Nevojitet shumë kohë që ky ekip t’funksionoj si ekip; sezoni ka nis shumë herët për me luftu n’tri fronte; edhe mbi t’gjitha nuk kemi shumë ekip t’thellë.

E vërtetë që e kemi majt topin, amo distribucioni i tij ka mujt me qenë edhe pak ma i pastër, ma i lehtë sidomos në pjesën e pasme të mesfushës. Biglia duhet me na ndihmu ma shumë n’këtë punë kur t’kthehet prej lëndimi.

Kessie nuk osht njeri normal. Shumë dyshoj që edhe mosha që i shkrun nuk osht e vërtetë! Eriberto… Kessie po doket transferimi ma i mirë në pesë vitet e fundit. Tipi i vetëm po bon nifar Yaya Toure (t’cilin frikë e zëvendëson si emër i wirelessit tek unë). E ki n’çdo pozitë, n’çdo moment, për 90 e kusur minuta që lun.

Bonucci hala nuk osht adaptu, veç tutna që e kemi marr si ma tepër se që duhet ardhjen e tij. Cutrone osht sulmues i mirë, amo ka shumë nevojë mu zhvillu. Mu zhvillu në Pisa e në Pro Patria ku jon sill gjithë ‘talentet’ e epokës së Gallianit nuk mundet. Si sulmuesi i tretë na vyn se bajagi kemi ni sezon të ngjeshur e të gjatë.

Kom dëgju që do po ankohen në Suson se pe vonon lojën. Seriozisht?!

Problemin kemi me pas me krahun e tjetër sulmit, nëse vazhdojmë me lujt 4-3-3. Veç Suso s’mjafton, Hakani me Xhekun sun e mbulojnë anën e kundërt, e Borini nuk m’mushet mendja që osht njeri që t’sjell titull. Prandaj pres mu kthy në 3-5-2, me ni 10sh para Kessie e Biglias.

Lëndimet ia kan nis keq. Ishalla nuk na shtohen në loja si kjo me Shkëndijen.

Shkupi…

Shkëndija nuk osht aq e dobt qysh osht kallzu. Atë ditë presioni psiqik i boni me hongër golla herët e lehtë. Nuk kanë shanse me kthy rezultatin, po s’paku le të kthehemi t’shnosh. Edhe me Gabbian e Zanellaton kalojmë tutje.

Ju që shkoni me kqyr lojën, përfshi Ermanin që m’ka blloku veç pse nuk shkoj, kalofshi mirë e shfrytëzone rastin me pa ndoshta ni dinasti n’nisje të Milanit. Na që nuk shkojmë, gjejm linqe nojkund.

Uh edhe nime, ka pas do që i kanë uru suksese Shkëndijës ndeshjen e kalume? Seriozisht, qetu e gjetët me kallzu patriotizmin?!

Qy zgjedhjet po vijën, aty mundeni me kallzu dashninë për vendin. Ksaj t’Milanit mundet me ia kalu veç ajo e kombëtares së Kosovës. Së paku për mu qeshtu. E nëse nesër boheni me Flamurtarët e Besëlidhjet, para Milanit, mos e rreni veten që jeni milanista.