Librat

qr

Sa llajka duhet mi marr ky postim për mu konsideru i suksesshëm? 10? 23?

Sa llajka i keni marr në postimet e fotografive familjare për vitin e ri? Cilin prej anëtarëve të familjes e konsideroni se ju ka prish llajkat, e cilin e konsideroni se ju ka shtu llajkat në foton familjare? Mos ndoshta bredhi ka qenë i vogël? Ose jo boll i stolisur? Mos ju ka prish punë RC Cola? Schweppsi i pleqve, se foton e keni e bo kur gjyshja ka qenë në WC, ose masi ka shku me fjet se ‘sbon me festu se qashtu ju ka thonë hoxha qe 7 të premte’? (nejse se kjo fjalia e fundit mundet mi aktivizu sensorët që devijojnë temën masanej, ndoshta e fshi në postimin origjinal)

Ju kisha pyet ‘sa jetoni jetën e juaj’, ama shumë pyetje po bohen, edhe masanej veq mundeni me vazhdo me scroll teposhtë. Ama mosni, se ky osht recensim për ni libër, ndoshta ma t’mirin të vitit 2017. Osht libri i Marc Maron ‘The Subtle Art Of Not Giving a Fuck’!

Në kundërshtim me titullin, ky libër nuk ju bon arista, e as nuk pretendon me ju bo qysh zakonisht bojn librat selfhelping (vetndihmues). Këta librat e fundit zakonisht ju kallxojnë çka me bo, qysh me bo, që ju mu bo milionera e të suksesshëm. Edhe gjithmonë duheni mi ble në seri se gjithmonë ‘harrojnë’ me shkru diçka edhe për këtë punë duhet me dal libri i ri. Normal, edhe kohërat ndryshojnë, etj etj etj…

Tek ‘The Subtle Art Of Not Giving a Fuck’, Manson përgjatë gjithë librit ofron mënyrat qysh me i ik pasthirrmës ‘of’ sa ma shumë, duke çliru veten nga ajo ideja që na shitet çdo ditë – kërkimi i lumturisë permanente, zhdukja e problemeve, e rehatia shpirtërore.

Me ni mënyrë, zgjidhja e problemeve krijon lumturi, që pa probleme domethënë do të mungonte lumturia. Mohohet ekzistenca e problemeve personale pasi në një botë prej 6 miliardë vetave është ‘problem’ veç ti me pas ni problem, pos nëse je karakter në programin ‘One in a milion’ të TLC që shfaq sëmundjet e rralla, shpeshherë edhe të parat, që paraqiten në persona të ndryshme.

Edhe çdo herë që keni qef mu kon ma t’pasun niheni ma t’varfër; çdo herë që keni shef mu kon ma t’bukur, niheni ma të shëmtum; çdo herë që keni qef mu kon ma t’lumtur niheni ma t’pikëllum – pra çdo herë që doni me bo diçka edhe ma t’mirë dilni veç ka keq, pa marr parasysh sa t’mirë jeni përnime në jetën e juj.

Ajo puna tjetër, rroga e trembëdhjetë që doni me marr? Pse?

Ni send shumë të mençur që e përmend autori osht shembulli i 1000 dollarëve. Po e lokalizoj me gjendjen tonë në Kosovë. Për një çift pensionerësh, 100 euro kishin me pagu rrymën për 3-4 muaj. Për një familje punëtorësh në ‘punë t’shtetit’ kjo kish me qenë vetëm ni drekë që duhet me ju pagu shefave të tyre që me ju hi n’qef.

Janë edhe shumë shembuj ma t’mirë që ju mësojnë me gjet të mirën tek ato që konsiderohen të këqija, me jetu ma lehtë dhe ma shlirë, dhe mbi të gjitha me përdor titullin e librit, pra mos me thon ‘of’ po ma shumë ‘qr’!

p.s. fjala nuk osht për kodin QR qe osht send shumë i mirë, sidomos nëse punoni me whatsapp në web