lomsh

Rinisë time me dashuri…

Po të kisha një makinë kohe dhe vetes time të re, për shembull 17 vjeçe, po tu kthehesha, vetes këto fjalë do ia thosha:

Gjëja më e rëndësishme është dashuria. Jetoje me pafundësi këtë, nën një.

Gjej punën që e bën me dashuri dhe shih nëse mund ta bësh këtë punë. Nëse nuk mundesh, mos shpenzo energji bosh, le ta bëjnë ata që munden. Nëse mund ta bësh, atëherë je një nga njerëzit më fatlum në botë, kafsho gjuhën, mos i trego askujt.

Gjej njerëzit që dashurojnë.

Gjej rrugën për të kryer punët e tua me ta. Jeto, puno dhe këtë maratonë po ta kalosh me ata që i do shumë, s’do të punosh, por do të dashurosh.

Pak vetave shtrëngoja dorën. Qaj dertet me ta, fluturo prej lumturisë me ta, dëgjo fjalët e tyre. Ata mos i humb. Kur gjithçka do të ndryshoj, për ata që të njohin pa mure, për ata do të kesh nevojë.

Mos e përziej veten me atë apo këtë. Mos bëj zgjedhje në bazë të kritereve të huaja. Atëherë në vendet që shkojnë ata do të shkosh. E çfarë punë ke aty? Rruga jote është tjetër. Tatëpjetat tjera i ke.

‘Çfarë thonë tjerët’ mos dëgjo. Fqinjët për jetën tënde më së shumti 15 minuta do të flasin. E ti, jetën tënde do ta jetosh deri të vdesësh.

Lëviz. Bëje zakon të lëvizësh çdo ditë. Merru me një sport. Vallëzo. Luaj shah. Këto gjëra rrugës në të ardhmen do të reshin në ty sikur yje.

Çdo ditë lexo. Gjithçka lexo. Si është të jesh e uritur, si është të jesh Van Gogu, si ishte të luftoje në Luftën e Dytë Botërore? Mëso. Një ditë, si një enigmë, do të bashkohen dhe do të tregojnë të vërteta.

Vajzat joshen nga të mençurit, të zotit dhe shakatë. Djemtë joshen nga bukuritë, sjellja, dhe qetësia.

Jeta lëviz me shprehi. Nëse dëshiron të bësh një gjë mirë, bëje si shprehi menjëherë. Shprehia bëhet me përsëritje. Kështu programohet truri. Nëse një gjë e bën vazhdimisht, nuk mendon gjëra tjera, gjithnjë kështu vepron. Për këtë arsye vëri re shumë shprehive. Çfarëdo që e bën me shprehi, do të përbëj jetën tënde, mos harro.

Të çohesh herët të vjen rëndë për veshin ama ‘ai që zgjohet herët gjen rrugën më lehtë’ është thënia me drejtë që kam dëgjuar. Ndonjëherë në ora 8:30 ke kryer tri punë dhe nuk beson si kaloi koha.

Mos bëj thashetheme. E dini si janë thashethemet… Sikur të hedhësh bërllok anembanë shtëpisë. Gojës, shpirtit, shtëpisë i jep erë të keqe. Mendon që të rehaton ama e bën të pistë njeriun. Qeshu. Edhe mos harro që edhe atyre që bëjnë thashetheme patjetër ju ndodh diçka që ju vjen turp, që nuk pëlqejnë. Kësisoj humori ka jeta.

Vajza! E bukur e mbi bukuri të jesh, më mirë të kesh atin tënd. Paratë e tuaja fitoni vet, shpenzoni siç të ju dojë qejfi. Kështu që në ndarje, divorce, nga ati në gomar s’do të zbritni. Askush s’mund të ju merr atin në të cilin jeni ulur. Duke kalëruar mund të shkoni në vende tjera.

Djem! I bukur e mbi bukuri të jetë djali, në femra, fëmijë, e aq më pak në njëri tjetrin mos çoni dorë. Ajo nuk është forcë. Forcë shtazarake është ajo. Rrjedh nga frika. Nga frika për të humbur. Dhe askënd duke e shtrënguar në grusht s’mund ta mbani në dorë. Krejt e kundërta, mbajeni grushtin të hapur.

Pos vetvetes mos fajëso askënd. Fajësimi, si të them, është një ndjenjë helmuese. Frenon njerëzit. E shtynë njeriun kah psikologjia e flijimit. Hidhet në bërllok. Bile që tani në mur shkruajeni ‘ndjehem fajtor. Shumë do ia shihni dobinë.

Nga telefonat, kompjuterët, televizorët, së paku një orë qëndroni larg. Shoqërohu me vetveten. Përndryshe do harrosh çfarë ndjenje është. Është një e mirë të pasqyrosh jetën tënde jo nga tjerët. Dëgjo veten tënde, ashtu qysh dëgjon guaska veten. Mos i fal askujt vetminë tënde.

Pos vetmisë gjithçka ndaj. Sepse ashtu siç është në reklamë, ‘kur ndahet jeta është e mirë’.

Falënderoju çdo dite. Lutjet falënderuese kurrë mos i lë anash. Nuk ka gjë më të mirë se falënderimi për njeriun. Është edhe më mirë se të dëshirosh, të duash diçka. Të ngrohet shpirti. ‘Çfarë kam më mjafton, bile më tepron’ është thënia më e mirë në botë.

Mos kërko ndonjë gjë nga dikush. Në vend të saj, jep diçka. Shih se çfarë do të ndodh më pas.

Do të kesh ditë të errëta. Edhe do të rrëzohesh. Do të hapen plagët. Atëbotë mos harro këtë: Tuneli do të mbaroj. Edhe do të ngrihesh. Edhe plagët do të grisësh pasi të thahen.

Nga ata që duash pa u lodhur, të dua, edhe ty të dua. Bile çfarëdo që do të bësh ti, kushdo që të bëhesh ti do të dua i thuaj.

Mos u frikëso nga frikësimi. Bile tmerrohu. Pastaj mbyll sytë dhe zhytu në errësirë. Ndoshta dikush ka shtruar një rrugë, kushedi.

Mos u mburr. Mos u bëj kryelartë. Mos u bëj arrogant.

Teproje. Shumëzoje. Shkëlqeje.

Çdo ditë, lexo historitë nga jeta e ndonjë shkrimtari, dëgjo dhe mendo. A do të dëshiroje të ishe një hero i tillë?

Nëse dëshiron, do ia dalësh. Sa me fat që je.

 

Përkthim i shkrimit që është kolumne e edhe këngë e artistes turke Nil Karaibrahimgil