lomsh

Rregullat si Dua

Unë edhe Dua Lipa i kemi bajagi do dallime t’mdhaja.

S’pari ajo qika osht hukubet e madhe, ka flokë ma t’gjata, edhe mbi t’gjitha kur t’knon vetmevete s’ka nevojë me lshu zanin e muzikës deri n’fund që mos me ni veten.

Ajo i ka bo do rregulla bajagi t’mira që vlejnë për ni gamë t’gjerë të njerëzve.

Unë i kom shumë rregulla t’pashkrume, e sa t’jenië t’pashkrume osht ma lehtë mi shkel. Bile edhe nëse janë t’shkrume se tekefundit nëse nuk shkelen rregullat kanihere jeta osht bajagi robotike.

Me knu s’di… aq ma pak si Dua, amo do rregulla që kanë qenë bajagi ni kohë të gjatë mendoj që osht koha mi vendos n’status.

Për shembull,

Si njeri introvert bajagi hezitoj me bo ‘friend’ në Facebook dikond për t’cilin s’kom ni kurrë ma herët, edhe nëse kemi bo replika në komente n’grupe, a ku ta di. Nuk paragjykoj, ama s’jom njeri i shoqnueshëm qaq shumë edhe ata pak shoqni që jon e din sa ju nxi shpirtin.

Kjo ke ma shumë arsyetim se rregull ndoshta.

Nëse m’japin negativitet statuset, e mbi të gjitha komentet tuaja n’faqe t’ndryshme, ka mundësi që boj unfollow, po edhe unfriend nuk vonohet.

Nëse mbyllni facebookun on/off, jeni pa foto t’profilit, e mbi t’gjitha nëse keni llogari bashkëshortore fshiheni. Nëse nuk keni bo update kurgjo ma shumë se 3 muj ju fshi. Nëse s’keni komentu kurrë, e as nuk keni shpreh noj ‘emocion’ në statuse a komente fshiheni.

Kjo osht kryesisht për ata që e përdorin facebookun e intastgramin ‘shqiptarisht’ – veç me kqyr edhe mos me pas interaksion, çfarëdo qoftë ai.

Kur jemi tek instagrami, nëse postojnë fotografi veç kur shkojnë në pushime, gjithashtu fshihen. Nëse e shohin vazhdimisht storyn e kurrë nuk bojn koment a llajk në fotografi, fshihen se ‘shqiptarisht’.

Në Twitter osht pavarësia ma e madhe. Tweetat jan t’lirë për krejt, ama mute osht për shumë që m’shkojnë nerva me fjalë banale sidomos. Ka do që i kom shumë për qefi (barcelonista!) që s’pritojnë me përdor ksi fjalë, ama s’i mute se thashë, rregullat kanihere jon për mu thy!

Ni ‘unfriend’ i veçantë edhe i pakthyeshëm osht për ata që m’përmendin n’faqe të pështira që lypin me tag ‘miqtë’ emri i të cilëve nis me L, apo edhe në faqen e Linda Morinës.

Ni dozë e madhe respektit ndaj juve varet edhe prej shijes së cilave faqe i keni bo llajk.

Rregullat e fundit osht që kom vendos mos me ju uru ditëlindje e as nuk ju mundësoj me ma uru n’mur. Këto festat edhe ashtu moti kohë nuk uroj se me qëllim me fitu sevape veç ato i ‘pëlqejshit’.

Postimet që s’janë shumë private mbeten publike, për ni kohë të caktume. Ato i gjeni edhe në bllog ku nuk ka reklama me ju shku nerva.

Edhe ma kryesorja, çkado që keni me maniakat, shkruni n’faqen e maniakave ose n’email të maniakave.

E di që nuk dul si kangë amo ju kallxova që s’jom si Dua.

 

btw boni rregullat edhe ju edhe mos lejoni me ju kap negativiteti i tjerve… për çka e kanë zbulu bllokun, edhe patjetër ngone Duan