lomsh

Shqiponjat aka. Droni p.2

Rreth 30 miliard euro kane konsideru demet e sulmeve t’NATO-s n’RSJ. Osht shifer qe sigurisht si gjithcka e tyne perfshin edhe demet qe jane ba n’Kosove.
 
Qe prej atehere, gjate ketyne 19 viteve, shumica e demeve jane sanu, e edhe jane ndertu salla e stadiume sportive. Kshtu, gjate ketyne 19 viteve, n’territorin e Serbise jane organizu
– Universiade Verore 2009
– Kampionati i Atletikes n’salle 2017
– Kampionati Evropian n’Basketboll 2005
– Kampionati Evropian n’shpatim/skerme 2018
– Kampionati Evropian n’futboll U17 2011
– Kampionati Evropian per meshkuj n’Hendboll 2012
– Kampionati Evropian per femra n’Hendboll 2012
– Kampionati Botetor per femra n’Hendboll 2013
– Kampionati Evropian i xhudos 2007
– Kampionati Boteror i karates 2010
– Kampionati Evropian i karates 2010
– Kampionati Evropian n’vaterpolo per meshkuj e ferma 2016
– Kampionati Evropian n’Volejboll 2011
– Kampionati Evropian n’volejboll 2005
– Dy finale te Liges se Botes n’volejboll 2005&2009
– Dy finale te Kupes Dejvis n’tenis 2010&2013
– Kampionati Evropian n’qitje
– Kampionati Evropian n’mundje
 
Gjate periudhes mas luftes, ku mas ni viti e gjysme kane rrzu edhe diktatorin e tyne, n’sport pos organizimeve kane pas edhe suksese si:
– Pjesemarres n’Kupen e Botes n’futboll ne tri prej kater garave t’fundit
– Pjesemarres n’Ligen e Kampionve, dy here; n’Europa League/UEFA Cup tri here
– Kampion t’botes n’futboll U20 – 2015
– Kampion t’Evropes n’futboll U19 – 2013
– Kampion t’botes n’basketboll – 2002
– Kampion t’Evropes n’basketboll – 2001
– Nenkampion olimpik n’basketboll – 2016
– Kampione t’Evropes n’basketboll 2015
– 30 basketbollist n’Ligen NBA n’20 vitet e fundit, 3 paraqitje n’All Star, 1 n’Hall of Fame
– Kampion t’botes n’tenis n’vitin 2010, finalist n’2012 vajzat, e 2013 djemt
– 13 Grand Slam n’Tenis, 4 vite rresht lojtari ma i mire i botes n’tenis; dy teniste n’poziten numer 1
– Kampion Olimpik n’volejboll – 2000
– Dy here kampion t’Evropes n’Volejboll per meshkuj
– Dy here kampion t’Evropes n’Volejboll per femra
– Nenkampione Olimpike n’volejboll 2016
– Kampion olimpik n’vaterpolo 2016
– Kampion evrope n’vaterpolo, gjashte here
– Kampion bote n’Vaterpolo – 2005,2009,2015
– Kampion olimpik n’tekvondo, n’mundje, n’qitje
– Kampione evropiane n’atletike
 
Kur jemi tek stadiumi kombetar qe s’po mundemi mi n’fije ku me maaaru
– 28 salla sportive t’ndertume prej vitit 2001, me kapacitet total prej 40 mije shikuesve
– Salla ma e madhe, Stark Arena tashti, me 18 mije veta n’mot organizon finalet e Kampionatit evropian n’basket per femra, e deri tashti, pos koncerteve t’Scorpions, Guns N’Roses, Bob Dylan, Elton John, Shakira, Sting, Enrique Iglesias, One Republic, Beyonce, Jennifer Lopez, Placido Domingo, e tjeret qe kane pas ma heret, ka organizu FinalFour t’Euroliges vijet, Kualifikime per Rio, Kampionatin Evropian n’futsal, edhe boll ma…
 
E na?
Na dalim festojme me dy golla edhe dy shqiponje t’qume. 20 vjet mas, na hala gzohemi kur t’bohet noj aksident n’Beograd me qit veten si gjynaha, edhe festojme i madh e i vogel kur ta mun Amerika Serbine n’basketboll.
Hala, 20 vjet mas, na presim dikush tjeter me poshtnu Serbine, se nuk kemi b*th% mu mat me ta.
 
E di qe kemi shume ma teper pasoja se ta, edhe para ’99tes, po qe 20 vjet kohe, veq presim hazer. Me dal me bo tyt-tyt, me sha, edhe me bo shqiponjen edhe na, se me punu, mos na ngushtoni. Amerika na i rrite edhe talentat, edhe na bon ekip, edhe qohet e mun Serbine. Na jemi per sefaaaa!
 
Popull gjynah, qe hala presim me shenu noj goll, me fitu noj set n’volejboll, me pshtu me ner 20 pike diference n’basket, e ner 20 golla n’hendboll. Sportet tjera? Shyqyr Majlinda edhe shkolla e Driton Kukes qe po na mban gjalle, se sa per popullin, se sa per shtetin, edhe Andorra e San Marino na e kane kalu!