Sport

s’ka si Kosova…

jeta, dynjalleku osht shume i lehte… shume i thjeshte…
edhe bajagi ka sprova, sfida… kto jon t’zorshme ama jane t’mira se t’shtyjne me ni drejtim, me ni ane t’peshores, me ni rruge t’udhekryqit…

disa veta nuk din kah cila ane me peshu, ose ne cilen rruge mu nis… prej frikes, ndoshta e kalojne krejt jeten ne udhekryq tu u tut me leviz…

per dikond osht kon sprove e madhe vjeshten e kalume, e per mu ajo sprove osht kry para 23 vjete… sprova cilen ekip shtetror me perkrah n’futboll…

qysh kur kom kuptu per futbollin e shteteve, ne kupen e botes te 94tes edhe masanej kualifikimet per euro96, diqysh e kom imagjinu ni Kosove t’cilen ne ato kohe jom mundu me e bo ni 11she me Koznikun, Shalen, Muriqat, Vokrrin, Rugoven, Beselicen, e emra tjere te gjenerates te arte te Prishtines, me emra tjere te liges se ndame ne kater divizione qe zhvilloheshin neper fusha te improvizume neper livadhe…

per mu, edhe per shume veta nuk ka qene sfide se cilen loje me pa n’kualifikime… as nuk ka ardh n’dyshim me ndrru kanalin kur ka lujt Kosova… edhe kur jemi kon tu hup prej 6 golave, edhe kur jemi kon baras deri n’fund… Kosova ka qene zgjedhja e pare, mbetet zgjedhja e pare, si n’rezultate t’mira, si n’ato t’kqija…

perndryshe fama edhe suksesi jane momentale n’sport… Holanda osht tu pas probleme t’medha derisa kane qene tri here finaliste te kupes se botes… mirepo holandezet nuk po kalojne kah vendet mike si Belgjika qe po kalon njanen prej periudhave ma t’ndritshme ne histori… edhe luksemburgu s’besoj qe bohen merak per tjeret… aq ma pak lojtaret e luksemburgut apo finlandes, nuk lakmojne tek vendet fqinje per me lujt futboll…

ama na jemi qenie t’vecanta… na nuk kemi respekt per vetveten, e aq ma pak per shtetin tone…

me apo pa respektin e ni pjese, Kosova ka pas nja 13 muaj historik, perkunder krejt kushteve t’ronda qe as Malawi e Burundi nuk jane sfidu… s’paku keto vende e kane pas perkrahjen totale te vet popullsise tyne, e mos t’permendim stadiumin e infrastrukturen shtese…

Kosova osht edhe ka me kon per shume vjet si perfaqesuese e ni shteti n’futboll… me apo pa sukses, s’ka lidhje… por s’besoj qe presim nja 100 e kusur vjet me mrri ni kualifikim ne Evropian, edhe besoj qe i bojm ma shume se 5 gjujtje n’porte…

p.s. per secilen ndeshje t’Kosoves i gjeni shkrimet tek Borozani ose edhe linqet direkte per aty n’bllogun personal…