Journal

Snobizmi

“E kom zbulu për çka krejt osht palidhje. Qe pse…

Në vitet 1950-1960 ni grup i njerëzve n’reklama jon mbledh n’Madison Avenue n’Nju Jork edhe kan vendos me se duhet me ju shit sende t’rive sepse ata blejn ato sende gjatë krejt jetës tyne. Sende si pije jo-alkoolike, bukë, cigare, e çkado. Ka qenë veq ni ide për reklamë, pa noj qëllim t’keq, veq hulumtim. Edhe ata ju kan kumtu këtë vendim kompanive t’televizionit, t’filmit, t’muzikës edhe krejt ia kan nis me synu rininë, sepse rinia blen sende. Edhe çka ka ndodh osht që me nifar mnyre rinia nisi mu adhuru nga shoqnia, me ni mnyrë që kurr nuk osht adhuru, nuk osht vlerësu kurrë n’histori t’njerzimit. Sepse çka osht lakmu ka qenë përvoja edhe mençuria. Edhe çka u bo e rondsishme tani ishte rinia, rinia konsumatore ku u përqëndrun kompanitë. E di çka po doni me thonë. Kadale, po a nuk e kan adhuru rininë edhe n’Greqinë antike? Jo, nuk e kan adhuru. E kan adhuru bukurinë. Ndryshe, a po? Edhe çka ndodhi masanej u bo që rinia mu bo ma e rondsishme, e ma e rondsishme, edhe shoqnia ndryshoj tmerrësisht, sepse me adhurimin e rinisë, adhurohej edhe ni produkt që e kan ata, e ky produkt osht papërvoja. Sepse n’bazë natyrës n’rini nuk mundeni me pas përvojë, jeni shumë t’ri, nuk keni faj. Jeni t’ri, jeni t’papjekur, edhe jeni bajagi gllupa, kështu që ju shesin juve sende. Edhe kshtu nisi adhurimi i rinisë. Edhe evoluoi, evoluoi edhe u kthy n’adhurim t’budallallëkut. Edhe kështu u bo e modës, e trendit mu kon i ri/e re edhe budallë, teveqel. U bo e modës mu kon budallë, teveqel, edhe kjo u zgjeru, u zgjeru, e u zgjeru edhe krejt fmija u bonën sikur: Unë veq po du mu kon i ri e teveqel. Amo a e dini çka? Ti nuk ki qef mu kon qashtu. Edhe çka ndodhi masanej? Njerëzit ia nis mu tut prej pleqnisë. Nuk dojshin mu kon pleq. Ia nisën mi ly flokët, me shtrembru ftyrën, e trupin, amo ti nuk mundesh mu kon gjithmonë i ri. Kjo osht kundër rregullave t’universit. Edhe krejt kjo mesele, kjo lëvizje na ka pru n’këtë gjendje ku adhurohen njerz si Era Istrefi….” – Craig Ferguson (përkthim i adaptuar)

Arbana Xharra i ka do shkrime shumë t’mira. Me shumicën e tyne pajtona pa pikë kundërshtimi. Edhe para do vjete e ka pas ni shkrim fmit e tan snoba.

Si ni nanë e dy fmive ajo n’atë shkrim kallzojke për problemet që kanë prindërit e sotëm t’cilët si krejt kan qef mi rrit fmin qysh osht masmiri. Edhe puna, edhe familja jon zor mu mbajt. Edhe zakonisht ktu vjen n’shpëtim qerdhja. Ajo kallzojke qysh i biri i madh pesë vjeç lypke gameboy ni ditë, ni dite këpucë me markë, e ni ditë edhe ajfon. Krejt këto për fakin që fmija tjerë n’qerdhe i kanë pas kto sende.

Tashti fmija pesë vjeç me pas tablet, telefon t’menqur e ksi sende tjera nuk osht kërkund normale. Ama jo krejt duhen mu kon prind. Për mu kon prind duhet me pas ni dije për me rrit fmin. Fmija jon sende që lypin përkushtim shumë vjeçar, jo veq 11 minuta.

Edhe sa jom kon msus, fmija kan pas telefona e çkasmos nëpër shkolla. Fmija 7 vjeç me telefon n’shkollë, edhe tani lypshin me ja rrit notat n’fund, se ‘hasret’ e ksi sende. Fmija jon si gjoja, çka t’shohin e çka t’dëgjojn mendojn që osht e mirë. Zor osht me ja shpjegu prindi, po edhe ma zor osht me nda prej shoqnisë. Pi përvojës them që ma mirë osht mu kon i vetmum se sa me shoqni snobe.

Njëjtë osht edhe me tjert, fmin pak ma t’mdhaj, adoleshentat, edhe bashkëmoshatart e mi. Lakmojnë. Lakmojn çka t’shohin tek tjerët. Jon shumë materialista, snoba. Edhe mediat qysh i ka përmend Craig nalt jon për qat punë, me na ushqy me produktet që reklamohen. Edhe normal osht me reklamu se edhe ata duhen me jetu nojkah, televizionet. Amo, intelekti i njeriut duhet me kon i zhvillum që me dit çka me dasht.

Kur osht kon hera e fundit që keni dasht diçka përnime? Diçka që nuk ju osht imponu me ni mnyrë a tjetër n’ndërdijen tuaj prej shoqnisë, apo mediave? Diçka që keni dasht me arsye, racionalisht? Pse doni telefonin ma t’ri, me shku n’deti, me ble kerr, me ble patika me brend? A ka dallim versioni paraprak i telefonit me kto t’riun, a s’mundeni me pushu edhe te shpija, ose me përdor autobusin, a nuk ju mbajn rahat patikat mesatare?

Tek ‘Fight Club’ osht ajo thënia qe ‘i blejm sendet qe nuk na vyn, me paret që nuk i kemi, mi knaq njerzit që nuk i dojm’. Seriozisht sa jeni t’interesum me knaq dikon me patikat e juve? A ja vlen ajo ‘knaqsi’ që ja ofroni atij/asaj, ose ajo ‘dashuri’ materialiste që e merrni prej tij/saj? A nuk ju doket që po dojnë patikat e juve, e jo juve?

Snobizmi sipas fjalorit elektroni t’shqipes osht: prirje a sëmurje për të ndjekur mënyrën e jetesës, sjelljet, dhe modën e një klasë, të një shtrese a të një grupi që MENDOHET si më i lartë e më i zgjedhur në shoqëri me klasa shfrytëzuese; shije e sëmurë për ti pëlqyer gjërat vetëm pse janë të huaja, të jashtëzakonshme, e të stërholluara, pa shikuar vlerën e vërtetë të tyre.

 

Tashti, hajt analizojeni sa snoba jemi?