Filma

Stronger (2017) – Recensim

Maratona e Bostonit është një nga pesë maratonat kryesore në botën e atletikës. Sulmi që ka ndodhur në edicionin e vitit 2013 vlerësohet si një sulmet e fundit terroriste në tokën amerikane. Për kah numri i viktimave nuk është ndër sulmet më të kobshme, ama ka arritur të gjej mjaft hapësirë në kinematografinë amerikane, ku vet regjioni i Masaçusetsit është goxha i përhapur.

Ndoshta kam parë më shumë filma se që duhet në lidhje me këtë akt terrorist, ose ndoshta aktrimi i dyshes kryesore nuk është në nivelin më të lartë që kam parë nga ta, por ‘Stronger’ mbetet një film klishe dhe me një tregim të mbi-mjelë së fundmi.

Është një ngjarje që tregohet nga një këndvështrim special. Ka një tregim emocional, dhe një harmoni të përkryer të dy karaktereve kryesore. Është një harmoni përtokë në të njëjtën kohë, dhe kjo veç çka e bën filmin ë shkëlqyeshëm. Në fakt, është ndoshta ana më e mirë e filmit.

Sidoqoftë, ka shumë gjëra klishe në realizimin e filmit. Akoma mendoj që ana më e mirë në filmat e David Gordon Green mbetet fotografia në film. Këtu nuk ka shumë hapësirë për fotografi. Arrin të kap shumicën e skenave të cilat zhvillohen në mëngjese që sjell mrrolët në fytyrën e Tatiana Maslanyt.

Maslany është e jashtëzakonshme tek ‘Orphan Black’. Jake Gyllenhaal është i jashtëzakonshëm tek ‘Nightcrawler’. Rolet e tyre nuk kërkojnë asnjërin rol të përsërisin. Por, ata përshtaten bukur në rolet që kanë në film ku pos regjisë edhe skenari çalon paksa. Kanë një harmoni të shkëlqyeshme skenike, dhe arrijnë të rregullojnë komunikimin me karakteret tjera që mbetet dytësor megjithatë. Aktrimi mbetet gjëja që duhet të shikoni më së shumti tek ky film, ndonëse pjesa tjetër nuk është dëshpëruese.

Nuk është film dëshpërues, por për mua mbetet pak i tillë për shkak të temës që trajton. Nota personale: 3/5