Filma

Filmat e ‘rritjes’ (coming-of age), varësisht prej gjeneratave që kanë prekur, kthehen në kulte.  Disa nga të fundit që mund të mbeten jashtë kësaj kategorie duke u nënvlerësuar, do të thosha që janë ‘Short Term 12’, ‘The Edge of Seventeen’, e ‘Juno’. Ashtu do të mbetet edhe ‘Love, Simon’, i cili është një film i përkryer në realizimin e qëllimit që ka.

Që nga vendosja e ngjarjes në një vend jo aq të njohur, karakteret e portretizuara nga aktorë mirë të përzgjedhur, dialogu, e deri tek skenari dhe një fotografi magjepsëse, ‘Love, Simon’ shkëlqen në çdo aspekt. E përsëris që nuk është një film që do të vlerësohet shumë nga kritikët e esnafët tjerë të filmit. Është një film që çdo filmdashës modest do të kënaqej ta shikonte.

Filmi përqendrohet në jetën e Sajmën Spajër, i cili ruan një sekret të madh në vete, duke mbajtur jashtë tij familjen, miqtë, dhe shokët e klasës. Sajmën është një adoleshent gej. Këtë sekret ai e zbulon tek një blloger i cili mëton se është i vetmi gej në shkollën ku Sajmën ndjek mësimin. Dikur ky bashkëbisedim rrjedh online, dhe derisa bllogeru mbetet me identitetin e fshehur, Sajmën duhet të përballet me rrethanat e reja. Por, ai vendos të shkojë një hap më tutje – të gjej kush është geji tjetër në shkollë? Dhe ky mision, ofron një dozë shtesë misteri në një dramë të këndshme, të realizuar për merak.

Jennifer Garner, e Josh Duhamenl janë emra me të cilët sigurisht jeni njohur nëpër filma të ndryshëm. Këta dy luajnë rolet e prindërve të Sajmën, i cili portretizohet nga Nick Robinson. Ndërkohë, mikja e tij më e mirë është Katherine Langford – aktorja kryesore nga 13 Reasons Why! Pra, edhe kasti është i përshtatur për këtë temë, duke rrumbullakuar një film të përkryer! Them të përkryer pasi ia del të realizojë atë për të cilën është përgatitur, dhe nuk ka të meta në ndonjë aspekt. Nota personale: 4/5

Filma

Lufta e pafundme duket të jetë sikur ideja dhe lista e filmave të Marvel – e pafundme!

Çdo vit, nga dy-tre super-heronj nëse jo me ndonjë armik, kapen me njëri-tjetrin, për ‘ideale’, dhe në fund del Samuel L. Jackson me një mf të tij dhe i pajton të gjithë! Tek ‘Infinity War’ kemi një armik tjetër – Thanosin i cili Continue Reading

Filma

Me ujq, në aeroplan, me terroristë shqiptar (edhe atë tre herë), kundër nazistëve në mënyrën më paqësore, dhe sa e sa misione tjera a pasur Liam Neeson në shpëtim të njerëzimit. Ndonëse mund të duket në një film që ngjan në serinë Taken, apo në kidnapimin e aeroplanit, veçse në tren, ‘The Commuter’ ofron një alternativë më të mirë se të dy këta tituj.

Kohëzgjatja e shkurtër e ngjarjes, e bën shikuesin më të lidhur me filmin, pasi në njëfarë mënyrë e ndjen që fundi nuk pritet të vonojë. Filmi zgjat në kohën e përkryer – 105 minuta; nuk ka hapësirë për kotësi, dhe ofron atë ndjenjën drithëruese për pjesën më të madhe të tij.

Liam Neeson vjen në rolin e një shitësi dhe ish-polici i cili merr shkarkimin nga puna, dhe rrugës për në shtëpi përsëri mbetet në trenin e njëjtë periferik. Sot, për dallim prej ditëve tjera, ai merr një detyrë nga një bashkudhëtare për të gjetur një pasagjer tjetër ose të ndeshet me pasoja fatale për familjen e tij. Gjersa Neeson është në luftë me kohën për të gjetur udhëtarin e kërkuar para arritjes në stacion, njëkohësisht edhe shikuesit nis të lidhet me këtë orë që ecën drejt alarmit fatal, falë një skenari mirë të përpunuar nga një ekip goxha papërvojë.

Vera Farmiga vjen në rolin e Xhoanës, bashkudhëtares së tij, me një ansambël që bëjnë punën e tij si krejt pjesa tjetër e ekipit teknik – më mirë se që do e prisja. Nuk është film kushedi sa i veçantë, por nëse dëshironi diçka aksion me tematikë kriminale, drithëruese, atëherë do të ishte përzgjedhje e mirë kjo. Më e mirë se të tre ‘Taken’-at. Nota personale: 3/5

Filma

A e dini çka është martesa?

Martesa është kur gruaja i thotë burrit ‘zhvishi pizhamet’, sepse është koha për të lëshuar lavatriçen.

Edhe kjo është vetëm pjesë e një dialogu ndërmjet Markut dhe Joannas të cilët janë në udhëtim nëpër Francë, me destinacion Saint Tropez të cilin keni mundur ta shihni në vitet e para të pas-luftës Continue Reading

Filma

Nëse do të provonim të adaptonim për këto ditë njërën nga thëniet e këtij filmi, atëherë më e mira që mund të bënim do të ishte ‘Zotin le të jetë dëshmitar, që unë s’do të ha bukë deri në iftar!’. E vitin e kaluar Continue Reading