lomsh

Tërmeti

ne 30 vitet e fundit, n’regjionin tone ka ndodh vec ni termet qe ka lon pak ma shume deme materiale, krahas dridhjeve t’lehta qe ndodhin here pas here… jane asi dridhje t’lehta per t’cilat nuk ia vlen as m’u qu prej vendit e le ma me ndodh ni rrenim qe pos jetes, ma keq mundet me ju lon gjalle po t’gjymtum, ose edhe t’vdekun… mirepo, edhe kjo mundet me ndodh… nuk osht larg mendsh, ama mu bo merak per kete sen, qe dalengadale t’kthehet n’frike e ne sulme paniku qe t’pengojne n’perfundimin e puneve ditore…

sot osht dita e fundit e majit, qe njihet si muji i vetdijesimit te semundjeve mendore… tu pas parasysh qe vitin e kalum pata shkru nja kater sene qe u paten prit mire, edhe u paten shfaq njerez qe kane pas probleme te tilla – anxiety/ankth, depresion, sulme paniku e t’ngjashme, e kom vlersu qe ka nevoje mu bo ma shume zhurme per kto sene…

mirepo, jo krejt ka shku qysh duhet, edhe ka pas rast kur pranimi i anxiety ka pas kunder-efekte, qe personalisht m’kane bo mu ndi keq, tu pas parasysh qe edhe ashtu nuk nihesh mire kur jeton me anxiety :p

kjo, edhe blloku i shkronjave, m’kane bo me hezitu me shkru nojsend sivjet, tu ju pershtat adetit qe nese nuk e permend zhduket, sikur ato senet bestyte… ose nese nuk kerset tri here n’dru…

stresi, brenga, osht dicka reale qe t’munon per ni kohe t’caktume – ni interviste, ni rezultat testi, noj loje futbolli… vjen, edhe kryhet, edhe qaq, vazhdon me jeten…

anxiety/ankthi osht dicka rrallehere reale, pak e mundshme me ndodh, edhe ne shumicen e rasteve edhe absurde… kjo kthehet ne General Anxiety Disorder e edhe Obsessive Compulsive Disorder… vazhdimisht ke frike se dicka e keqe mundet me ndodh, edhe nis e bohesh merak per to derisa nis mu demonstru me procese fizike t’cilat nese nuk e dine qe ki anxiety t’duken sikur fund i botes, dhe kalojne per ma pak se 10 minuta tu u shfaq si sulme paniku…

nuk jom njeri i kualifikum mi definu sendet n’baze t’shkences, ama n’baze t’pervojes, tash gati 10 vjecare (edhe 5 vjet bonvaki del noj pension i qeverise, se kjo osht ma zor se me dhone msim n’lufte perbese :p – aty s’paku osht dite armiku e pasoja)… nuk osht pervoje qe mu krenu, aq ma pak kur nuk munesh me marr as ni autobus pa u tut qe ka me t’kap barku, edhe nese nuk ke pas probleme me muaj, e ke honger qysh duhet ni jave para se me dite qe ki me udhetu me bus… edhe n’momentin qe ti hip n’bus, t’vjen barku qe per qat ore udhetimi s’paku tri here t’detyron me shku n’WC…

nuk ka t’boj me introvertlleku… mirepo si per introvertllekun, edhe per anxietyn, depresionin, e senet tjera shume pak folet… shume pak folet per pervojat qe i kane njerzit, se per procese i msojm ne ate vitin e vetem t’psikologjise, edhe ate ne vetem dy ore msimi… nuk osht lehte me fol, ama dikush duhet…

anxiety osht n’mesin tone, edhe sa ma shume ndrydhet aq ma rond kthehet… ka psikologë, ka njerz t’kualifikum, e ka edhe tjere qe kane te njejtat probleme… te njejtat probleme qe nuk dine kah vijne, ama e dine qysh vijne e qysh demonstrohen… nuk ka nevoje me ndodh termet i tokes, sepse sulmet e panikut qe godasin kanihere kur e pritni ma s’paku jane bajagi termet per ata qe kane ksi sene…

p.s. nuk osht fun, kenaqesi me pas ksi sene… edhe ma e keqja nuk largohen me ‘qu dil, mos mendo ksi sene’… besoni qe kerkush nuk osht i interesum me jetu kshtu per qef… but, shit happens…