TV Reviews

The Good Place – Sezoni 2 (me spoilera)

Në fundin e sezonit të parë, kam qenë skeptik nëse kjo seri mund të vazhdoj më shumë se sezonin e dytë. Tashti, kur sezoni i tretë është porositur, vazhdoj të jem skeptik se çfarë mund të shtjellohet në sezonin e tretë, por më pak se në sezonin e parë.

‘The Good Place’ vazhdon të sjell një version interesant, kuptohet komik e pa tentim për t’u marr seriozisht, për jetën e ardhshme. Në sezonin e parë kemi pasur vetëm Eleanorën në atë vend ferri, për të mësuar se të katërtit ishin në të njëjtin dënim. Për Xhejsonin e Tahanin disi kam menduar që mund të jenë të denjë për dënim, por Çidi?!

Një frikë tjetër ka qenë largimi eventual i Ted Dansonit, pasi karakteri i tij është kërcënuar disa herë më përjashtim nga puna. Një ndryshim aq i madh i besnikërisë, ka qenë i papritur, në fakt kam besuar që është duke luajtur një rol të agjentit të dyfishtë përgjatë gjithë kohës.

Tashti në fund, me kapërcimet nëpër dy realitetet, ngacmimet që na kanë shkaktuar skenaristët, i hapin shumë hapësirë për të manovruar me skenar. Por, nuk jam i sigurt sa do të përqafohej një lloj ‘ëndrre’ e Eleanorës. Edhe ashtu seriali nuk ka shumë shikueshmëri të madhe, e sigurisht edhe jo shumë fansa e shikues edhe këtej. Sidoqoftë, nota personale për sezoni ne dytë: 4/5