TV Reviews

The Grand Tour – Sezoni 2

Nuk kam përcjell rregullisht Top Gear pasi që nuk jam ndonjë fans i madh i veturave. Edhe në fakt ky është më shumë një program argëtues televiziv se sa një program i dedikuar në tërësi veturave. Për dallim prej sezonit të parë, sezoni i dytë ka qenë shumë më i mirë.

Më në fund mysafirët gjenin rrugën tek studio, ndonëse jo aq shumë të njohur për neve, por emra të njohur për tregjet kryesore të Amazon. Për më tepër garat e tyre në shteg, ishin një arsye shtesë, karshi dëftimeve të tyre për historitë me automjete.

Edhe garat ndërmjet treshes, gara të ndryshme për të arritur në caqe të caktuara me automjetet e improvizuara, edhe pse dukeshin pak të planifikuara sidomos në fundet, nuk ishin bash jo argëtuese. Sidomos gara ndërmjet dy firmave në park ishte ndër pjesët më të mira të sezonit.

Ndër pjesët më të mira ka qenë promocioni për bisedën që sillte të tretë në mënyra të ndryshme të ‘muhabetit’. Të tre e kanë atë kontributin e tyre special, duke u bërë një ekip i përkryer. Jeremy Clarkson vazhdon të mbetet ai kokëforti lider, me James që mbetet si balancuesi me Richardin pak nopran, sikur fëmija i vogël që kërkon gjithnjë vëmendje.

Kur jemi tek Richardi, aksidenti i tij gjatë xhirimeve dhe pjesa vijuese kur duhet të kujdeset Jamesi për të në aeroport e rrugës për të arritur para Jeremyt në fund, kanë qenë ndër pjesët që kishe veçuar në këtë sezon. Gjithashtu është ndër pjesët që duken goxha të planifikuara që në fund të kalohet për pak kohë.

Udhëtimi nëpër kënde të ndryshme të botës, tashti jo me atë studion improvizuese (jo që kjo duket shumë më luksoze), nuk më ka munguar, pasi vet garat që kanë zhvilluar kanë sjell goxha pamje të bukura përgjatë gjithë kohës. Për dikë që nuk është aq shumë i dhënë pas veturave, automjeteve në përgjithësi, vazhdon të jetë një program argëtues i mirë, ndonëse ka episodet pak më të gjata se që duhet. Nota personale e sezonit të dytë të ‘The Grand Tour’: 4/5