TV Reviews

The Office UK – Recensim serie

Nëse ju pyesin se cili version i ‘The Office’ është më i mirë, ju sugjeroj që mos t’u flisni kurrë atyre që ju bëjnë këtë pyetje!

E dimë që versioni britanik është paraardhës i versionit amerikan, dhe katërmbëdhjetë episode nuk janë as sa një sezon i versioni amerikan, gjë që nuk lejon zhvillimin aq të gjerë të karaktereve, por kjo nuk është arsyetim për të vendosur atë version para atij amerikan. As komedia nuk është më e ‘mençur’, as skeçet më komike, asgjë nuk kalon për të mirë versionin amerikan.

Për të mos mbetur vetëm duke krahasuar dy versionet, vlen të theksojmë që Majkëll Skot britanik, David Brent është më i tepruar. Kjo mund të ndikohet edhe nga antipatia skenike që jep Ricky Gervais për dallim prej Steve Carrell, i cili ka shumë më tepër afinitet me shikuesit, sidomos kur ka flokët pa gel.

E mira e versionit britanik është që ka ofruar mundësi për të përmirësuar të metat eventuale për amerikanët – më kryesorja zbutja e karakterit kryesor. Pos David, lidhja e karaktereve tjera me karakterin e tij është shumë me e vrazhdët, përfshirë edhe mikun më të mirë të Davidit. Tek britanikët nuk e kemi as Duajtin krejt të dedikuar për Davidin. Është Gareth, Mackenzie Cook të cilin sefte e kam parë tek ‘Piratët e Karaibeve’ i cili ndoshta është aktori më i mirë i kastës. Martin Freeman vjen në një rol adoleshent për të, të Tim i cili është i dhënë pas Doun, Lucy Davis. Pjesa tjetër e kastës kanë hapësirë minimale, përjashto shefin e Davidit.

Dymbëdhjetë episodet e sezoneve të rregullta shpëtohen nga dy specialet e Krishtlindjeve ku Ricky Gervais e Stephen Merchant lajnë veten. Ky i fundi ka edhe një paraqitje minimale, por goxha qesharake.

Në përgjithësi, pa hedhur paralele me versionin amerikan, ky version i ‘The Office’ është i mirë, përkundër teprimit të karakterit të Gervais. Ka momente të mira, por nëse keni parë versionin amerikan para këtij, do të zhgënjeheni. Nota personale për serinë britanike: 4/5