Sport

T’kuqt e t’hënës pa golla

Prom ka qenë hera e dytë në histori të Premier League që derbi ndërmjet Liverpoolit dhe Manchesterit ka përfundu pa gola. Për gati një çerek shekulli, me met dy herë baras pa gola, nuk osht ndoni ‘skandal’ i madh.

Loja nuk ka qenë kushedi sa interesante, mirëpo kjo mundet me ju mvesh dy trajnerëve të ekipeve. Që të dy, si Klop edhe Murinjo jon prej ma t’mirëve që kemi pas n’dekadën e fundit. Qasja e tyre n’lojën e promit osht shumë e mençur. T’dytë kanë lujt me rezerva ku barazimi osht ma i rëndësishëm se sa humbja. Për këtë kanë faj fansat. Asnjoni prej juve nuk kishit e kishit ndrru lojën e bukur me humbje dy-tre gola diferencë. E edhe lojë të bukur, edhe fitore n’këtë Premier League që ka edhe trajnerët edhe lojtarët ma t’mirë në botë, zor osht me bo kto ditë.

Autobusi!

I vërejta do ‘fanCa’ me ankesat e tyre që prom Hoze ka vnu autobusin.

S’pari, asni ekip nuk mbrohet me veç 4-5 lojtarë kur kundërshtari e ka topin edhe organizon sulm ‘normal’, kadalkadale. Formacioni nuk osht statik si n’flipera ku i sllni lojtarët. Edhe Arsenali kudnër Swansea, a City kundër Evertonit u mbrojke me nga 8-9 lojtarë në raste. Kjo osht shumë normale.

S’dyti, posedimi i topit, pasimet e sakta, shutat, asni staistikë nuk osht e vlefshme pos gollave. Dikush t’mun me dy herë që e merr topin. Asnjona nuk ka rëndësi pos rezultatit final. E ky mrrihet kur e di kohen e lojën per mu mbrojt, e kohen e lojën per me sulmu. T’dyjat kundër Leicesterit kanë lujt lojë perfekte. Trajnerat t’dyjat i kanë loçkë, edhe përzgjedhja e tyre osht me dit kur çka me lujt.

Liga ma e mirë n’botë

Premier League osht liga ma e mirë n’botë. Krejt çka duhet mi pas ni ligë i ka. Edhe loja ndërmjet Stoke e Sunderland osht kon interesante. Nuk osht ni ligë që pret dy ndeshje krejt sezonin me karakterizu ligën, derisa 36 ndeshjet tjera, dy ekipet ma t’mira lujn veç për golaverazh.

Për ma tepër, as Liverpooli e as Manchesteri s’jon të afta për tri pozitat e para për mendimin tem. City, Spurs, e Arsenal jon ma t’plotsume se t’dyjat. Edhe ky fakt që dy ekipet me historinë ma t’madhe n’ligë, me gjithë ato shpenzimet nuk mrrijnë me dominu ligën, osht njona prej arsyejeve kryesore që Premier League osht ma e mira.

E nëse provoni me definu krejt ligën me ni derbi pa gola që osht veq i dyti n’këto 25 vjet, atëherë ju kisha sugjeru me u sill ma shumë kah livescore a lumibet. Futbolli osht ma shumë se shifra e baste.