Filma

Tomb Raider (2018) – Recensim

Ka qenë koha që të ribëhet ‘Tomb Raider’. Të kaluarit me Angelina Jolien kanë qenë të mirë për kohën e tyre, por të padenjë për një franshizë të këtillë. Jo vetëm teknikisht, ‘Tomb Raider’ i vitit 2018 shkon para në krahasim me ‘Lara Croft: Tomb Raider’ si në aspekt teknik ashtu edhe në atë artistik, pa harruar edhe diferencën më pozitive financiarisht.

Angazhimi i Alicia Vikander në rolin kryesor ka qenë ndoshta vendimi më i mirë sa i përket filmit, i cili në fund del të jetë një prodhim komod. Është ai skenari i vajzës së pasur e cila nise në kërkim të babait të saj të zhdukur, për t’u zhytur në sekrete të errëta të cilat duhet t’i mbajë të varrosura nëpër varret të cilat kërkohen të hapen nga njerëzit epshor për thesare. Pra, tregimi nuk është diçka i veçantë. Shtjellimi i tregimit ndihmon kësaj teme goxha të përdorur jo rrallë.

Filmi nuk vonohet shumë. Është i mbushur me skena aksion, ndonëse adrenalina duket se nuk shkon deri në maksimum, pasur parasysh që është ‘Tomb Raider’. Roar Uthaug në rolin e regjisorit, bashkë me ekipin e skenaristëve duket se dëshirojnë të mbeten në zonën e komforit duke mos dashur të teprojnë e as mos të lënë mangët pritjet e shikuesve për filmin.

Dominic West (The Affair), Daniel Wu (Goestorm, The Man with the Iron First), e Walton Goggins (Vice Principals, The Hateful Eight), vijnë përkrah Alicia Vikander në rolet kryesore. Ka hapësirë pak edhe për Kristen Scott Thomas. Është ansambël i mirë, jo aq i pasur sa tek ‘Lara Croft: Tomb Raider’. Kjo nuk pengon zhvillimin e ngjarjes e cila nën dritën kryesore lë edhe më shumë karakterin e Lara Croft të Alicia Vikander, e cila bën punën e saj në këtë film shumë më mirë se Angelina Jolie. Nota personale: 4/5