Journal

Trileqja (jo-origjinale)

Ajo është larg 12 kilometra.

Është e veçantë! E ëmbël, me krem mbi. Brenda është e bardhë si qumështi me mazë, e bardhë në të verdhë.

Opsioni më i mirë është 26 kilometra afër. Është e shtëpisë. Është e artë sikur duart e arta të xhixhit më të mirë në botë. Më i afërti është nja gjysmë kilometri larg. Ka edhe më afër – një e teta e kilometrit dhe goxha kohë për ta përgatitur vet.

 

Ajo është mbi 100 kilometra larg.

Ndërmjet këtyre 100 kilometrave e tepër ka mbi njëzet opsione së paku. Të gjitha ofrojnë të njëjtën gjë – ndoshta më të mirë, ndoshta më pak të mirë. Por, disa njerëz kur gjejnë diçka të mirë, nuk lëvizin nga aty për të gjetur më mirë.

Jo që i frikësohen riskut, por në vend që të kërkojnë tërë jetën për të mirën e më të mirën utopike, e gjejnë më të mirën dhe vendosin ta shijojnë atë deri në fund. E fundin e di vetëm Zoti lart.

Jeta nuk është rrugëtim për tu sorollatur duke gjetur të përkryer që përmendin librat e filmat. E përkryera nuk është ashtu siç përshkruhet në libra e filma. E përkryera është individuale dhe secilin e kënaq ndryshe. Kjo është mrekullia e jetës. Mrekullia e qebapëve, donerit, berberit, çajit, byrekut, autobusit, kolltukut, e edhe trileqës më të mirë në botë.

Është ajo trileqja bukurinë e të cilës nuk mund ta përshkruani me fjalë. Duhet ta shijojnë të tjerët për ta kuptuar. Ta shijojnë ata që ju ndryshojnë ritmin e zemrës çdo herë që imazhi i tyre ju bie në mendje duke turbulluar gjithçka tjetër derisa sytë e saj sfidojnë shkëlqimin e buzëqeshjes të lehtë e të ëmbël që nuk ka gjë që mund ta largoj nga mendja edhe në orët e vona të natës.

Dhe në ato orë të vona do të donit të kalonit ato kilometra me një kohë dyfish më të gjatë që të dëgjoni gjersa flet për gjërat më ëndërrimtare në univers gjersa shijon atë trileqe. Kur e gjithë bota fle, ti dëgjon tregimin që sfidon çdo tregim tjetër për nate të mirë. Sfidon fëmijërinë me të gjitha kujtimet e saja të paharruara.

Do të kaloje gjithë ato kilometra për të dëgjuar tregimet e saja, për trileqen, për hënën, për unazat e Saturnit, për komeditë e Shekspirit, për kolltukun e Shelldonit, apo edhe për fëmijët e Jack Pearsonit. Zëri i saj, i ultë, i ëmbël, zë i cili në mënyrë të veçantë veshit tënd i tingëllon.

 

Por…

Gjersa ti shijon këto çaste, shumëkush ëndërron për to. Dhe derisa ëndërrojnë koha ecën. Dhe në fund të fundit të gjithë kujtojnë kurajën që u ka munguar derisa kanë vrapuar të gjejnë atë që ua servojnë shoqëria me librat, filmat, seritë, e mbi të gjitha thashethemet.

Në shtatë miliardë veta, askush nuk është si tjetri, qofshin edhe binjakë.

Shkoni hane atë trileqe, a torte snickers, a atë tost. Thirreni, pa marr parasysh sa kilometra larg janë. Pritja është humbje kohe.

 

p.s. trileqja orgjinale ka të baj me ni shkrim tjetër origjinal, jo me noj lloj trileqe :p

p.p.s. kids, just fucking do it… go after your dreams