Journal

Vetoni

Kur jeni fmi, mas çdo seriali/telenovelë keni ndrru emrat që keni pas n’qef me ju lon fmive. Për shembull luis david, orinoko, fernando, fernandinjo, david silva, jaja toure… mirëpo mas ni kohe kur e dini që fmija po zhduken prej horizontit kadal kadale, kta emra i përdorni per me ja vnu emrin wirelessit… edhe ashtu shumica e familjeve i kanë emrat e fmive, hasretave kryesisht, në wireless… tek unë ish dasht me pas Luan… ose tek Vetoni, veton… mirëpo, Veton Surroi s’ka nevojë me ja vnu emrin e vet wirelessit kur ka shkru bajagi libra t’mirë…

A e ka a se ka ky vetoni jonë emrin e wirelessit veton nuk kisha garantu, ama s’besoj se nuk ish kon qaq ‘trance’… e trance nuk osht ni film tejet i çmendur i James McAvoyit. Osht edhe ni lloj i muzikës për t’cilën Vetoni nashta punon ni vjet a dy, edhe shkon e knaq loqkën e shpirtit për dy javë. A sado që i ka ato festivalet e veta.

Unë nuk marr vesh fort n’muzikë nëse nuk osht hiti i Hank Williams Sr., ose ukulelet e Steve Martinit (albumi i fundit osht ‘lit’!), ama mjafton me pa pasionin e Vetonit për kto sene, që nëse i ngon dy-tre here edhe nuk doken aq t’pakuptimta…

Tashti, muzika, shija interesante që ka n’muzikë, e mbi t’gjitha dashnia e pamohueshme për to t’bon mi lakmu Vetonit me dasht diçka njëjtë. Sidomos nëse nuk e keni zbulu dashninë për ukulelet. Edhe jo veç për muzikën. Osht asi njeri që nëse i pëlqen, don diçka atëherë nuk e mohon. Nuk e fsheh. Edhe nëse e ka ekipin e fmive si Barcelona, ose ekipin e hilegjikve si Patriots. Ama, s’ka njeri të përsosun. Ama secili osht special në atë mënyrën e vet. Vetoni osht ni shembull i këtillë.

Munden mi përqesh sheshirat e Veton Surroit – të cilët edhe unë i kom bajt verave të kalume kur m’ka ra me dal jashtë, me qëllim që mos me ju pengu vozitësve eventual reflektimi nga koka ime; ama moda e vërtetë vërehet në sheshira edhe në qorapa.

Surroin munden me qujt çkasmos, mirëpo, si me shkrime, si me aktivitetin politik e shoqëror, si me sheshira, veq munden me ia pas lakmi mençurisë edhe aftësive të tija. Osht bajat me kqyr jetën veq prej ni këndvështrimi. E ni këndvështrim krejt tjetër jep edhe Veton Surroi me kolumne, e mbi të gjitha me veprat e tija. Seriozisht, duheni me lexu ato.

Edhe ky Vetonismi osht ndryshe. Nuk osht prej atij kallëpit normal. Sendi ma i mirë tek Vetoni osht zhveshja prej çkado universale shoqërore. Tipi e ka jetën e vet, e jeton me kënaqësi që prej Exitit deri tek çarja e druve. Nëse i pengon diçka flet kundër saj, nëse i pëlqen diçka flet për to. Nuk osht guxim, osht karakter. Edhe problemi ma i madh tek nuk osht që s’kemi njerëz guximtar, po s’kemi njerëz që e krijojnë e në fakt e përqafojnë karakterin e tyre.

Vetonismi e bon kton. Nuk mundesh me gjet si Vetoni. Nuk osht i përkrym. Bile për shumëkënd mundet mu kon krejt e kundërta. E kundërta e të përgjithshmes, e kundërta e ‘normales shoqërore’. Ama për mu, edhe për ata që e njohin ma mirë se une, pos që i kalon semaforat me shumë edukatë, osht ndoshta prej njerëzve ma shembullor që mundeni me pa.

Tashti, në rast se nuk ka qika, e ka djem, emrin e kemi të gatshëm. Pos nëse ka qenë nojkush që i ka thy zemrën palës së dytë. Nëse nuk ka as djem as qika, atëherë mjafton me ditë që Vetoni osht ni shembull individual për mësysh.